U kap me drogë në makinë, pranga të riut në Lezhë

Një 22-vjeçar ra në pranga pasi u kap me një sasi lënde narkotike në makinën e tij. Mjeti i të riut tip “Benz” u ndalua gjatë një kontrolli rutinë nga policia, ku u zbulua dhe lënda narkotike.

22-vjeçari me iniciale Xh.F., pasi ndaloi nuk pranoi që t’i kontrollohej makina duke u munduar të bindte policët se në të nuk kishte asgjë dhe ta linin të kalonte. Kjo metodë nuk ka funksionuar, pasi efektivët vijuan kontrollin dhe zbuluan një sasi prej 2.3 kg dorgj kanabis sativa të fshehur në sedijen e prapme të mjetit.

Kontrolli dhe arrestimi i 22-vjeçarit u bë në kuadër të operacionit të koduar “Kreshta 2” në vendin e quajtur “Rruga e koduar” në Lezhë.

Kundërshtoi me forcë efektivët e policisë, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi kundërshtoi efektivët e policisë për shoqërimin e tij. Ngjarja ndodhi pas një sherri që i riu me iniciale G.K. pati me një person tjetër në një lokal në Pogradec. Policia ndërhyri për të shuar sherrin, por që përfundoi duke u kundërshtuar me dhunë nga 38-vjeçari.

Kjo bëri që policia të arrestojë 38-vjeçarin, i cili do përballet me veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” .

Tre vëllezër bëjnë për spital babë e bijë për pronën

Sherri për pronën mund të ishte kthyer në tragjedi, nëse policia nuk do të ishte lajmëruar në kohë. Tre familje janë përfshirë në një konflikt mes tyre për motive pronësie. Konflikti degjeneroi në përdorimin e dhunës fizike dhe mjeteve prerëse duke lënë të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zall-Lusen të Kukësit, ku tre vëllezër kanë goditur me mjete të forta dhe prerëse shtetasin M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Në konflikt është përfshirë edhe familja e shtetasit D. C., i cili ka dhunuar dhe goditur me mjete të forta njërin prej 3 vëllezërve, shtetasin me iniciale R.L., 31 vjeç.

Policia ka arrestuar dy vëllezërit A.L., 38 vjeç dhe R.L., 31 vjeç si dhe shtetasin me iniciale D.C, 31 vjeç. Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tretë A.L., 36 vjeç. Të arrestuarit do përballen me veprat penale  “Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Masa për të arrestuarit e Kadastrës Durrës, “blindohet” gjykata

18 personat e arrestuar për tjetërsim të pronave në zonën e Kepit të Rodonit pak ditë më parë, pritet të marrin masën e sigurisë para gjykatës së Durrësit. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa policia ka ‘blinduar” ambientet para gjykatës.

Në pranga ndodhen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të hipotekës së Durrësit, komunës së Ishmit dhe specialistë, të cilët akuzohen se kanë tjetërsuar 68 mijë metra katrorë tokë pranë Kepit të Rodonit. Në lidhje me rastin, gjykata ka vendosur më herët masën ‘detyrim paraqitje” për 6 persona. Tre të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe biznesmeni Lush Osmani, pronar i kompanisë “Shpresa-Al”.

Të 27 personat akuzohen për shpërdorim të detyrës, korrupsion pasiv, mashtrim me falsifikime të dokumenteve si dhe akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Drogë dhe lojëra fati në lokal, arrestohet pronari

Një 27-vjeçar është arrestuar pasi në lokalin që kishte në pronësi, organizoheshin lojëra fati dhe shpërndahej lëndë narkotike. Policia zhvilloi aksion në një lokal në rrugën “Konferenca e Pezës” pas informacioneve se në të zhvilloheshin lojëra fati, por u zbulua se përveç aktivitetit të paligjshme të lojërave të fatit, bëhej dhe shpërndarja e lëndëve narkotike.

Në pranga u vu pronari i lokalit shtetasi me iniciale D.SH., 27 vjeç. Gjatë kontrollit policia sekuestroi  një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një valixhe me 340 çipsa, disa palë letra bixhozi, një mjet prerës thikë dhe dy targa automjetesh.

Pronari i lokalit do përballet me veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Trafikonin armë dhe drogë, në pranga 4 kuksianë

Katër persona përfunduan në pranga, pasi u kapën në flagrancë duke trafikuar lëndë narkotike dhe municione luftarake. Operacioni i koduar “Kopshti i Skacajve” u zhvillua në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” në Kukës, ku policia ndaloi dy mjete, një tip  “Benz” dhe një “Opel” , brenda të cilave u gjet një sasi lënde narkotike dhe disa armë.

Gjatë kontrollit të mjeteve u sekuestruan 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë. Në pranga përfunduan 4 të rinj me iniciale A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç.

“Me 150 km në orë”, 3 në pranga gjatë aksionit “blic”

3 persona kanë rënë në pranga për mungesë të lejes së qarkullimit rrugor, ndërsa 29 të tjerë janë ndëshkuar për tejkalim të shpejtësisë me 150 km në orë.

