Me
anë të një deklarate, Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri një bilanc të
situatës së shkollave të prekura nga tërmeti. Shahi dha lajmin së pari se në
Durrës nxënësit nuk do të bëjnë mësim deri në datën 9 dhjetor, ndërsa në Tiranë
dhe Lezhë mësimi do të jetë i pezulluar deri në datën 5 dhjetor.
“Duke
marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos që në Qarkun e Durrësit mësimi do
të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të
jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të
shtyhet do njoftohen më 4 dhjetor”, tha Shahini.
Në
qaraqet e tjera, që nuk janë prekur nga tërmeti mësimi do të vijojë normalisht.
Ndërkohë, Besa Shahini bëri dhe një bilanc të situatës së dëmtimeve në shkolla.
“Në
Durrës e Lezhë kanë dëmtime të thella 26 shkolla. Në Tiranë dëmtime mesatare
dhe të lehta janë 23, përveç Prezës që do të zhvendosen nxënësit në një shkollë
tjetër. Një pjesë e shkollave në Tiranë janë mbyllur por jo të gjitha. Mbrëmë
kemi bërë zhvendosjen e planeve të nxënësve tek shkollat pritëse. Kemi bërë
kalkulimin e kostove dhe jemi në proces të mjeteve të transportimit. Edhe për
nxënësit që janë strehuar nëpër hotele. Duhet t’i çojmë në shkollat më të
afërta”, shkruan Besa Shahini.
Ndërkohë,
ministrja shprehet se mësuesit do të dalin në punë në datën 2 dhjetor, veç Durrësit.
Ajo thotë se do të ketë një plan pune përgatitore për mësuesit që do të dalin në
punë para se të vijnë nxënësit.
“Plani
i punës për detyrat e shtëpisë, e kemi mbyllur për strehimet e përkohshme. Jo
vetem në hotele por edhe tek çadrat. Plan pune përgatitore për mësuesit që do
të dalin në punë para se të vijnë nxënësit. Mësuesit i presim në punë me 2
dhjetor. Përveç se në Durrës që do të jetë me tolerim. Kjo është e domosdoshëm
që të bëhet për të përgatitur mësimin. Nuk është opsionale por do të
monitorohet. Mosparaqitja nuk paraqiti
problem por tani është momenti i përgatitjes së mësimit. Jemi në gjendje të
jashtë zakonshme. Duhet të vihet në plan të dytë frika. Kemi përparësi mësimin”,
thotë Shahini.
Gjatë
mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë, Ministrja e Arsimit Besa Shahini u
shpreh se në Durrës janë dëmtuar rëndë disa shkolla dhe kopshte. Ajo u shreh se
të paktën 16 shkolla dhe kopshte nuk mund të hapen në Durrës. Ndërkohë, sipas
saj, në Lezhë janë dëmtuar 10 shkolla ndërsa në Elbasan 3. Sipas Besa Shahinit,
në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan dëmtimet nuk janë të nivelit të Durrësit.
“Në
Durrës 16 shkolla dhe kposhte nuk mund të hapen, në Lezhë 10 që nuk mund të
hapen, në Elbasan 3 shkolla të tjera. Dëmtimet në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk
janë të nivelit të Durrësit. Drejtorët e shkollave kanë raportuar. Instituti i
Ndërtimit me inxhinierë nga Kosova kanë bërë inspektime në Durrës, Tiranë,
Lezhë por edhe Vlorë. Ne e kemi planin e zhvendosjes së nxënësve. Kemi bërë
planin e transportimit të nxënësve dhe kemi organizuar shërbimin psiko-social.
Me fakultetin e Shkencave Sociale do kemi studentë të nivelit master për të
ndihmuar në disa zona ku ka nevojë”, tha Shahini.
Ndërkohë,
ajo u shpreh se në Durrës duhet të vijojë pezullimi i mësimit, ndërsa në zonat
që nuk janë prekur nga tërmeti, mësimi duhet të nisë të hënën. “Në Durrës nuk
mund të nisë të hënën. Propozimi im është të nisë mësimi në qarqet e paprekura
dhe të bëjmë një shtyrje në zonat ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Një opsion tjetër më pak i pëlqyer nga ana jonë është të hapen ato shkolla që
nuk janë me problem por kjo do vështirësonte koordinimin”, tha Shahini.
