Policia e Shtetit ka nisur një aksion të madh në disa qytete të
vendit, për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike. Aksioni ka nisur me urdhër
të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e
cila ka leshura 20 disa urdhër-arreste në drejtim të personave që po hetohen
prej më shumë se një vit.
Operacioni i RENEAS është zhvilluar në Korçë, Pogradec, Vlorë,
Gjirokastër, Tepelenë dhe Elbasan, ndërsa deri më tani janë dhënë 20 urdhër
arreste. Policia ka vënë në pranga 8 persona, janë shoqëruar 2 gra, ndërsa janë
ende në kërkim edhe 10 të tjerë.
Aksioni ka nisur për të goditur grupet kriminale që veprojnë në
fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe që mbahen nën hetim nga policia për
më shumë se 1 vit.
Operacioni ka nisur në Korçë, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër,
Tepelenë dhe Elbasan, por kontrolle po zhvillohen edhe në qytetet e tjera.
Në Tepelenë janë arrestuar 8 persona, mes të cilëve janë
identifikuar Edi Ballia, Arbër Brahimi,
Shpëtim Brahimi, Agron Manka dhe Bilbil Shqalashi. I arrestuari Arbër Brahimi është një
person me precedent të tjrë penal në polici, ku në 2014 është arrestuar në
Pogradec me 50 kg kanabis.
Gjatë aksionit në Lazarat është bërë shoqërimi edhe i dy grave, Shkëlqime Rabaj dhe
Bajame Toto, pasi në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë
kanabis.
Të gjithë personat e arrestuar akuzohen për prodhim dhe trafik
droge dhe grup të strukturuar kriminal. Pritet që të ketë të tjerë të arrestuar
dhe detaje nga operacioni i cili ka nisur prej ditës së mërkurë dhe është ende
në zhvillim.