Një i burgosur i dënuar me 73 vjet e 10 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike ka tentuar të arratiset në një mënyrë që mund ta imagjinonim vetëm në filmat e Hollywood-it.
Ai është maskuar si e bija 19-vjeçare duke vendosur paruke, një maskë silikoni dhe duke mbajtur veshjet e saj. Video e maskimit u bë publike për mediat nga vetë autoritetet e burgut në Rio de Janeiro, ku tregoni se si i hiqnin trafikantit paruken, një maskë silikoni, recipetat dhe bluzën me të cilat ishte maskuar.
42-vjeçari Clauvino da Silva, vendosni të vinte në funksion planin e tij të arratisjes pasi e bija kishte ardhur për ta vizituar në burg. Trafikanti po planifikonte të linte vajzën e tij në qeli dhe të dilte vetë. Sipas zyrtarëve, vajza mund të akuzohet për bashkëpunim gjatë tentativës për arratisje.
Megjithatë plani i tij për arratisje nuk zgjati shumë, pasi u zbulua nga rojat e burgut, nga pamja e tij e dyshimtë. Kjo nuk është hera e parë që një i dënuar lë një të afërm në qeli, ndërsa vetë kërkon të arratiset. Vitin e shkuar, një person nga Peruja, drogoi vëllain e tij binjak gjatë vizitës së këtij të fundit dhe e la atë të kryente dënimin në vend të tij. I burgosuri u kap më shumë se një vit pas arratisje.
Një film i denjë për
Hollywood, kështu është cilësuar grabitja e arit që u bë në aeroportin e San
Paolos në Brazil. Në një kohë rekord prej 2 minuta e 30 sekonda, 8 persona të
armatosur arritën që të merrnin 750 kilogram ar.
Ajo që bie në sy është
ngjashmëria e kësaj vjedhje me atë të ndodhur në prill në aeroportin e Rinasit
në Tiranë.
Këtë ngjashmëri nuk ka hezituar ta theksojë edhe CNN, që në një shkrim të saj cilëson “ Grabitësit ishin veshur si agjentë, erdhën me një mjet që ngjante me mjetet e policisë federale të Brazilit, dyshohet se kanë pasur akses në informacionin e brendshëm rreth operacioneve të aeroportit dhe nën kërcënimin e armëve arritën të vidhnin një sasi të madhe ari që kishte një vlerë mbi 40 milionë euro.”
Ky përshkrim është thuajse i njëjtë me ngjarjen
e ndodhur në Rinas, ku “autorët ishin maskuar si policë, erdhën me një fugon me
mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, dyshohet se kishin informacion të brendshme në
lidhej me transportin e parave dhe e gjithë vjedhja u krye në një kohë rekord në
më pak se 4 minuta.”
Dy skena shumë të ngjashme grabitje, por që në atë të Rinas rezultoi me vrasjen e kreu i bandës, Admir Murataj.
Brazili është shpallur fitues i Copa America pasi mundi në finale Perunë, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 3-1. Finalja e madhe u zhvillua në Rio De Janiero, në stadiumin ‘Maracana’, aty ku vendasit treguan edhe njëherë se janë zotër të futbollit në Amerikën Latine. Heroi i ndeshjes ishte Gabriel Jesus, ai që asistoi golin e parë dhe shënoi të dytin, që vlejti për fitoren e ndeshjes dhe të trofeut të Copa America. Megjithatë, sulmuesi nuk arriti të shijonte deri në fund suksesin gjatë ndeshjes, pasi në mesin e pjesës së dytë doli nga fusha e lojës me të kuq.
Brazili e ka mbyllur në avantazh me rezultatin 2-1 pjesën e parë në finalen e Copa America, ndaj Perusë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tite, e ka nisur mirë takimin, duke gjetur golin vetëm pas 15` lojë. Ka qenë një aksion i bukur i nisur në krahun e djathtë, me Gabirel Jesus që është afruar në kufjitë e zonës së rreptësisë me topin në këmbë.
Më pas sulmuesi ka gjetur hapësirë dhe ka gjuajtur në krahun tjetër të zonës, aty ku Everton i lënë pa mbulim nga mbrojtja peruane nuk e ka pasur aspak të vështirë të shënoi golin e avantazhit.
Pas golit skuadra e Tites arrin të jetë dominuese në fushën e lojës, ndërsa kundërshtari tregohet i kujdesshëm për të mos lejuar më gabime si në golin e parë. Me gjithë tentativat e herë pas hershme të Brazilit, gjuajtjet e pastra drejt portës ishin vetëm dy, çka bëri që dhe rezultati të mos ndryshonte.
Por, ishte Peruja ajo që rriti presionin në minutat e fundit të pjesës së parë, dhe pas një prekje të topit me dorë, arbitri akordon penallti pasi konsultohet me VAR. Roberto Guerrero nuk gabon nga pika e bardhë duke mposhtur Alison, dhe barazuar shifrat përkohësisht gjatë pjesës së parë.
Por, Gabriel Jesus arrin të shënojë golin e avantazhit vetëm disa sekonda para se arbitri të dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë.
