Heroinë dhe prostitucion, arrestohet 25-vjeçarja në Berat. Një tjetër nën hetim

Një 25-vjeçare nga Berati u vu në pranga, pasi akuzohet për shpërndarje droge dhe prostitucion. Sipas një deklarate të policisë, shtetasja me inicialet R.D., 25 vjeçe, banuese në Berat, është vënë në pranga në kuadër të operacionit “Vëzhimi” në vendin e quajtur “Ypsiloni”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.

Gjithashtu, Policia e Beratit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 24 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhej së bashku me shtetasen R. D., në mjetin e saj.

Në bazë të hetimeve dyshohet se shtetasit e mësipërm ushtronin edhe veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Goditet grupi që mashtronte me kreditë në Berat

Policia e Beratit finalizoi pasditen e të dielës operacionin e koduar “Kredia”, duke goditur disa raste të mashtrimit, me qëllim përfitmin e vlerave monetare. Si pasojë e këtij operacioni, është arrestuar një person, një tjetër shpallet në kërkim dhe 4 persona procedohen në gjendje të lirë. Kanë qenë qytetarët ata që kanë denoncuar në polici rastet e mashtrimit me kreditë. Më pas, Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik, kanë nisur hetimet për rastet e denoncuar. Në përfundim, është ndaluar dhe arrestuar një i ri me inicialet A.H., 22 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me inicialet E.V., banues në Berat. Ndërkohë, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

Po çfarë ka ndodhur?

Policia njofton se i riu 22-vjeçar nga Tirana, në bashkëpunim me shtetasin e shpallur në kërim si dhe personat e proceduar në gjendje të lirë, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar një shumë prej 300 mijë lekësh të reja. Këta shtetas kishin bërë blerje fiktive në disa sbujekte, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licensuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie”. Ndërkohë, gjatë operacionit, thotë policia, kanë bërë kallëzime edhe dy shtetas të tjerë, të cilat gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga shtetasit A.H., E.V. dhe F.D., duke u përvetësuar shumën prej 190 mijë lekësh të reja.

Në të dyja rastet e përvetësimit të shumave financiare, ato janë marrë nga subjekti i licensuar për kredidhënie. Shtetasit e akuzuar, merrnin kredi në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim. Të 6 personat që kanë bërë kallëzim ishin mashtruar duke firmosur letra, që sipas personave të akuzuar për mashtrim, ata nuk do të mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do të kishin asnjë problem.

Mirëpo, personat e mashtruar, më pas telefonoheshin nga institucioni i kredidhënies për të shlyer këstet e krediës për paratë e marra në emër të tyre. Kjo ka qenë dhe rrethana, që ka hedhur dritë mbi mashtrimin me kreditë, duke bërë që personat e mashtruar të drejtohen në Policinë e Beratit për të bërë denoncim. Ndërkohë, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, kryer në bashkëpunim.

Përplaset për vdekje 65-vjeçari në Berat. Dyshohet se i preu rrugën mjetit

Një 65-vjeçar humbi jetën të hënën në mbrëmje, pasi u aksidentua për vdekje nga një mjet në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Otllak. Sipas Balkanëeb, se viktima është shtetasi Gramoz Zani.

Paraprakisht dyshohet se ai ishte në gjendje të dehur në momentin që i preu rrugën një mjeti tip “Benz”, me targa AA 973 YJ. 65-vjeçari pas përplasjes përfundoi në asfaltin e rrugës. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por nuk arriti të mbijetonte. Pas aksidentit policia shkoi në vendin e ngjarjes.

Ajo shoqëroi për veprime të mëtejshme hetimore drejtuesin e mejtit, shtetasin me inicialet A.H. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë. Ndërkohë, dyshohet se viktima Gramoz Zani jetonte i vetëm.

Gjykata liron 3 inspektorët e IMT Berat. Policia i arrestoi për shpërdorim detyre

Gjykata e Beratit liroi tre inspektorët e IMT në këtë qytet, të cilët u arrestuan nga policia për shpërdorim detyre. Të enjten, në një operacion të koduar “Stop”, policia e Beratit ndaloi tre inspektorë të IMT në bashkinë e këtij qytetit.

Konkretisht, në pranga u vunë shtetasit me inicialet: L.S., 50-vjeç, E.V., 29 vjeç dhe D.H., 45 vjeç, të tre me detyrë inspektorë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Berat.

Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

Por, sipas Balkanëeb, Gjykata ka rrëzuar ndalimin e kryer nga Policia, duke dhënë pretencën për tre të akuzuarit. Gjykata e Beratit vendosi vetëm “detyrim paraqitje” për tre inspektort e arrestuar, që akuzohen për shpërdorim detyre.

Digjen kodrat me ullishte në Berat, zjarri i qëllimshëm

Një sipërfaqe e madhe toke bujqësore e mbjellë me fiq dhe ullinj janë përfshirë nga zjarri në fshatin Duhanas të qytetit të Beratit. Pavarësisht punës e zjarrfikëseve, zjarri favorizohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë për të ndërhyrë. Flakët kanë përfshirë të pakën 1 ha sipërfaqe të mbjellë, edhe pse po punohet nga zjarrfikëset për vënien nën kontroll të tyre.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm nga banorët e fshatit për të hapur kullota të reja.