Aksioni u shtri në akset rrugore Tiranë – Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin, për shmangien e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Gjatë operacionit janë bërë 112 kontrolle të imtësishme të makinave dhe drejtuesve të saj, për sende të kundraligjshme. Janë marrë masa administrative ndaj 29 personave për tejkalim shpejtësie, kryesisht tek tuneli i Krrabës, ku ecnin me 150 km në orë. Gjithashtu janë ndëshkuar 25 drejtues për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi.

Policia e Elbasanit vijon kontrollet dhe akset rrugore me qarkullim të lartë për shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Drejtoria e Policisë RrugoreNjësia operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Ebasanit kontrolle blic, gjatë 12 orëve të fundit, në akset rrugore Tiranë – Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin.Në kuadër të masave për parandalimin e akisdenteve rrugore, kryesisht në akset rrugore në të cilat javën e fundit janë shënuar ngjarje rrugore, Drejtoria e Policisë Rrugore hartoi një plan të posaçëm masash në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe.Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar kontrolle blic nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Elbasanit duke përdorur makina të uniformuara, por edhe makina civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor.Gjatë kontrolleve blic, në tunelin e Krrabës, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi nga 130 deri në 140 km në orë në brendësi të tunelit, si dhe 17 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara.Janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi.Janë kontrolluar 112 mjete, në disa raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.Nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar në flagrancë tre drejtues motoçikletash për mungesë të lejes së drejtimit.Kontrollet blic do vijojnë në të gjitha akset rruge të vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.Policia Rrugore fton qyetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisaraitin Dixhital cdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.#siguriarrugoredetyrëetëgjithëve

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 8. Oktober 2019

Vrau në ’97, arrestohet 40-vjeçari i rrezikshëm

Një person me rrezikshmëri të lartë dhe i dënuar më parë, arrestohet pasi lëvizte me armë zjarri me vete në Shijak. Arrestimi ndodhi gjatë operacionit të koduar “Magnum 2”, pas informacioneve që policia mori në rrugë operative në lidhje me personin e armatosur. Në pranga ra shtetasi Gentian Balla, 40 vjeç, i cili njihet për rrezikshmërinë e tij të lartë dhe precedentët e mëparshëm penal.

Për arrestimin e tij policia ngriti disa pika kontrolli grackë, ku u bë identifikimi i mjetit me të cilin lëvizte dhe më pas aksioni për ndalimin e tij. Sapo ka parë policinë, 40-vjeçari u largua nga makina dhe hodhi armën e zjarrit në rrugë. 40-vjeçari është kapur dhe prangosur në flagrancë nga policia, që kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Gjatë kontrollit të makinës, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Gentian Balla është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimit. 40-vjeçari është dënuar me 20 vite burg, për një vrasje të kryer më 1997. Balla apleoi vendimin e Gjykatës së Durrësit, duke kërkuar lirimin me kusht.

Gjykata e Apelit Durrës vendosi pranimin e kërkesës për lirim me kusht. Kjo ka sjellë që Balla të dalë 5 vite para nga burgu.

Prokuroria ka apeluar këtë vendim, por Gjykata e Lartë më 2013 la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës, për lirimin me kusht të 40-vjeçarit duke i falur atij 5 vitet e fundit të dënimit me burg.

Shijak Finalizohet operacioni policor "Magnum 2"Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.Në pranga 40-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Magnum 2".Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje", ngjarje e ndodhur në vitin 1997.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 7. Oktober 2019

Rrahën për vdekje 56-vjeçarin në Vlorë, arrestohen autorët

Vdekja e 56-vjeçarit Stavri Mino ditën e diel, pas një sherri për motive të dobëta, çoi në arrestimin e dy personave. Në pranga ranë shtetasit me iniciale Astrit Hameti 48 vjeç, Nusret Hoda 57 vjeç dhe Agron Hameti 56 vjeç, të cilët akuzohen se përmes një sherri fizik i kanë shkaktuar vdekjen 56-vjeçarit. Dy të arrestuarit akuzohen për “vrasje me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Stavri Mino duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” në Vlorë,  ku 56-vjeçari gjatë një sherri me dy të arrestuarit ra i vdekur në tokë. Policia deklaroi se viktima u rrah për vdekje pa dhënë detaje të tjera, ndërsa dëshmitarët okularë thanë se ai u godit me një levë në kokë. Për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së Minos pritet ekspertiza mjekoligjore.

Viktima Stavri Mino, nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi në 2015 është dënuar me 6 muaj burg për dhunë në familje.

Zgjedhjet, pranga dy komisionerëve

Dy komisionerë janë arrestuar në veri të Kosovës, pasi kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Në pranga kanë rënë dy komisionerët në shkollën “Sveti Sava”, njëri kryesues i vendvotimit dhe tjetrit zyrtari i identifikimit në qendrën e votimit. Sipas prokurorisë, dy të arrestuarit lejuan që të votohet në kundërshtim me rregullat e KQZ-së.

Më herët, pak minuta pas hapjes së qendrave të votimit, mes komisionerëve serb ka pasur edhe përplasje në veri të Kosovës, pasi disa dëshironin të votonin me letërnjoftim serb, kundër rregullave të KQZ-së. Duket se arrestimet u kryen në kuadër të kësja përplasje.

Kosova mban më 6 tetor zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, për të zgjedhur qeverinë e re, pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj si kryeministër.

Skip to toolbar