Gjatë pjesë së dytë gjërat mund të përkeqësoheshin për Brazilin, pasi autori i golit të dytë dhe i asistit në të parin Gabriel Jesus u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke dalë nga fusha e lojës me të kuq. Megjithatë, trajneri Tite ndryshoi skemën pas këtij momenti duke larguar forcat në sulm dhe rritur përqëndrimin në mbrojtje dhe mesfushë. Kështu, Selecao i shkoi deri në fund takimit duket ruajtur të pandryshuar rezultatin, madje duke shënuar dhe golin e tretë me Richarlison në minutën e 88′. Për rrjedhojë shpallet fitues i këtij edicioni të Copa America, duke shkurorëzuar Chilin.
Ndërkohë, të shtunën Argjentina mundi Chilin për vendin e tretë në kompeticionin e këtij sezonit të Copa America, ku fitorja ndaj kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni, u shoqërua me shumë tension, aq sa Lionel Messi mori kartonin e dytë të kuq të karrierës së tij si lojtar.
Brazili e ka
mbyllur në avantazh me rezultatin 2-1 pjesën e parë në finalen e Copa America,
ndaj Perusë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tite, e ka nisur mirë takimin, duke
gjetur golin vetëm pas 15` lojë. Ka qenë një aksion i bukur i nisur në krahun e
djathtë, me Gabirel Jesus që është afruar në kufjitë e zonës së rreptësisë me
topin në këmbë.
Më pas sulmuesi ka
gjetur hapësirë dhe ka gjuajtur në krahun tjetër të zonës, aty ku Everton i lënë
pa mbulim nga mbrojtja peruane nuk e ka pasur aspak të vështirë të shënoi golin
e avantazhit.
Pas golit skuadra e
Tites arrin të jetë dominuese në fushën e lojës, ndërsa kundërshtari tregohet i
kujdesshëm për të mos lejuar më gabime si në golin e parë. Me gjithë tentativat
e herë pas hershme të Brazilit, gjuajtjet e pastra drejt portës ishin vetëm dy,
çka bëri që dhe rezultati të mos ndryshonte.
Por, ishte Peruja
ajo që rriti presionin në minutat e fundit të pjesës së parë, dhe pas një
prekje të topit me dorë, arbitri akordon penallti pasi konsultohet me VAR.
Roberto Guerrero nuk gabon nga pika e bardhë duke mposhtur Alison, dhe barazuar
shifrat përkohësisht gjatë pjesës së parë.
Por, Gabriel Jesus
arrin të shënojë golin e avantazhit vetëm disa sekonda para se arbitri të dërgonte
lojtarët në dhomat e zhveshjes për pushimin e pjesës së parë.
Ndërkohë, të shtunën
Argjentina mundi Chilin për vendin e tretë në kompeticionin e këtij sezonit të
Copa America, ku fitorja ndaj kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni, u shoqërua
me shumë tension, aq sa Lionel Messi mori kartonin e dytë të kuq të karrierës së
tij si lojtar.
Brazili mund të mbetet pa trajner pas finales
së Copa America. E përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar një artikull në
versionin ‘online’, ku shkuran se trajneri aktual i “Selecao”, Tite, mund të
japë dorëheqjen edhe nëse Brazili fiton Copa America ndaj Perusë të dielën. Arsyeja
e këtij vendimi mund të jetë mospërputhja e ideve me drejtuesin e ri të Federatës
së Futbollit në Brazil, lidhur me projektet sportive që ka Rogerio Caboclo.
Gjithashtu, largimi i disa anëtarëve të
stafit të tij drejtues, është një tjetër arsye më shumë, pse Tite mund të
largohet nga bankina e Brazilit pas ndeshjes të së dielës. Pas ndryshimeve në
radhët e drejtuesve të federatës, Tite është rikonfirmuar në krye të bankinës nga
presidenti i ri. “Kemi besim te puna e trajnerit, do të ketë një mandat të përhershëm”,
janë shprehur drejtues të CBF.
Por Tite nuk është shprehur ende për të
ardhmen. Sipas mediave, ai pritet të flasë të shtunën në konferencën për shtyp
një ditë para ndeshjes me Perunë. Trajneri Tite erdhi në krye të Brazilit, por
jo gjithçka ka shkuar mirë. Dështimi në Kupën e Botës të Rusisë një vit më parë,
polemikat e Neymar dhe cilësia e ekipit, kanë rritur presionin ndaj trajnerit
brazilian, që ndoshta me fitoren e mundshme të Copa America, largimi i tij nga
bankina do të ishte me nder.
Peruja ëahtë finalistja e dytë e Copa America pasi fitoi ndaj Chilit të enjten në gjysmëfinale. Skuadra peruane ka dominuar takimin gjatë gjithë ndeshjes duke shkurorëzuar kampionët në fuqi të këtij kompeticioni. Seria e golave në fitoren 3-0 të Perusë nisi në minutën e 21. Ishte Flores që kaloi të tijë në avantazh, ndërsa 17′ më vonë Yotun dyfishoi për Perunë.
