OSHEE investime në Fier, Balluku: Qyteti model për pagesat e dritave

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi investimin e bërë në rrjetin shpërndarës 20 kilovolt në qytetin e Fierit nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Balluku pa nga afër disa prej kabinave të reja të ndërtuara, ndërsa theksoi se ky investim e OSHEE ka ulur ndjeshëm nivelin e humbjeve në rrjet si dhe ka përmirësuar cilësinë e furnizimit për të gjithë abonentët, familjarë por edhe bizneset.

Ministrja Balluku u shpreh se investimet në rrjetin elektrik në qytetin e Fierit do të vijojnë me qëllim që shërbimi që ju ofrohet qytetarëve të jetë akoma dhe më i mirë, duke garantuar furnizim cilësor dhe pandërprerje. Balluku tha se Fieri është një nga qytetet model sa i takon mbledhjes së të ardhurave nga ana e kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

“Qyteti i Fierit e meriton plotësisht vëmendjen e OSHEE në këtë zonë pasi këtu mbledhja e të ardhurave arrin në 98%. Është një nga qytetet model për sa i përket pagesave dhe rregullsisë së abonentëve. Megjithatë ne kemi projekte të ardhshme për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve elektrike këtu në zonën e Fierit. Kjo është një zonë industriale, shumë kompani zhvillojnë aktivitetin e tyre këtu dhe detyrimisht ne duhet t’i përgjigjemi dhe kompanive, por sidomos abonentëve, pasi qytetarët janë në fokusin tonë”, theksoi ministrja

OSHEE ka investuar rreth 1 miliardë lekë në qytetin e Fierit në katër vitet e fundit dhe aktualisht janë në proces pune ndërtimi i 3 fiderave të tjerë 20 kilovolt, të cilët do të lidhen me nënstacionin Fieri 1, i parashikuar për t’u ndërtuar në hyrje të qytetit.

VIA, Balluku: Fluturime “low-cost”. Kritika Aeroporit të Rinasit

Pasditen e të hënës, në qytetin e Vlorës është prezantuar projekti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku  u shpreh se aeroporti i Vlorës do të jetë me parametra të aeroporteve ndërkombëtare, ku pista do të jetë e gjatë 3.2 km, ndërsa është menduar që në të, të ulen avionë trans-oqeanikë.

“Një pistë e parametrave ndërkombëtare. “Air Albania” shumë shpejt do të fluturojë drejt SHBA-së. 3.2 km do të jetë pista e aeroportit, me gjerësi 60 metra duke plotësuar kushtet e një aeroporti modern. Tre kolona kryesore; shërbimi i Aviacionit Civil, të gjitha funksionet e Cargo-s e tregëtisë së mallrave dhe shtylla e tretë është mirëmbajtja e Avionëve”, është shprehur ministrja Balluku.

Më tej, ministrja ka kritikuar edhe punën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke u shprehur se në të është cënuar siguria, ndërsa çmimet kanë qenë të larta për udhëtarët.

“Nuk është më një ëndërr, por realitet. Një aeroport low-cost. Aeroporti i Tiranës ka prekur xhepat e shqiptarëve, ka cënuar sigurinë. Kemi marrë masa. Ka pasur ndryshime të mëdha në linjën menaxheriale, presim që të na prezantohet plani i investimeve që deri tani ka munguar”, ka thënë Balluku.

Terminali i pasagjerëve në Portin e Vlorës, Balluku: Konkurrenca do të përmirësojë shërbimin

Terminali i pasagjerëve në Portin e Vlorës ka përfunduar rikonstruksionin duke  dyfishuar kapacitetet përpunuese duke ndikuar në shkurtimin e kohës së pritjes. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ka quajtur investimin si shumë të rëndësishëm për shkak të numrit gjithmonë e më të madh të udhëtarëve dhe jahteve që kalojnë përmes këtij porti.

