Bashën e ‘braktisin’ militantët, refuzon të flas i vetëm (video)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë pasditen e të martës në Urën Vajgurore dhe Berat, qytet nga i cili ka dhënë dhe një deklaratë për mediat. Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera, (kur deklaratat i bënte vetëm me një kamer), nga Berati, Lulzim Basha foli përpara mediave lokale dhe kombëtare.

Mirëpo kreu i opozitës “refuzoi” të fliste, pa pasur prani të militantëve të tij pas shpinës, si fasadë gjatë deklaratës për mediat. Në një video të publikuar nga Report TV, Basha nuk pranon të flasë pa pasur praninë e militantëve të PD.

“Dua të kem një grup njerëzish mbrapa”, u shpreh Basha. Pritja zgjati për disa minuta, derisa  disa drejtues të degës lokale të PD në Berat, shkuan dhe kthyen përsëri në ambientin ku u mbajt takimi, disa prej militantëve të PD, të cilët u vendosën pas krahëve të Bashës, ndërsa kreu i PD më pas vijoi të flasë për mediat.

Basha ikën nga “Rama Ik”

Kreu i Demokratëve Lulzim Basha ka ndryshuar qëndrim lidhur me kërkesat e tij të vazhdueshme për largimin e Ramës dhe dënimi i personave që janë kapur duke vjedhur votën. Duket se këto nuk janë më prioriteti i Bashës, pasi tashëm ai e ka zhvendosur fokusin në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Kreu i PD, Basha tha se aksioni opozitar tashmë do të vijojë me shfaqjen e një platforme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe rritjen e punësimit.

Vendi ka një nevojë akute për ndryshim. Beteja jonë do të fokusohet tek vlerat dhe mirëqenia ekonomike. Aksioni opozitar do të vijojë qëndresën e tij me protesta dhe me shpalosjen e një alternative tonë për të ndryshuar vendin duke filluar nga zhvillimi ekonomik, punësimi dhe rritja e mirëqenies.” –tha Basha

Gjatë takimeve të e tij me strukturat e Partisë Demokratike në Berat , Urën Vajgurore dhe Kuçovë, Basha tha se vendi ka nevojë akute për ndryshim dhe këtë e tregoi 30 qershori.  “E vetmja votë e pastër e hedhur në 30 qershor ishte e atyre qytetarëve që nuk dolën në votime” tha Basha dhe për këtë i dha meritë aksionit opozitar si faktorin kryesor që ndërgjegjësoi dhe i dha kuroja qytetarëve të refuzonin krimin dhe banditët ne qeveri.

Roli përcaktues i opozitës, aksioni politik. Pa vendimet e mëdha që morëm, duke nisur me djegien e mandatave, as vetëdijesimi i shqiptarëve nuk do të rritej, as kurajo nuk do të ishte në këto nivele. Sepse më 30 qershor është bërë protesta më e madhe e të gjithë protestave. Nuk u bë në një shesh, por u bë në të gjithë Shqipërinë njëkohësisht. E vetmja votë e pastër e 30 qershorit është vota e atyre që nuk dolën. Mesazhi është ai që është bërë refren deri edhe për fëmijët: Rama ik. “ – tha Basha

Nëse bëjmë një përmbledhje të masave ekstreme të marra nga opozita dhe aksionit të saj opozitar, ajo mori kritika të shumta nga ndërkombëtarët, SHBA dhe vetë PD. Djegia e mandateve, dhuna e institucionale dhe mospjesëmarrja në zgjedhje nuk u vlerësuan kurrë nga asnjë faktor ndërkombëtar, përkundrazi pati thirrje të vazhdueshme për dialog dhe ndryshim të qëndrimit të opozitës.

Aksident në Berat, shoferi humb kontrollin, makina bie në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën Berat-Poshnje në Moravë.

Raportohet se një automjet tip “Wolsvagen” me drejtues shtetasi A.H, 39 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Si pasojë e aksidentit shoferi ka marrë lëndime dhe është dërguar menjëherë për mjekim në  Spitalin Rajonal Berat. Sipas mjekëve dëmtimet janë të lehta, ndërkohë 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zbulohet naftë në Shpirag

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e Shell, se është zbuluar naftë në zonën e Shpiragut në Berat.

