Gjykata liron 3 inspektorët e IMT Berat. Policia i arrestoi për shpërdorim detyre

AKTUALITET


Gjykata e Beratit liroi tre inspektorët e IMT në këtë qytet, të cilët u arrestuan nga policia për shpërdorim detyre. Të enjten, në një operacion të koduar “Stop”, policia e Beratit ndaloi tre inspektorë të IMT në bashkinë e këtij qytetit.

Konkretisht, në pranga u vunë shtetasit me inicialet: L.S., 50-vjeç, E.V., 29 vjeç dhe D.H., 45 vjeç, të tre me detyrë inspektorë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Berat.


Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.

Por, sipas Balkanëeb, Gjykata ka rrëzuar ndalimin e kryer nga Policia, duke dhënë pretencën për tre të akuzuarit. Gjykata e Beratit vendosi vetëm “detyrim paraqitje” për tre inspektort e arrestuar, që akuzohen për shpërdorim detyre.




Skip to toolbar