Polici e Shtetit ka arrestuar dy shtetas në Rinas, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas një komunikate për shtyp shpërndarë për mediat, policia njofton se Shërbimet e Policisës kufitare kanë arrestuar një shtetas me inicialet A.P., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ky shtetas, i moshës 40-vjeç, ishte shpallur në kërkim na autoritetet italiane dhe Interpol Roma, pasi rezulton i dënuar. Gjykata e Venecias ka lëshuar një urdhër-arresti për shtetasin e sipërpërmendur, pasi ka kryer konsumimin e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosvës i shtetasit kosovar R.Xh., 39 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.