Balluku  kërkoi shtimin e kompanive që operojnë në linjën Vlorë-Brindisi, për të përmirësuar shërbimin që marrin qytetarët. “Ne duhet të kërkojmë edhe kompani të tjera që ofrojnë shërbimin e lundrimit për pasagjerët, sepse mungesa e konkurrencës ka sjellë që cilësia e shërbimit nuk është ajo e duhur. Ne duhet të krijojmë një konkurrencë të pastër dhe kompani të tjera duhet të aksesojnë qytetin e Vlorës që të rrisim cilësinë që i ofrojmë qytetarëve. “ –tha Balluku

Tërmeti në Korçë, nis ndërtimi i shtëpive, Balluku: Të parat, familjet në nevojë

Shtëpitë e shkatërruara nga tërmetet e rëna në Korçë kanë nisur të rindërtohen. Dëmet më të mëdha tërmeti i shkaktoi në fshatin Floq, Qafzez dhe Vidohovë. Të martën ka nisur simbolikisht ndërtimi i shtëpisë së parë por që do të vijojë me ndërtimin e 124 banesave që janë shkatërruar plotësisht nga tërmeti. Gjatë nisjes së punimeve ka qenë e pranishme Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Ministrja Balluku tha se qeveria është e impenjuar për të mbledhur fonde për rindërtimin e të gjitha shtëpive të shkatërruara dhe në rikonstruksionin  e atyre pjesërisht të dëmtuara. Puna do të nis me 40 shtëpitë e para të familjeve më në nevojë tha Balluku, deri në përfundimin e të gjitha shtëpive të dëmtuara.

“Qeveria shqiptare është impenjuar për të ngritur fonde solidariteti qoftë nga bizneset, bashkitë që na kanë mbështetur. 124 shtëpitë që janë të pabanueshme do të ndërtohen. Janë 40 shtëpi që do të nisin nga puna. Jemi duke nisur simbolikisht me njërën nga banesat. Sot një ditë me shi si për të na treguar që duhet ti marrim sa me shpejt masat. Kantieret do të hapen paralelisht në zone dhe do nisin punën menjëherë. Të gjithë investitorët do nisin punën paralelisht. Edhe në Qafzez e në Vidohovë. Ne kemi priorizuar familjet me vështirësi sipas kritereve apo problemeve sociale. Do nisim punë nga ata që janë më të dëmtuar. Këto fonde janë siguruar nga investitorët që bashkëpunojnë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë” tha  Balluku

OSHEE me zyra të reja në Korçë, Balluku: Kushte dinjitoze për punonjësit dhe qytetarët

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në përurimin e zyrave të reja të OSHEE në Korçë. Balluku i ka cilësuar zyrat si një investim që plotëson kushtet dhe standardet si për punonjësit ashtu edhe për qytetarët. Rritjen e cilësisë së punës tha Balluku do ta bëjë edhe më e lehtë arritjen e objektivave të vendosura.

Zyrat e reja janë një investim prej 60 milionë lekësh nga OSHEE dhe i përfshin të gjitha shërbimet në një godinë të vetme duke bërë që qytetarët të evitojë lëvizjet nëpër disa zyra.

Është një investim 60 milionë lekësh i OSHEE-së, dhe çfarë është më e rëndësishme, sot të gjithë punonjësit e këtij rajonit, dhe Agjencisë që mbulon Korçën dhe Agjencinë Rajonale, janë në kushte optimale kështu që ne presim nga ana e tyre që rendimenti të jetë akoma dhe më i lartë dhe të arrihen objektivat e vendosura”. – tha Balluku

Ministrja Balluku shtoi se shumë shpejt do të bëhet edhe instalimi i sistemit të ndjekjes së proceseve teknike kudo në rajonin e Korçës, ashtu siç bëhet në Tiranë.

Presim që shpejti të ketë edhe instalimin e SCADA-ës, pjesës teknologjike të ndjekës së sistemeve, që është e instaluar si në qendër në Tiranë por dhe në disa qytete të tjera, që do të ndihmojë ndjekjen e proceseve teknike në rajonin e Korçës, i cili është një rajon shumë i rëndësishëm dhe që ka vëmendjen e qeverisë, qoftë për sa i përket zhvillimit industrial, atij turistik duke qenë se është një nga rajonet që përfshinë dy qytete të rëndësishme siç është Korça dhe Pogradeci, por dhe zona të tjera rurale të cilat kanë potencial të madh zhvillimi turistik, bujqësor dhe industrial.” – tha Balluku

Zgjidhet konflikti i pronësisë së Gjeologjikut, Balluku premton rikonstruksion të fakultetit

Më në fund ka gjetur zgjidhje konflikti mbi pronësinë e fakultetittë Gjeologjisë dhe Minierave. Madje së shpejti do të nisë edhe rikonstruksioni i ndërtesës së këtij fakulteti. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një bashkëbisedimi që zhvilloi me studentët e këtij fakulteti.

