Grabiti 190 mijë euro në Gjermani, në pranga “skifteri” shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për disa vjedhje të kryera në Gjermani.

22-vjeçari akuzohet për vjedhje në shifra të mëdha që kapin vlerën e 190 mijë eurove. Ai akuzohet se ka kryer 6 vjedhje të shumta në Gjermani midis  viteve 2016 dhe 2018, ndërsa dyshohet edhe për dy të tjera të mbetura në tentativë.

Shqiptari pritet të ekstradohet në Gjermani ku do të vuaj edhe dënimin në vjedhje.

Futet me armë në lokal, policia arreston 45-vjeçarin në Kamëz

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi, pasi lëvizte i lirë me armë në brez. Rasti u denoncua nga qytetarët, ndërsa policia bëri të munduar arrestimin e shtetasit me iniciale M.N., 45 vjeç, në një lokal në rrugën e “Arbërit”, ku po qëndronte me armë.

Pas kontrolli fizik policia sekuestroi një pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij sekuestroi edhe 17 fishekë pistolete.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Tiranë, dhunuan fatorinon në autobus dhe kundërshtuan policinë, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë dhunuar fatorinon e autobusit dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ky dy të rinj, A.T., 24 vjeç,  dhe F. K., 20 vjeç, në linjën e autobusit Kinostudio-Kombinat, kanë dhunuar fatorinon.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore, të cilët ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.  Të rinjtë kanë kundërshtuar me dhunë edhe policinë rrugore, gjë që ka çuar në arrestimin e tyre.

Konflikti nisi nga një debat i çastit të dy të rinjve me fatorinon në rrugën e “Dibrës” dhe përfundoi në dhunimin e tij. Gjatë ndërhyrjes , punonjësit e  policisë rrugore janë kundërshtuar gjithashtu me dhunë nga dy shtetasit që po dhunonin fatorinon e autobusit, por janë neutralizuar dhe arrestuar.

Dy të rinjtë do të akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Tenton të arratiset nga burgu i Rrogozhinës, donte dhe 4 muaj t’i mbaronte dënimi

Një i dënuar ka tentuar të arratiset nga burgu vetëm katër muaj para mbarimit të dënimit të tij. I burgosuri Hamid Skuqi, 42 vjeç, është kapur në flagrancë nga policia, i cili po tentonte të arratisej nga burgu i Rrogozhinës.

Si ishte dënuar me 16 vite burg, për një vrasje që kishte kryer në Itali, ndërsa donte dhe 4 muaj që t’i përfundonte dënimin dhe të ishte i lirë. Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 42-vjeçarin të arratiset dhe të mos pres edhe 4 muaj.

Tentoi të nxirrte një shumë të madhe eurosh të padeklaruara, një i arrestuar në Rinas

Një person është shoqëruar në polici pasi u kap në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria me një sasi të madhe parash të padeklaruara. Policia kufitare ka ndaluar në Rinas, 55-vjeçarin Hasan Lluca, i cili u kap me 23 mijë e 250 euro të padeklaruar, që i kishte fshehur në trupin e tij.

Hasan Lluca po tentonte të dilte me sasinë e parave jashtë Shqipërisë përmes aeroportit të Rinas, por pas kontrollit fizik të tij, iu gjetën parë. Policia bëri verifikimet e duhura dhe konstatoi se eurot ishin të padeklaruara.

Policia sekuestroi paratë në cilësinë e provës materiale, ndërsa ka nisur procedim penal ndaj 55-vjeçarit. Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë”.

Linin nga një vrimë në çdo derë pas vjedhjes, arrestohen 3 shqiptarët

4 shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane, ku 3 kanë përfunduar në pranga dhe një tjetri i është dhënë masa ‘detyrim paraqitje”. Të arrestuarit, mes tyre një femër, akuzohen për një seri vjedhjesh të kryera në zonën e Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta.

Grupi vepronte i organizuar dhe gjithmonë lente një  shenjë të tijën pas vjedhjes,  një ‘vrimë” në çdo derë që hapte. Kjo bëri që edhe operacioni të njihej me emrin e koduar “Banda e Vrimave”

Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e sasive të madha parash dhe sendesh me vlerë.

Vidhnin banesat e futbollistëve, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Policia greke shkatërron një grup shqiptarësh që akuzohen si autorë të disa vjedhjeve në zonë e Atikës. Në pranga kanë përfunduar një shqiptar 34 vjeç bashkë me një grua 35-vjeçare, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohen se janë pjesë e grupit.

Shqiptarët akuzohen për më shumë se 33 vjedhje, kryesisht të banesave dhe apartamenteve, ku merrni çdo gjë me vlerë. Sipas policisë edhe shtëpitë e futbollistëve dhe ish-futbollistëve të skuadrës greke “Olimpiakos’ kanë rënë pre e këtyre vjedhjeve.

Gjatë aksionit janë konfiskuar shumë sende me vlerë, euro dhe dy makina nga policia në cilësinë e provave material.

Protesta e 21 janarit, Sokol Balla: Rama rrezikonte arrestimin për shkak të një video FAKE!

Në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, është duke u diskutuar situata politike në vend dhe protesta e fundit e opozitës. Një nga pikat ku u përqëndrua debati ishte dhuna në protestën e të dielës, ku u veçua plagosja e dy personave, Ymer dhe Erjon Çela, të cilët u përfshinë në një sherr me disa protestues të tjerë.

Pavarësisht pretendimit të ish-Kryeministrit Berisha, se babë e bir u dhunuan nga policia, një video e publikuar gjatë të hënës, tregoi të vërtetën e plagosjes së Ymer dhe Erjon Çela.

Lidhur me çështjen konkrete, drejtuesi i emisionit Sokol Balla, ndërhyri në një moment të debatit mes panelit të të ftuarëve, ku theksoi se për shkak të video-montazhit të protestës së 21 janarit 2011, Kryeministri i sotëm Edi Rama, aso kohe drejtues i opozitës, rrezikonte të arrestohej.

Por ai u shpëtua vetëm nga video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, që zbuloi të vërtetën mbi vrasjen e katër protestuesve në protestën e atij vitit, organizuar nga opozita e udhëhequr nga Partia Socialiste.

Plagosi adoleshentin dhe u largua, arrestohet autori

Policia e Kukësit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një 15 vjeçari me makinë. Arrestohet shtetasi me iniciale I.H., 28 vjeç, i cili plagosi me makinë adoleshentin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

15-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

I dënuar për vjedhje dhe drogë, arrestohet 46 vjeçari

Policia e Kuçovës ka vënë në pranga një person të kërkuar nga drejtësia për vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Arrestohet shtetasi me iniciale A.P., 46 vjeç, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata Berat me 11 muaj e 15 ditë burg në vitin 2017 për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”.

Pas informacioneve të marra policia bëri të mundur ndalimin e tij në Kuçovë. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Skip to toolbar