Allegri: Kur Ronaldo është në fushë, nuk shënon lojtar tjetër!

Më të fundit


Juventus nuk ka çfarë të humb në ndeshjet e mbetura në kampionat, ndaj Massimiliano Allegri ka gjithë të drejtën të shijojë lojën e skuadrës së tij, pas shpalljes Kampion Italie.

Në përfundim të ndeshjes me Interin, që u mbyll në barazim 1-1, Allegri ka folur për “Radio Rai 1”, duke u shprehur se skuadra e tij bëri një pjesë të dytë të mirë.


“Jemi përmirësuar në pjesën e dytë, sepse kemi luajtur më mirë në aspektin teknik. Në të parën kemi humbur shumë topa, kemi gabuar 4-5 nisje të rrezikshme dhe kemi qenë në vështirësi”, ka thënë trajneri i bardhezinjve”.

“Inter është skuadra që ka shënuar më shumë gola pas nesh në goditjet standarde dhe ne kemi kërkuar t’i përmbajmë, më pas në pjesën e dytë kemi bërë një ndeshje të mirë dhe jam argëtuar”, ka thënë tekniku i bardhezinjëve.

Në fund ai ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, duke komentuar faktin se portugezi mbetet golashënuesi më i shpeshtë te Juve. Allegri u shpreh se kur ai është në fushë, është e vështirë të shënojê lojtar tjetër.

“Është e vështirë të shënojnë të tjerët kur luan ai, këtë vit kemi shënuar shumë gola me kokë, Ronaldo është i vrasës, një sulmues ndryshe nga të tjerët. Duhet të punojmë, por ai ka nevojë për lojtarë me karakteristika të caktuara rreth vetes”, ka përfunduar Allegri.




Skip to toolbar