Ministrja garantoi studentët sa tashmë çështja e godinës së Fakultetit të tyre është zgjidhur dhe ajo tashmë është në pronësi të Fakultetit dhe se Ministria ka parashikuar rikonstruksionin e saj me qëllim krijimin e kushteve më të mira si për zhvillimin e studimit ashtu edhe për praktikat të cilat bëhen brenda ambienteve të Fakultetit.

Punësimi çdo vit i pesë studentëve ekselentë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë apo institucioneve nën varësi, është një tjetër angazhim të cilin Balluku ua përcolli studentëve teksa garantoi edhe mbështetje për zhvillimin e praktikave mësimore apo hartimin e projekteve të përbashkëta. “Është detyrë e jona që t’ju zgjidhim problematikën sa më parë me ndërtesën që tashmë është pronësi e Fakultetit tuaj por rikonstruksioni i saj është një nga prioritetet që ministria e Arsimit në mbështetje dhe nga Ministria e Infrastrukturës ka. Praktikat tuaja të akomodohen në mënyrën sa më të mirë të mundshme sipas specifikave që kërkuat gjatë këtij takimi për ti bërë ato efikase dhe të kenë dobi në ecurinë tuaj në të ardhmen kudo që do të vendosni të punoni”, nënvizoi Balluku.

Ministrja u shpreh gjithashtu se prezenca e kompanive të huaja, të cilat veprojnë në vendin tonë në sektorin e hidrokarbureve, janë një mundësi më shumë për studentët sa i takon punësimit të tyre. “Të gjitha këto do bëjnë që në të ardhmen mundësitë tuaja për punësim të jenë gjithmonë e më të larta dhe ju duhet të keni zgjedhje, të vendosni nëse do të punoni në administratën publike si ekspertë apo nëse të punoni në entitete private kaq të shquara dhe kaq të mëdhaja në fushën e hidrokarbureve apo dhe të minierave”, tha Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi më tej se studentët janë gjithmonë të mirëpritur për të shfaqur idetë, sugjerimet dhe kërkesat e tyre sa i takon bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ana e institucioneve shtetërore.

Balluku: Për 24 muaj përfundojmë rreth rrotullimin te “Shqiponja”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur të hënën se rreth rrotullimi te Shqiponja do të përfundojë brenda 24 muajve. Në një konferencë për mediat, Balluku njoftoi se kontrata me kompaninë e mëparshme fituese është anuluar pas konfirmimit se ka falsifikuar bilancet me të cilat është paraqitur në tender dhe se për këtë ka nisur një proces gjyqësor.

Ajo gjithashtu tha se familjet që po shpronësohen kanë nisur të përfitojnë në kohë reale pagesat e dëmshpërblimit financiar.

“Nuk do përfitojmë thjesht një nyje që do lehtësojë trafikun por do mundesoje edhe një qendër urbane. Shpronësimet janë bërë. Procesi ka nisur. Shpronësimet janë zhvilluar përmes një procesi model. Këtë herë ato janë bërë duke paguar në kohë reale menjëherë pas nisjes së procesit. Ne kemi ecur me Bashkinë e Tiranës edhe me rregullimin”, tha Balluku.

Sonila Qato e ARRSH-së tha se elementi i shtuar në këtë projekt do të jetë rikonceptimi i nyjes dhe rrugëve lidhëse që tashmë parashikojnë kontrollin e fluksit të mjeteve teksa njoftoi se procedurat e garës do të nisin menjëherë.