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor,
ministrja e Arsimit Besa Shahini u është drejtuar mësuesve me një mesazh në video
të postuar në facebook, përmes të cilit njofton se ministria do të bëjë
inspektime të rastësishme në të gjitha shkollat e vendit për të parë nga afër përgatitjet
që janë bërë.
“Duke filluar nga data 9 shtator, në afro 240 shkolla
të vendit do të zhvillohen inspektime të rastësishme në mënyrë që të sigurohemi
se të gjithë mësuesit dhe infrastruktura në shkolla janë aty ku duhet për të
nisur me këmbë të mbarë vitin e ri shkollor.
Do shohim gjithçka nga klasat, shpërndarja e
regjistrave dhe duhet të jemi gati për në 16 shtator”, është shprehur ministrja
e Arsimit.
Në 16 shtator fillon mësimi në të gjitha shkollat e vendit për sistemit para universitar. Edhe këtë vit qeveria dhe ministria e Arsimit kanë shpërndarë falas tekstet mësimore për fëmijët e shkollave fillore dhe 9-vjeçare.
Vijojnë diskutimet për Reformën në Sport mes Federatës Shqiptare të Futbolit, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe palëve të tjera të përfshira në të. Gjatë kësaj të hëne është mbajtur një tryezë e rrumbullakët ku është diskutuar mbi “Luftën kundër dhunës në sport. Ndryshimet në Kodin Penal”.
Në këtë tryezë të organizuar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, morën pjesë drejtuesit e të gjithë federatave sportive dhe u diskutua në lidhje me ndryshimet që kërkohen të bëhen në Kodin Penal për të luftuar dhunën në sport.
Ministrja Shahini tha se dhuna e shfaqur në sport në Shqipëri është tentuar të luftohet nga vetë Federatat sportive por masat që kanë marrë këto Federata kanë qënë të pamjaftueshme dhe nuk kanë arritur ti japin përfundimisht fund dhunës.
“Ka ardhur momentin që të ndërmarrim ndryshime dhe masa më strikte për adresimin e këtij fenomeni. Në këtë kuadër, për parandalimin e dhunës në sport, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë ngritur një grup pune dhe kanë hartuar disa ndryshime në Kodin Penal”.
Përfaqësuesit e Federatave të pranishme në këtë tryezë nënvizuan rëndësinë që ndryshimet mos të ngelen vetëm te Kodi Penal, por ti kushtohet një debat i madh ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me aspektin financiar, duke parë vështirësitë që ka sot sporti në Shqipëri.
Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka vlerësuar parashtrimin e disa pikave në Kodin Penal, që do të vlejnë për të parandaluar dhunën në sport. “Niveli i ekspertëve që i ka hartuar ka parashikuar disa masa që të përfshihen në Kodin Penal. Duhet të ketë një saktësim, që të mos ngatërrohet kondravajtja penale për spektatorët me pjesën sportive, Kodi Penal në asnjë rast nuk duhet të ndërhyjë në drejtësinë sportive”.
Më tej Armand Duka ka hedhur idenë edhe për krijimin e një ministrie sporti, që sipas kreut të FSHF-së do e ndihmonte shumë sportin.
“Mënyra sesi Shqipëria do ta drejtojë sportin, nëpërmjet një ministrie që ka brenda Arsimin, Rininë dhe Sportin, më duket e vështirë. Me vetëm një zëvëndës ministër që nuk ka një aparat nuk besoj se mund të prodhojmë shumë. Një zëvëndës ministër nuk mund të prodhojë as strategji për futbollin dhe as projekt ligje, kjo për faktin se nuk ka një administratë dhe nuk ka një buxhet të dedikuar. Shqipëria duhet të ketë patjetër një institucion i cili përgjigjet vetëm për sportin, gjithmonë nëse Shqipëria e ka në synim të ketë sport në këtë vend. Nëse e konsiderojmë sportin të rëndësishëm duhet të ndryshojmë qasje”.
