Zbardhen ndryshimet në Kodin Penal. 3 vjet burg kush bllokon rrugët

Opozita dhe protestuesit e saj tani duhet të maten mirë para se të bllokojnë rrugët e vendit. Maxhoranca ka dërguar në kuvend propozimet e saj për të ndryshuar Kodin Penal dhe një prej pikave është që personat që bllokojnë rrugët të dënohen deri në 3 vite burg.

Një tjetër ndryshim në Kod është ai për mjekimin e pakujdesshëm të pacientëve që dënohet deri me 4 vjet burg. Neglizhenca në trajtimin mjekësor që shkakton vdekjen e pacientit, dënohet me burgim deri në katër vjet. Ndërkohë që në nenin aktual, është nga gjobë ose me burgim deri në 5 vjet.

Një nen i veçantë krijohet edhe për shkeljen e të drejtave të autorit, ku çdo vepër që  mbrohet nga e drejta e autorit dhe që shpërndahet pa pëlqimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet, dhe nëse bëhet në bashkëpunim ose në mënyrë të përsëritur, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ndryshime pëson dhe neni që parashikon dënimet për ndotjen e ajrit.  “Nëse ndotja e ajrit apo në thellësitë e tokës nga shkarkime, apo futje në përdorim të materialeve me rrezatim jonizues dhe radioaktiv, apo lëndëve toksike bëhet në zona të mbrojtura me ligj: Ndëshkimi shkon deri në 5 vjet!”

Protestë në 12 qarqe, ja rrugët që bllokohen

Opozita e bashkuar do të protestojë ditën e sotme në orën 18:00 në 12 qarqe të vendit duke bllokuar akset kryesore të qarkullimi të mjeteve.

Ish-deputetët e opozitës do të jenë bashkë me protestuesit të përqendruar në pika të ndryshme të vendit duke e cilësuar këtë protestë si shenjë e përshkallëzimit të mosbindjes civile. Bllokimi i akseve kryesore të vendit është një tjetër formë proteste e opozitës, që po zhvillohet për herë të dytë pas asaj të 25 prillit. Ja se cilat akse rrugore do të bllokohen dhe si do të jetë shpërndarja e deputetëve.

Qarku Shkodër – në kryqëzimin e rrugës në Kryebushat (ku ndan rruga për Vaun e Dejës)
(Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi)

Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit
(Isuf Çela)

Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
(Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj)

Qarku Dibër – Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos
(Xhemal Gjunkshi)

Qarku Durrës – Plepa, në hyrje të Autostradës
(Edi Paloka, Florion Mima, Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Oriola Pampuri)

Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
(Lulzim Basha, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi)

Qarku Korçë – Rruga nacionale në hyrje të Korçës
(Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli)

Qarku Fier – Rruga nacionale, Ura Mbrostar
(Luan Baçi)

Qarku Vlorë – Hyrje e superstradës Vlorë- Levan
(Nadire Meçorapaj)

Qarku Berat – Ura Vajgurore dhe dalje Beratit, Aksi Berat – Ura Vajgurore
(Astrit Veliaj)

Qarku Gjirokastër – Kryqëzim i rrugës Përmet-Tepelenë- Gjirokastër
(Tritan Shehu)

Qarku Tiranë – Tiranë, Rrethrrotullimi “Shqiponja”
(Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Grida Duma, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Valentina Duka, Genc Pollo, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Halim Kosova, Enkelejd Alibeaj)

Shpërndarja e ish-deputetëve të LSI:

Në Durrës, rrethrrotullimi i Plepave: Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi,

Në Tiranë, rrethrrotullimi Shqiponja: Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kerpaci, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho

Në Shkodër: Agron Cela

Në Lezhë: Viktor Tusha

Në Milot: Perparim Spahiu

Në Fier: Kejdi Mehmetaj

Në Elbasan: Edmond Haxhinasto

Në Korçë: Endrit Braimllari

Basha e Kryemadhi marrin vendim: Nesër bllokojmë të gjitha rrugët

Opozita nesër do të bllokojë të gjitha rrugët e Shqipërisë. Ky është vendimi i marrë sot në takimin e zhvilluar mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se nuk do të ketë asnjë tryezë dialogu me Ramën kryeministër.

Ai tha se nesër në orën 18:00,  do të bllokohet të gjitha akset kryesore në vend, një shenjë kjo e përshkallëzimit të mosbindjes civile.

“Jemi në një krizë të thellë, në një krizë politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë që edhe 24 orët e fundit vendi ndodhet në një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, atë të integrimit të vendit në BE. Shkak për këtë është krimi elektoral. Ndaj do vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër  nga ora 18:00 do nisë aksioni në të gjithë vendin për bllokimin e akseve më të rëndësishme rrugore, si një shenjë e mosbindjes  civile. Paradite në orën 11:00, do shpalosim, së bashku me koalicionin opozitar detyrat e qeverisë transitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do flasim edhe për platformën tonë që do iu prezantojmë shqiptarëve.

Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës sonë të bashkuar, mazhorancës  së re. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm, që do e çojë në krijimin e qeverinë tranzitore  për realizimin e zgjedhjeve të ndershme”,  tha Basha.

LIVE – Komunikim me median

LIVE – Komunikim me median

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 1 mai 2019
Skip to toolbar