“Elementi i shtuar është rikonceptimi i nyjes dhe rrugëve lidhëse të cilat tashmë parashikojnë që fluksi i mjeteve të jetë plotësisht i kontrollueshëm. Afati kohor për përfundimin e tij do jetë jo më shumë se 24 muaj. Procedurat e garës do nisin menjëherë. Gjuha e shpronësimeve është ruajtur nga projekti i parë me disa ndryshime të vogla. Ky projekt do i hapë rrugë zhvillimit urban në Tiranë”, tha Qato.

Nënkalimi tek ‘Shqiponja’, Veliaj: E nevojshme, por një pakicë zgjedh të bëjë zhurmë

Në një tryezë të përbashkët pune mes Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe ekspertët e urbanistikës është prezantuar projekti për nënkalimin tek sheshi ‘Shqiponja’. Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se projekti është një zgjidhje më miqësore me mjedisin dhe zhvillimin urban të zonës. Kryebashkiaku theksoi se nënkalimi do të zgjidh trafikun në këtë pjesë të qytetit dhe se një pakicë e vogël kërkon të bëjë zhurmë kot për të penguar zgjidhjen e problemit të shumicës së qytetarëve.

“Lajmi i mirë për dikë që jeton te Astiri dhe që nuk vesh uniforma politike, është se i ka rënë ‘bingo’. Pra, aty kalon nyja që në 10 vitet e ardhshme do të jetë nyja më nevralgjike, me më shumë prioritet për bizneset, për tregtinë, për vendosjen strategjike të çdo ndërtese dhe të çdo shërbimi në hyrje të Tiranës. Është fakt se sot shumë prej ish-protestuesve janë përfitues jo vetëm të Planeve të Detajuara Vendore, për të cilat kanë filluar kantieret e para. Pra, nga një vend komplet i humbur kaloi në një zonë ku jo vetëm merr vlerë, ku një pronar real i atij komuniteti sot do të përfitojë më shumë prej këtij zhvillimi se çfarë përfitonte nga teneqet, zaptimi, kasollet dhe të gjithë improvizimet që ndodhin në këtë territor. Sigurisht, për ata që janë pa asnjë pronë, pa asnjë të ardhur, pa asnjë letër, kemi filluar një trajtim social. Kemi sot familje që jetojnë shumë herë më mirë te banesat sociale, që i kanë me letra dhe që i kanë me gjithë rregullat e shtetit, krahasuar me çfarë i kemi gjetur mbi pusetat dhe kolektorët tek zona e Astirit. Unaza do bëhet, do bëhet me cilësi, do bëhet brenda kostos, do bëhet në kohë rekord, dhe besoj që për Tiranën dhe Shqipërinë që e sheh Tiranën si një kryeqendër ku mbaron edhe punët e veta, është një lajm i jashtëzakonshëm. Ky është momenti ideal që të ndajmë mendjen për investimin që do të bëjmë tek “Shqiponja”, ku falë kontributit të Ministrisë së Transporteve qyteti do të trashëgojë dhe do të marrë si pajë një nga investimet që ndodh një herë në 100 vjet. Ndaj, nuk kemi kohë të lejojmë që një minorancë e zhurmshme partiake të pengojë shumicën e qytetit që do të lëvizë apo edhe shumicën e banorëve aty që, në fund fare, duan zgjidhje.” tha Veliaj

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vlerësoi se ky projekt do të zgjidh trafikun që krijohej në hyrje të qytetit.

“Tiranës nuk i shkon që të ketë një barrikadë në hyrje të saj. Ne jemi një kryeqytet që kemi hapur dyert dhe kërkojmë të ftojmë të gjithë ata që jetojnë jashtë Tiranës apo jashtë vendit, dhe barrikadat e betonit kanë vite që nuk na shkojnë. E parë në syrin e një qytetari që jeton në këtë qytet, që rrit fëmijë në këtë qytet, ky që propozojmë sot është një projekt që i shkon qytetit tim, ku unë jam lindur e rritur, ku rris fëmijët e mi, ku dua të ketë sipërfaqe të gjelbra, por edhe zgjidhje teknike për automjetet që do të vijnë, duke shtuar korsi për biçikletat dhe këmbësorët” u shpreh Balluku.

Vlora me terminal të ri, Balluku: Shërbime më cilësore për turistët


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka parë nga afër punimet në terminalin e ri në Portin e Vlorës, ndërsa ka thënë se ai do të ofrojë shërbime më cilësore për turistët dhe do të jetë gati në nisje të sezonit turistik.

