Tirana në “tapet”, Bylis merr kreun

AKTUALITET


Fitorja e pak ditëve më parë ndaj Laçit krijoi përshtypjen se Tirana la pas humbjet. Në fakt, nuk zgjati më shumë se tre ditë festa bardheblu, pasi Bylis e prishi atë. Të mërkurën në mesditë u luajtën ndeshjet e javës së nëntë të Superligës, të fundit e fazës së parë. Bylis priti në Shtëpi Tiranën duke fituar me rezultatin 3-1.

Gjithçka nisi mirë për mallakastriotët që shënuan gol që në minuan e pestë të takimit me Jurgen Goxhaj. Ish-mbrojtësi i Tiranës realizoi në të 5` me kokë, pas një goditje këndi. Goli i dytë për Bylis u realizua nga Guindo, i cili përfitoi nga një gabim i Idi Bathës duke gjetur rrjetën në të 25`. Me nisjen e të dytës Tirana është më kërkuese në fushën e lojës. Dyshja Ngoo-Dunga jep rezultat, kur në të 65` vjen dhe goli.


Një asist i bukur nga e djathta e Ngoo gjen Dungën, që pranë kuadratit dërgon topin në rrjetë duke mposhtur Isli Hidin. Por, Bylis nuk u ndal me kaq. Qershia mbi torë ishte supergoli i Celis. Në të 70`, sulmuesi mori arriti të kontrollojë një top jashtë zone, dhe me të djathtë shënon një eurogol në portën e Tiranës. Ky gol vulosi fitoren e Bylis, që me tre pikët ngjitet përsëri në vendin e parë të renditjes me 16 pikë, ndërsa Tirana zbret në vendin e katërt me 14 pikë.




Skip to toolbar