Divjakë, përdhunoi mbesën dhe u fsheh në pyll, arrestohet xhaxhai

Policia e Divjakës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 16-vjeçare.

Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J., 45 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, policia është vënë në kërkim të tij. Pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit, i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.

Ajo që e bën edhe më tragjike ngjarjen është se autori është xhaxhai i 16-vjeçares. Autori dhe viktima i përkasin komunitetit rom.

Banorët e zonës janë të shokuar për vajzën, ndërsa shtojnë se 45 vjeçari ishte person problematik. Xhaxhai monstër, dy javë më parë kishte dalë nga burgu ku kishte kryer dënimin për veprën penale të konsumimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Banorët e Grabjanit kërkojnë dënimin maksimal për autorin e kësaj ngjarje makabre.

Tiranë, i dhanë ryshfet policit rrugor, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kanë tentuar të korruptojnë policinë rrugore. Në pranga janë vendosur shtetasit H. K., 43 vjeç dhe K. C., 24 vjeç, të cilët për t’i shpëtuar masës disiplinore nga policia kanë tentuar t’i japin një shumë parash.

43-vjeçari është ndaluar me mjetin e tij në rrugën “Jordan Misja’, pasi po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë parash. E njëjta situatë u paraqit edhe në  sheshin “Karl Topia”, ku 24 vjeçari, i cili  drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe nuk kishte regjistruar ndryshimet e pronësisë në afat, për të shmangur penalizimin i ka ofruar efektivit të policisë një shumë parash.

Të dy të arrestuarit pritet të përballen  për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës godet dy raste të mitëdhëniesNë pranga dy drejtues mjetesh, të cilët për t'i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë RrugoreNë funksion të patrullimeve me përzgjedhje, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën "Jordan Misja" drejtuesin e mjetit me iniciale H. K., 43vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.Gjithashtu te sheshi "Karl Topia" është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale K. C., 24 vjeç, i cili është konstatuar se nuk u jep përparësi këmbësorëve, drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, nuk kishte rregjistruar ndryshimet e pronësisë në afat, dhe me qëllim shmangien e penalizimit, i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.Në të dy rastet efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, gjithashtu janë bërë procedurat administrative për kundravajtjet e konstatuara.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 25. Juli 2019

Dhunuan policinë gjatë tubimit tek Unaza e Re, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar për kundërshtim dhe dhunim të forcave të policisë. Në pranga kanë rënë shtetasit E.F., 27 vjeç, dhe M. F., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët gjatë protestave në zonën e Astirit kanë goditur me sende të forta tre efektiv policie.

Këta persona më datë 22 korrik gjatë një tubimi pranë “Unazës së Re” kanë goditur me sende të forta dhe kanë penguar për kryerjen e detyrës tre punonjës të policisë, të cilët ishin dislokuar në shërbim për ruajtjen e rendit publik.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë, duke i goditur me sende të forta efektivët e policisë në momentin e shoqërimit të tyre për në ambientet e Policisë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Masakroi banorët e Lipjanit në 1999, arrestohet serbi për krime lufte në Kosovë

Një shtetas serb është arrestuar në Kosovë si i dyshuar për krime lufte për periudhën 15 dhe 16 prill në 1999 në Komunën e Lipjanit. Shtetasi serb i arrestuar me iniciale G.S. akuzohet se ka qenë pjesë e në njësie rezervë ushtarake dhe policore të Serbisë, që ka zhvilluar një ofensive kundrejt banorëve të Komunës së Lipjanit.

Arrestimi i tij u konfirmua nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila tha se i arrestuari do të gjykohet  për përdorimin e forcës ushtarake, dhunës, plaçkitjes dhe frikësimit, fillimisht kanë dëbuar popullsinë shqiptare nga shtëpitë e tyre dhe më pas duke i vrarë ato.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në një deklaratë për mediat tha se ai arrestuari për “Krime Lufte kundër popullsisë civile” do të mbetet në paraburgim deri në gjykimin e tij.