Ndërtimi i terminalit të ri, do të bëjë të mundur shtimin e kapaciteteve të përpunimit, ndërkohë që instalimi edhe i dy skanerëve për kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve do të shkurtojë ndjeshëm kohën e pritjes në këtë pikë kufitare.

Ministrja Balluku duke e cilësuar investimin e bërë në Portin e Vlorës si pjesë të strategjisë së Qeverisë Shqiptare për zhvillimin e transportit, theksoi se përmes këtyre investimeve synohet ofrimi i shërbimeve në një kohë më shpejtë dhe më me cilësi për të gjithë udhëtarët dhe turistët të cilët vizitojnë Shqipërinë.

“Investimet në Portin e Vlorës janë pjesë e strategjisë së zhvillimit të transportit të Qeverisë Shqiptare dhe ky terminal që ndodhet këtu, tashmë gati për t’u dorëzuar dhe gati për të nisur operacionet në fillim të sezonit, është tregues i qartë i të gjitha vendimmarrjeve që ne kemi bërë. Projektet të tjera si zgjerimi i kalatave apo edhe thellimi i portit të Vlorës do të shërbejnë për të rritur numrin e pasagjerëve përmes kapaciteteve të reja përpunuese që ky port do ketë. Shpresojmë që gjithçka të përmbyllet sipas afateve dhe Vlora dhe gjithë zona e jugut, e cila meriton një vëmendje të veçantë përsa i përket zhvillimit të turizmit, t’i përgjigjet kësaj kërkese ashtu siç duhet, siç e kërkon një vend europian”, nënvizoi Balluku.

Ndërtimi i kalatës lindore në portin e Vlorës, është një tjetër investim, i cili aktualisht është në fazë studimi dhe që pritet të jetë gati vitin e ardhshëm, çka do të përmirësojnë edhe më infrastrukturën në këtë pikë kufitare.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë garantoi se me investimet e kryera dhe projektet të cilat janë planifikuar për t’u realizuar synohet që Porti i Vlorës të kthehet në një port me parametrat e duhur për t’u përpunuar si anijet turistike ashtu edhe ato të mallrave.

“Porti i Vlorës është një port ndërkombëtar, këtë fakt nuk duhet ta harrojmë, dhe absolutisht mund të destinohet për anijet turistike, pasi kjo është një zonë e cila ka si destinacion turizmin dhe është porta për të aksesuar jugun e Shqipërisë. Megjithatë ky është një port ndërkombëtar të cilin ne do ta sjellim sipas parametrave të duhur për të operuar të gjitha anijet, qofshin këto edhe anijet e mallrave, qofshin këto edhe anije turistike”, theksoi ministrja Belinda Balluku.

Porti i Vlorës është përcaktuar si Porti kryesor për nisjen e anijeve turistike me turistë vendas dhe të huaj, me destinacion Gadishullin e Karaburunit dhe ishullin e Sazanit. Numri i operatorëve turistik të cilët operojnë me anije në këto destiancione ka ardhur duke u rritur, nga 8 anije që kanë operuar në vitin 2018, për këtë sezon kanë paraqitur kërkesë 13 operatorë.

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? Fake News – ministrja shpjegon gjithçka

Shumë media online shkruan dje se autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë vjeshtën e këtij viti. Madje u gjet dhe çmimi që do të paguanin udhëtarët, prej 2 eurosh.

Ja çfarë shkruan dje disa nga mediat online:

gazeta Shekulli

Tiranë-Durrës me pagesë, trau vendoset në vjeshtë Lexo të plotë

Syri.net

Balluku jep lajmin ‘e madh’, për shqiptarët: Tiranë-Durrës, me pagesë brenda vjeshtës Lexo të plotë

Mirëpo sot ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se rruga nuk do të bëhet me pagesë as tani dhe as në shtator. Ajo tha se në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, pra koncensionari që më parë duhet të zgjerojë autostradën si dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë, përpara se të bëhet autostrada me pagesë. Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa.

“Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim çdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku.

Skip to toolbar