“Ka ardhur momenti që asnjë sport të mos vijë në dyert e Ministrisë për të kërkuar lëmoshe, por të ndërtojmë një paketë ligjore që ti bëj këto sporte të zhvilluara, të kenë mundësi të mbajnë veten. Realisht kam dyshime nëse e sigurojnë mbijetesën, luftojnë shumë që të mbijetojnë. Duhet një reformë e thellë ligjore. Ne kemi bërë një draft me propozimet tona për të ndërhyrë në disa ligje gjatë tryezës që zhvilluam me Kryeministrin Rama”.
“Nëse nuk bëhet këto ndryshime në Ligjin për Sportin, Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për të ardhurat personale, Ligjin për TVSH-në dhe nxitjen e investimeve në sport. Ne nuk kemi një strategji të qeverisë shqiptare sesa Pallate Sporti do të ndërtohet në këtë vend në pesë vitet e ardhshme, sa palestra për peshngritje apo mundje e fusha futbolli. Sot në Tiranë luajnë futboll 8 mijë fëmijë. 50 fëmijë është standarti për të luajtur në një fushë, do të thotë që Tirana duhet të ketë 160 fusha futbolli. Kjo tregon situatën ku jemi sot”.
“Eliminimi i dhunës është shumë i rëndësishëm, por janë po ashtu shumë të rëndësishme edhe këto të tjerat për të pasur sport, për të pasur federata, për të pasur klube. Duhet të ndërtojmë një infrastrukturë ligjore që të zhvillohen, të rriten, dhe jo të kërkojnë lëmoshë. Për tu rikthyer ke futbolli, sporti që unë përfaqësoj sot në këtë tryezë, duhet të them se futbolli është një industri e fuqishme. Një industri që ka dhënë rezultate jo të këqija kohët e fundit, por që mund të shkojë akoma më përpara dhe ndryshime ligjore që ne kërkojmë nuk janë ndryshime për ti falur futbollit”.
“Këto janë ndryshime ligjore ku Qeveria investon për të fituar nga futbolli si industry. Nëse investohet në futboll, ato para rimerren. Nuk janë para të investuara dhe të falura. Sot nuk kemi klube të mirorganizuara, nuk jemi me një bazë ligjore të fortë. Kjo është arsyeja pse duhen bërë të gjithë ato ndryshimet që unë kam rënditur më lart. Besoj se të njëjtën gjë mendojnë edhe kolegët e mi sot në këtë sallë. Duke pasur këtu Ministren Shahini duam që ta kërkoni fort këtë ndryshim në Qeveri”.
“Ne duam më shumë vëmëndje, ne kërkojmë një institucion të dedikuar për sportin që të ketë strategji të qarta për sportin. Nëse do të ishte një institucion që ka objektiva të qarta për sportin gjithçkush do të dinte se çfarë do të bëhej. Një nga ligjet që do ta ndihmonte më shumë sportin është Ligji për Sponsorizimet. Unë kam pasur një takim me Ministren e Financave pak ditë më parë, dhe më vjen keq të them se nuk shof asnjë mundësi që ai propozim që ne kemi bërë të pranohet. Ju duke qënë nga Kosova, na sillni vetëm Ligjin e Sponsorizimit që aplikohet në Kosovë, asgjë më tepër”.
Para pak ditësh një prind goditi me shpullë mësuesin e fëmijës së tij. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal dënimi për këtë prind dhe për këdo që ngre dorë ndaj mësuesve, mjekëve, infermierëve apo personave të tjerë, do të jetë shumë i ashpër. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar sot se me miratimin e ndryshimeve në kodin penal, prindërit apo kushdo tjetër duhet të mendohet mirë para se të bëjë një gjest të dhunshëm.
Ajo thotë se këto ndryshime do të votohen në
seancën e radhës plenare, ndërsa synohet që në këtë mënyrë të shmanget dhuna e
ushtruar.
“Para pak ditësh një prind ka goditur mësuesin
e fëmijës së tij. Arsyet nuk janë të rëndësishme sepse nuk ka asnjë arsye që
kjo të ndodhë!
Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj
mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t’i shërbejë
qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin
penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës.
Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!”, shkruan Shahini.