Komisioni i Disiplinës publikoi
vendimet për aktivitetin e futbollit në vend zhvilluar në fundjavë. Vllaznia do
t`i luajë dy ndeshjet e ardhshme në kampionat pa trajner në bankinë, dhe me
mbylljen e tribunës VIP për dy ndeshje. Për dënimin e trajnerit është bërë
shkak protesta ndaj arbitrit në ndeshjen kundër Bylis të hënën.
Trajneri maqedonas Mirsad Jonuz
u fut në fushën e lojës në përfundim të pjesës së parë, duke i kërkuar llogari
arbitrit të ndeshjes për akordimin e një goli në favor të Bylis, por që u
kontestua nga ekipi vendas. Ndërkohë, për mbylljen e tribunës VIP për dy
ndeshjet e radhës është bërë shkak hedhja e sendeve të forta në fushë, në shenjë proteste kundër vendimit
të arbitrit, që e quajti të rregull golin e Bylis.
Ndërkohë, ekipi i Teutës është dënuar
me 50.000 lekë gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Komisioni i
Disiplinës ka dhënë shumë masa ndëshkimore për lojtarët e ekipeve të moshave,
kryesisht për shkak të dhunës ndaj lojtarëve kundërshtarë dhe sjelljes së
gabuar në fushë.
Më
poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.
1. KF Teuta për sjellje te
gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën
50.000 Leke.
2. KF Vllaznia per sjellje te
gabuar te spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit te fushës, ne baze te
Nenit 65/3/c dhe Nenit 10/1/j të KDS urdhërohet te mbylle pjesërisht stadiumin
“Loro Boriçi” Shkodër përkatësisht sektorin A, B dhe VIP për 2(dy) ndeshje.
3. Trajneri i KF Vllaznia Mirsad
Jonuz për protestë me ndaj vendimeve të arbitrit, në baze te Nenit 55/2 të KDS
dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.
4. KF Shkumbini per sjellje të
gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/4/a te KDS dënohet me gjobë në masën
50.000 Leke.Ne zbatim te Nenit 116/1 te KDS gjoba do te aplikohet ne masën 50%.
5. Çeljen e hetimit disiplinor
per ndeshjen Erzeni -Korabi.
6. Zyrtari i KF Erzeni, Altin
Keçi per sjellje te gabuar ndaj zyrtareve te ndeshjes ne bazë te Nenit 19/1
48/2/a dhe Nenit 91 te KDS i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes ose stolin
e rezervave si dhe territorin përreth fushës se lojës deri ne marrjen e nje
vendimi përfundimtar nga Komisioni Disiplines.
7. KF Lushnja per sjellje të
gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/4/a te KDS dënohet me gjobë në masën
50.000 Leke. Ne zbatim te Nenit 116/1 te KDS gjoba do te aplikohet ne masën
50%.
8. Lojtari i FC Internacional
Kipjon Peti per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te
KDS dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9. Lojtari i KF Ada Raid Ymeri
per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet
me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Ekipi i KF Kamza në bazë të
Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e
lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës
Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
11. Lojtari i KF Kelcyra Saimir
Kule per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes dhe kundërshtarit ne baze
te Nenit 48/1/b, 47/1/f dhe Nenit 31/1 te KDS dënohet me përjashtimin perjete
nga cdo aktivitet futbollistik.
12. Lojtari i KF Kelcyra
Aristidh Coli per sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/f
te KDS dënohet me përjashtim perjete nga aktiviteti futbollistik.
13. KF Selenica per mosparaqitje
ne ndeshjen kundër KF Albpetrol ne baze te Nenit 89/2/d te Rregullores se FSHF
, Nenit 30/1 te KDS, humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i zbriten 3
pikë në klasifikimi prej pikëve te grumbulluara. KF Selenica ne baze te Nenit
12/1 te KDS paralajmërohet se ne rast te përsëritjes se shkeljes, ne baze te
nenit 89/2/e te Rregullores se FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do
zbresë nje kategori me poshtë.
14. Lojtari i KF Gramozi Gazment
Spaho për provokim te publikut ne baze te Nenit 52/1 te KDS dënohet me 2(ndeshje)
pezullim nga aktiviteti futbollistik.
15. Çeljen e hetimit disiplinor
per ndeshjen Butrinti – Oriku.
16. Lojtari i FK Partizani U-19
Elvis Çela per sjellje josportive ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d
dënohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
17. Lojtari i Akademia AAS U-19
Sidrit Zylja per ofendim ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te nenit 48/1/a te
KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
18. Lojtari i KF Besa U -19
Flavio Meçja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te
KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
19. Lojtari i KF Besa U-19
Alfonso Ligeja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e
te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
20. Lojtari i KF Apollonia
U-19Arber Hebeja per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e
te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
21. Lojtari i KF Apollonia U-19
Albi Gjolena per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te
KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
22. Lojtari i KF Apollonia U-19
Ersildjo Asllanaj per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit
47/1/e te KDS denohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
23. KF Shkodra U-17 në bazë të
Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te dështimit ne
përmbushjen e pergjesive per zhvillimin lojës, do të jetë subjekt i masave
disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të
FSHF.
24. Lojtari i KF Besa U-17 Myler
Harxholli për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS
denohe me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
25. Lojtari i Football Republic
Frenki Shahaj per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te
KDS denohe me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
26. Ekipi i FK Kukesi U-19 per
dështim ne organizimin e ndeshjes kundër KF Spartaku ne baze te Nenit 30/1 te
KDS dhe ekipi i Kukësi humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe – 3
pike nga klasifikimi.Ne baze te Nenit 12 te KDS dhe Nenit 86/e ne rast se
përsëritet ky veprim ekipi do te zbresë nje kategori me poshtë.
27. Ekipi i FK Kukesi U-17 per
dështim ne organizimin e ndeshjes kundër KF Spartaku ne baze te Nenit 30/1 te
KDS dhe ekipi i Kukesi humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3-0 dhe – 3
pike nga klasifikimi.Ne baze te Nenit 12 te KDS dhe Nenit 86/e ne rast se
perseritet ky veprim ekipi do te zbresë nje kategori me poshtë.
28. KF Bylis U-17 per
mosparaqitje ne ndeshjen kundër Football Republic ne baze te Nenit 86/2/d te
Rregullores se FSHF , Nenit 30/1 te KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet
ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e
grumbulluara.Ekipi i KF Bylis U-17 ne baze te Nenit 12/1 te KDS paralajmërohet
se ne rast te përsëritjes se shkeljes, ne baze te nenit 86/2/e te Rregullores
se FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë nje kategori me
poshtë.
29. Zyrtari i KF Tomori U-15
Perparim Kovaçi per sjellje josportive ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te
Nenit 48/2/a te KDS dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti
futbollistik.