Vepra të turpshme para dy të miturve, arrestohet 73-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 73-vjeçar pasi akuzohet për kryerje të veprave të turpshme përpara dy të miturve. 73-vjeçari me iniciale L.S. shfaqet në një video duke veprime të turpshme dhe ngacmime seksuale ndaj dy të miturave. 

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike rezultoi se shtetasi L.S,  është autor i dyshuar i këtyre  veprave penale,  ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet procedurale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore

“Live nga Vjena”, Arrestimi fake i Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit të Kosovës

Daut Haradinaj, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, është ndaluar në Vjenë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia. Ky lajm u dha nga mediat kosovare të cilat theksonin se Daut Haradinaj, njëherazi edhe deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ishte ndaluar rreth orës 14:30 nga policia austriake.  Por kjo rezulton të jetë një Fake News.

Lajmi për arrestimin e tij është hedhur poshtë nga vetë Daut Haradinaj me një postim në Facebook. Pas publikimit të lajmit për arrestimin e tij në mediat kosovare, Daut Haradinaj ka reaguar duke postuar një foto të tij me shkrimin “Live nga Vjena”.

Live nga Vjena.

Gepostet von Daut Haradinaj am Donnerstag, 18. Juli 2019

Daut Hardinja ka reaguar edhe për mediat se lajmi i arrestimit të tij nuk ishte i vërtetë, por ai ka qenë për një konsultë me policinë austriake.

“Lajmi për ndalimin nuk është i vërtetë. Unë jam i lirë në Vjenë dhe jam duke zbatuar planin tim. Nuk më ndaluan, por isha në një konsultë me policinë austriake.”- tha Daut Haradinaj.

Plagosën 4 persona, dy vëllezërit qëllojnë me armë policinë gjatë arrestimit

Policia e Shtetit ka arritur të vërë nën pranga dy vëllezër të shpallur në kërkim që prej 2017 dhe të cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjatë arrestimit të dy vëllezërve Arben Seferi dhe Astrit Seferi në Mamurras ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur.  Autorët sapo pikasën policinë kanë hapur zjarr, por nuk kanë mund dot të largohen.

Dy vëllezërit Arben Seferi dhe Astrit Seferi akuzohen për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017.  Plagosja ndodhi pas nisjes së një sherri mes pronarit të lokalit Eljon Leka, me të cilin vëllezërit Seferi kanë pasur një konflikt të hershëm. Si pasojë kanë mbetur të plagosur objektivi Eljon Leka edhe 3 persona të tjerë, klientë të lokal.

U kap me 54 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pas kontrollit që policia bëri në makinën e tij tip “Renault” gjeti 26 qese të mëdha me drogë.

Pesha totale e drogës arrinte në 54 kilogramë, ndërsa ishte e fshehur në bagazhin e makinës.

Arrestimi i tij ndodhi në Bari, pas një kontrolli rutinë të policisë. Edhe pse identiteti i tij nuk bëhet i ditur, policia ka deklaruar e autori ka qenë i dënuar edhe më herët për drogë dhe shkelje të lejes së qëndrimit .

Plagosi me thikë dhe theu “arrestin e shtëpisë”, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një shtetas tjetër, ndërkohë që duhej të ishte “në arrest shtëpie”. Arrestohet shtetasi Dashamir Musa, 29 vjeç, i cili ishte i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

29-vjeçari vuante dënimin e tij me “arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit. Musa akuzohet se për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin Denis Bregu,31 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Gjirokastër, dhunon seksualisht turisten minorene, arrestohet 22-vjeçari belg

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 22-vjeçar nga Belgjika, pasi akuzohet për dhunim seksual ndaj një minorene.

22-vjeçari me iniciale R. Symakani kishte ardhur për pushim në Shqipëri dhe sipas policisë ai ka abuzuar me një turiste minorene, po belge. Ka qene vajza e re ajo që ka bërë denoncimin në Policinë e Gjirokastrës, ku më pas është bërë edhe arrestimi i autorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirin e Gjipesë.

Skip to toolbar