Chili mundohet të reagojë por skuadra kampione në fuqi e Copa America nuk arriti të ishte e rrezikshme sa duhet në portën kundërshtare. Në pjesën e dytë Guerrero shënon golin e tretë në mimutat shtesë të takimit, duke kaluar në finalen e madhe të Copa America. Përballë Perusë në finale do të jetë Brazili që të mërkurën eleminoi në gjysmëfinale me shumë polemika Argjentinën.
Skuadra e Leo Messit ka akuzuar arbitrin e ndeshjes për dy penallti të padhëna, ndërsa ankimi zyrtar është bërë në organizatën më të lartë të futbollit të Amerikës Latine. Megjithatë, Argjentina do të luajë kundër Chilit të dielën për vendin e tretë, ndërsa Brazili dhe Peruja do të diskutojnë trofeun e Copa America.
Brazili ka kaluar pa pengesë Perunë në
ndeshjen e tretë në grup, në takimet e Copa America, që janë duke u zhvilluar në
kontinentin e Amerikës së Jugut. Skuadra e drejtuar nga Tite ka fituar 5-0 ndaj
Perusë, teksa seria e golave është hapur në minutën e 12`. Isthe Casemiro që shënoi
nga brenda zonës me kokë, pas ekzekutimit të një goditje dënimi.
Shtatë minuta më vonë për Brazilin dyfishon
Firmino, që ka realizuar ndoshta golin spektakolar të karrierës së tij. Ishte minuta
e 19` e sfidës, kur portieri vendas nis një top nga brenda zonës, por sfera përplaset
në trupin e Firminos dhe topi fluturon drejt portës, aty ku ndalet nga shtylla,
e cila e rikthen përsëri në këmbët e Firminos që e dërgon në rrjetë.
Goli i tretë për Brazilin erdhi në minutën e
32` nga Everton, pas një kombinim perfekt me Coutinho. Shifrat do ti katërfishonte
Alvesh që realizoi pas pushimit të pjesës së dytë, ndërsa William në fund të
ndeshjes vulosi rezultatin në 5-0. Brazili kryeson Grupin A në Copa
America duke lënë pas Venezuelën, që
mundi Bolivinë me rezultatin 3-1.
Seleçaot janë ekpi pretendent për të triumfuar në këtë kompeticion, ndërkohë që Argjentina nuk e ka nisur mirë kompeticionin, pasi deri më tani ka marrë vetëm një pikë në fazën në grupe.
Brazili e ka nisur në mënyrën më të mirë të
mundshme turneun e Copa America, pasi ka mundur Bolivinë në ndeshjen e parë të këtij
kompeticioni. Ka qenë Filipe Coutinho ai që ka hapur serinë e golave, duke
gjetur rrjetën në minutën e 50`, pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Një prekje topi me dorë nga një nga lojtarët
vendas nuk kishte dyshim për arbitrin e ndeshjes, i cili akordon penallti, që shndërrohet
në gol nga Coutinho.
Tre minuta më vonë, pas një aksioni model të
lojtarëve të Brazilit, është Firmino që nga brenda zonës i jep një kros
Coutinhos, dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë të shënoi edhe golin e dytë të
ndeshjes.
Pesë minuta më vonë, Everton shënon golin e
tretë duke vulosur rezultatin në 3-0 për Brazilin, që i bën një nisje të mbarë
Copa America.
Me fitoren e mëngjesit të kësaj të shtune, Brazili mban vendin e parë në Grupin a, ndërsa takimin e radhës skuadra “Selecao” e luan kundër Venezuelës. Peruja dhe Bolivia janë gjithashtu pjesë e këtij grupi, që ka si favorit për të vijuar në fazën e mëtejshme pikërisht Brazilin.
Brazili i heq shiritin e
kapitenit Neymar dhe gradon Dani Alves. Ky është lajmi i publikuar sot nga
mediat ndërkombëtare, të cilat raportojnë se vendimi merr fuqi prej ndeshjeve të
radhës në Copa America.
Vendimi është marrë nga
trajneri Tite, i cili ka ka pasur parasysh situatën e tetë muajve të fundit të
Neymar te Paris Saint-Germain, por mbi të gjitha duke marrë parasysh situatën disiplinore
të 27-vjeçarit.
Neymar është pezulluar nga
komisionet disiplinore në Francë, pasi u përfshi në një incident me tifozët në
finalen e Cuope de France, që PSG humbi ndaj Rennes.
Por nuk është vetëm ky
incidenti i vetëm, mediat kanë raportuar se braziliani ka pasur edhe incidente
me shokët e tij te Paris Saint-Germain në dhomat e zhveshjes.
Duke pasur parasysh këto situata,
trajneri i Brazilit ka vendosur t`i heq shiritin e kapitenit sulmuesit, për ta
kaluar atë në krahun e Dani Alves, brazilianit tjetër të PSG.
Alves, 36 vjeç, gjithashtu do
të udhëheqë Brazilin në miqësoret kundër Katarit dhe Hondurasit. Copa America
zhvillohet në Brazil nga 14 qershor deri më 7 korrik, me pritësit që ka Bolivinë,
Venezuelën dhe Perunë në Grupin A.