Ministrja tha se ky është një lajm mjaft i mirë për Shqipërinë pasi ndikon drejtëpërdrejtë në hapjen e vendeve të reja të punës, në rritjen e punësimit, si dhe në rritjen ekonomike në tërësi.

Menjëherë pas këtij lajmi, ministrja tha se kompani të tjera kanë shprehur shprehur që tani interesin e tyre për të ardhur në Shqipëri.

“Unë do desha që të kalonim më në detaje pasi është një ditë e shënuar për industrinë e naftës dhe gazit, por edhe dhe një ditë e shënuar për rritjen ekonomike të vendit. Pas disa vitesh aktiviteti kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania SHELL Abstream Albania, konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në bllokun dy dhe tre në zonën e Shpiragut Berat.

Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të jetë i pari i naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Kompania Shell ka qenë këmbëngulëse, në punimet e saj në pusin Shpirag 4, ku rezultatet e mëparshme kanë konfirmuar cilësinë e naftës së papërpunuar dhe ekzistencën e rezervave të mundshme të naftë, gjithashtu rezultatet e fundit konfirmojnë se struktura e rripit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke nxjerrë naftën me lehtë dhe më pak të kushtueshme.

Ky zbulim i jep SHELL garanci për të vijuar punimet në Shpirag 3, e për të përfunduar më pas programin e vlerësimit. Në fund të fazës së vlerësimit, nëse pusi përbush pritshmëritë, SHELL do fillojë prodhimin në tregun e naftës dhe gazit në Shqipëri. Prodhimi aktual i naftës së papërpunuar, është 18 mijë fuçi në ditë, nga ky pus, potenciali është të prodhojë disa mijëra fuçi në ditë, gjë që vërteton rëndësinë e këtij zbulimi.

Ky zbulim do ketë implikime të rëndësishme ekonomike si për kompaninë edhe për vendin. Sipas marrëveshjes së hidrokarbureve Shqipëria përfiton pjesën e saj të prodhimit, rend minerare, pjesën e prodhimit, tatim fitimin që në fuçinë e parë. Do stimulohet punësimi, do rritet furnizimi me naftë në rafineritë vendase. Do krijojë standarde më të larta, konfirmimi i këtij zbulimi i hap rrugë investimeve të ardhme. Jemi në kontakte me kompani të tjera të mëdha që kanë shprehur interes për investime në të ardhmen, por sqaroj se jemi në fazat e hershme”, është shprehur në konferencën e sotme për shtyp ministrja, Balluku.

Live 🎥 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shell Upstream Albania, z.Rohan D’Souza lidhur me zbulimin e rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 në zonën Shpirag të Qarkut Berat, çka është dhe zbulimi i parë i një vendburimi të ri të naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri

Gepostet von Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë am Montag, 27. Mai 2019

I dënuar për trafik kokaine, arrestohet beratasi me 3 emra

Policia e Beratit njofton se ka arrestuar 44 vjeçarin shqiptar të dënuar me 15 vjet burg në Itali për trafik kokaine dhe si anëtarë i një bande kriminale.

Mësohet në pranga ka rënë një shtetas që mban 3 emra. Bëhet fjalë për Gazmir Polovina ose Gazmend Polovina ose Julian Bebri.

“Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizat Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës”, sqaron policia.

Bie apo e shtyjnë nga ballkoni? 45 vjeçarja përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku shtetësja me iniciale Z.XH., 45 vjeç, është rrëzuar nga kati i dytë i shtëpisë së saj.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Urës Vajgurore, ndërsa trupi i shtrirë në tokës është gjetur nga fshqinjët.

45-vjeçarja jetonte me 2 fëmijët e saj, ndërsa bashkëshorti ishte në emigrim.

Aktualisht ajo paraqitet në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Beratit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku aktualisht po hetohet në të gjitha pistat nëse gruaja është hedhur vetë, ka rënë aksidentalisht apo e kanë shtyrë.

Skip to toolbar