OSHEE me zyra të reja në Korçë, Balluku: Kushte dinjitoze për punonjësit dhe qytetarët

AKTUALITET


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në përurimin e zyrave të reja të OSHEE në Korçë. Balluku i ka cilësuar zyrat si një investim që plotëson kushtet dhe standardet si për punonjësit ashtu edhe për qytetarët. Rritjen e cilësisë së punës tha Balluku do ta bëjë edhe më e lehtë arritjen e objektivave të vendosura.

Zyrat e reja janë një investim prej 60 milionë lekësh nga OSHEE dhe i përfshin të gjitha shërbimet në një godinë të vetme duke bërë që qytetarët të evitojë lëvizjet nëpër disa zyra.


Është një investim 60 milionë lekësh i OSHEE-së, dhe çfarë është më e rëndësishme, sot të gjithë punonjësit e këtij rajonit, dhe Agjencisë që mbulon Korçën dhe Agjencinë Rajonale, janë në kushte optimale kështu që ne presim nga ana e tyre që rendimenti të jetë akoma dhe më i lartë dhe të arrihen objektivat e vendosura”. – tha Balluku

Ministrja Balluku shtoi se shumë shpejt do të bëhet edhe instalimi i sistemit të ndjekjes së proceseve teknike kudo në rajonin e Korçës, ashtu siç bëhet në Tiranë.

Presim që shpejti të ketë edhe instalimin e SCADA-ës, pjesës teknologjike të ndjekës së sistemeve, që është e instaluar si në qendër në Tiranë por dhe në disa qytete të tjera, që do të ndihmojë ndjekjen e proceseve teknike në rajonin e Korçës, i cili është një rajon shumë i rëndësishëm dhe që ka vëmendjen e qeverisë, qoftë për sa i përket zhvillimit industrial, atij turistik duke qenë se është një nga rajonet që përfshinë dy qytete të rëndësishme siç është Korça dhe Pogradeci, por dhe zona të tjera rurale të cilat kanë potencial të madh zhvillimi turistik, bujqësor dhe industrial.” – tha Balluku




Skip to toolbar