Zjarri i madh ka shkarkuar një re të dendur tymi që ka mbuluar një pjesë të madhe të fshatit, duke shqetësuar banorët.

Tentojnë të djegin shkurret, zjarri rrezikon banesat në Berat

Zjarret vijojnë të shndërrohen në makth për qytetarët në vendin tonë. Pasditen e të shtunës, një zjarr ka rënë në lagjen “Çrlepia” në Berat, në vendin e quajtur “Rezervat e Shtetit”. Mësohet se zjarri ka rënë pranë disa banesave, të cilat janë të ndërtuara në një sipërfaqe ku ka shkurre dhe ullinj.

Mësohet se zjarri është vendosur për të djegur një sipërfae me shkurre, por situata ka dalë jashtë kontrollit  për shkak të erës. Në këto kushte banorët e kësaj zone kanë shfaqur panik, pasi banesat e tyre rrezikoheshin të përfshiheshin nga flakët.

Kështu, banorët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Beratit i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, është bërë i mundur neutralizimi i flakëve dhe më pas shuarja e tyre. Gjithashtu, në vendin ku ka rënë zjarri kanë shkuar dhe efektivë të policisë.

Fiksimi për një vajzë çon në burg të riun

Pasditen e të mërkurës është shënuar një tjetër rast i kanosjes me armë zjarri, këtë herë, një 26-vjeçar ka kanosur nje shtetase, të cilën e përndiqte sistematikisht. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, mësohet se Specialistët për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Berat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit me inicialet F.M., 26 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

Ky shtetas është arrestuar, pasi është kallëzuar në polici nga shtetasja me inicialet L.T., e cila ka deklaruar se 26-vjeçari e përndiqte vazhdimisht duke e kërcënuar me armë zjarri.  Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘‘Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’’. Ky është rasti i dytë vetëm të mërkurën, ku më herët u arrestua në fshatin Baltëz të Fierit një tjetër i ri, i cili tentoi të vriste me armë zjarri automatik një person 53-vjeç. Dy ditë më parë, një person u arrestua në Lushnjë pasi tentoi të vriste nënën e tij, pas një konflikti të çastit.

Shfrytëzuesit e guroreve në Tomorr bllokojnë rrugën Skrapar-Berat, ndërhyn policia

Aksi rrugor Skrapar-Berat është bllokuar për të paktën 6 orë nga mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat ishin nisur drejt malit të Tomorrit. Mjetet u përkasin personave dhe kompanive që shfrytëzojnë guroret në këtë mal. Paraditen e së martës, disa makineri të rënda janë nisur për t`u ngarkuar me gur në Tomorr, por janë ndaluar nga Policia e Shtetit. Për pasojë, pronarët e këtyre mjeteve që shfrytëzojnë malin për nxjerrjen e pllakave të gurit, kanë bllokuar rrugën me faroma të rënda.

Ky akt ka irrituar qytetarët e shumtë, që shfrytëzojnë rrugën Skrapar-Berat dhe anasjelltas. Është dashur ndërhyrja e policisë për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë, shfrytëzuesit e guroreve janë shprehur për mediat lokale në Berat, se kanë ‘kontaktuar me drejtuesin e policisë’, që sipas tyre, u ishte premtuar se do të ‘fillonin të punonin pas datës 25’, sapo të përfundonte pelegrinazhi në Tomorr.

Shfrytëzimi i guroreve në Berat nisi fill pas vendimit të Gjykatës Adminisrtative të Apelit, e cila rrëzoi një vendim të Këshillit të Ministrave për zgjerimin e hartës së zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar në Tomorr. Por pavarësisht këtij vendimi të gjykatës, qeveria ka shprehur vendosmërinë për të mos lejuar shkatërrimin e këtij parku me vlera të mëdha natyrore dhe religjioze.

Zvarritën qytetarin prej 15 vitesh, shkarkohen punonjësit e Hipotekës në Berat

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të shtunën se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës së Beratit.

Sipas Ramës këta punonjës kanë zvarritur prej 15 vitesh qytetarin Jani Daja, një ish-ushtarak e më pas emigrant që pasi mblodhi një shumë të caktuar parash, zgjodhi të rikthehej në vendin e tij.

Ndonëse kishte marrë truallin me dokumentet e duhura, punonjësit e hipotekës e kanë zvarritur prej vitesh për të marrë legalizimin.

“Me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Përmes platformës “Shqipëria që duam”, qindra qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre dhe herë pas herë vetë kryeministri është i angazhuar në bërjen publike të tyre.

.

MIRËMËNGJES 😀dhe me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë 🌹

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 23. August 2019

Euro false, heroinë dhe i bën “të fortin” policisë, arrestohet 22-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një të ri 22-vjeçar, i cili është ndaluar në flagrancë pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, gjatë kohës që drejtonte mjetin.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi me inicialet E.M, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” në Berat, gjatë një kontrolli që forcat e policisë kanë kryer në mjetin e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë lëndë narkotike, e dyshuar Heroinë dhe një kartëmonedhë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punjonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.

Skip to toolbar