Rei Manaj tund rrejtën në debutim te Barcelona B, por… (video)


Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj tundi rrjetën mbrëmjen e të shtunës me ekipin e Barcelona B, në debutimin e tij.

Megjithatë, gëzimi i sulmuesit nuk zgjati shumë për shkak se goli u anulua për faull në zonë.


Ishte minuta e 73 e takimit, kur Manaj gjeti golin me kokë duke kërcyer mbi mbrojtësit kundërshtar, ekipi i Ejan, dhe shënoi golin e tretë për Barcelona B.

Megjithatë, arbitri i ndeshjes e anuloi golin për faull. Gjithësesi ky ishte një sinjal pozitiv për sulmuesin lushnja, i cili pak ditë pasi u prezantua tek ekipi i dytë i katalanasve, luajti si titullar duke prekur dhe rrjetën.


Rei Manaj bashkohet me Barçën. 50 milionë euro klauzola e largimit


Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj është bashkuar me Barcelonën. Sulmuesi kaloi me sukses testet mjekësore, duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin katalanas. Ai do të aktivizohet në fillim te Barcelona B.

Ekipit të dytë të katalanasve i kushtoi 700 mijë euro. Mirëpo Barcelona duket se ka parë te Manaj një lojtar perspketive, pasi ka vendosur një klauzolë për largimin e tij që shkon 50 milionë euro. Pra, një shumë e ngjashme me atë të yjeve të ekipit të parë.


Ndërkohë, Albacete do të përfitojë dhe 2 milionë euro shtesë në varësi të performancës së Rei Manajt te Barcelona gjatë dy viteve të ardhshme.

Sulmuesi lushnjar do të mbajë numrin “22” te Barcelona B. Sulmuesit i është dhënë një shans i shkëlqyer për karrierën e tij, pasi ndonëse do të luajë në nivele të ulëta të futbollit spanjoll për momentin, ai do të jetë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e trajnerit të ekipit të parë. Barcelona e aplikon shpesh integrimin e lojtarëve të ardhur nga ekipi i dytë për të luajtur me ekipin e parë.