Basha e Kryemadhi marrin vendim: Nesër bllokojmë të gjitha rrugët

Më të fundit


Opozita nesër do të bllokojë të gjitha rrugët e Shqipërisë. Ky është vendimi i marrë sot në takimin e zhvilluar mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se nuk do të ketë asnjë tryezë dialogu me Ramën kryeministër.

Ai tha se nesër në orën 18:00,  do të bllokohet të gjitha akset kryesore në vend, një shenjë kjo e përshkallëzimit të mosbindjes civile.


“Jemi në një krizë të thellë, në një krizë politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë që edhe 24 orët e fundit vendi ndodhet në një krizë totale të procesit më jetik për Shqipërinë, atë të integrimit të vendit në BE. Shkak për këtë është krimi elektoral. Ndaj do vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër  nga ora 18:00 do nisë aksioni në të gjithë vendin për bllokimin e akseve më të rëndësishme rrugore, si një shenjë e mosbindjes  civile. Paradite në orën 11:00, do shpalosim, së bashku me koalicionin opozitar detyrat e qeverisë transitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do flasim edhe për platformën tonë që do iu prezantojmë shqiptarëve.

Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës sonë të bashkuar, mazhorancës  së re. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm, që do e çojë në krijimin e qeverinë tranzitore  për realizimin e zgjedhjeve të ndershme”,  tha Basha.

LIVE – Komunikim me median

LIVE – Komunikim me median

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 1 mai 2019



Skip to toolbar