Negociatat hapen, por datën e kemi vetë në dorë

Bundestagu gjerman pritet të votojë pro autorizimit të qeverisë Merkel për t’i hapur negociatat Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi grupi më i madh parlamentar, i qeverisë gjermane votoi të martën në 24 shtator Rezolutën, që rekomandon hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Gjermania, si mbështetësja kryesore dhe udhëheqëse e procesit të integrimit të Shqipërisë, vendosi 9 kushte. Realstory.al, paralajmëroi se janë kushte për kapitujt, pra për fazën e takimeve ndërministeriale të qeverisë shqiptare me Komisionin Europian. Tashmë për këtë, vjen dhe konfirmimi nga Bundestagu në Gjermani. Ndonëse janë 9 kushte në total, CDU/CSU, kërkon që Shqipëria të plotësojë të paktën tre nga kushtet, për të mbajtur tryezën e parë të bisedimeve me BE për integrimin, pra PAS hapjes së negociatave.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe miratimi i Reformës Zgjedhore. Këto janë tre kushtet e para që i japin mundësi Shqipërisë që në fillim të vitit 2020, të ulet për bisedime me vendet anëtare të BE për të diskutuar kapitujt. “Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 tetor, vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Shqipëria të ketë ngritur Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe miratimi i Reformës Zgjedhore”, thuhet në tekstin e publikuar në faqen zyrtare të Bundestagut. Sipas Taulant Ballës këto tre kushte duhen plotësuar brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm.

Dy nga kushtet duket se do të plotësohen së shpejti, pasi Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë në fazën e fundit të krijimit. Reforma Zgjedhore, është ajo që mund të krijojë ngërç. Mazhoranca, opozita në parlament dhe ajo jashtë parlamentit treguan vullnet për të realizuar këtë reformë sa më parë. Por, opozita jashtë parlamentit kërkon që kjo reformë të hartohet nga ekspertë të saj dhe të mazhorancës, duke përjashtuar opozitën në parlament.

Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni, deklaruan në “Real Story”, e do të përdornin dhe “veton”, nëse reforma do të imponohet. Ndaj, kjo dilemë mund të jetë e vetmja pengesë reale, që pas 18 tetorit, Shqipëria të ketë mundësi për caktimin e datës për tryezën e parë të negociatave. Edhe të Gjelbërit në Bundestag mbështesin pak a shumë kërkesat e CDU/CSU, që negociatat të hapen, por data të përcaktohet pasi të plotësohen tre kushtet kryesore; avancimi i mëtejshëm i Vettingut, krijimi i strukturave të reja të drejtësisë dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pavarësisht kushteve, lajmi i mirë është se Shqipëria do të ketë “PO” për negociatat. Gjithashtu, lajmi i mirë është dhe fakti, që dy nga tre kushtet, që pengojnë vendosjen e datës për negociatat, janë mundësisht të realizueshëm deri në fund të muajit tetor. I treti, Reforma Zgjedhore, i mbetet në “fushë” politikës, opozitës në parlament dhe asaj jashtë parlamentit përfshirë dhe mazhorancën, për të treguar vullnetin e përbashkët: “Për Shqipërinë europiane”. /Realstory.al./

Rama pret delegacionin e CDU (Basha pranoi se ‘do sillemi si politikë europiane’)

Një përfaqësi e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, e udhëhequr nga nënkryetarja e këtij grupi për Europën Katja Leikert, kanë zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe ministret Elisa Spiropali dhe Etilda Gjonaj. Takimi është zhvilluar në zyrën e kreut të qeverisë Edi Rama, ndërkohë që lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale Elisa Spiropali. ‘Me nënkryetaren e Grupit Parlamentar CDU/CSU për Europën, Katja Leikert, dhe delegacionin nga Bundestag-u gjerman”, ka shkruar Spiropali në rrjetet sociale.

Në fakt, ky tekst dhe foto e përbashkët është i vetmi detaj nga ky takim, ndërkohë që nuk dihet axhenda apo çfarë është biseduar gjatë këtij takimi. Megjithatë, duket se nuk është rastësi një takim i tillë, pasi ditët e fundit në vendin tonë, kryesisht nga opozita dhe kreu i PD Lulzim Basha, po ‘promovohet’ partneriteti me gjermanët dhe mbështetja e CDU/CSU. Kjo mbështetje ka marrë trajta idesh në shpalljen e Gjermanisë si “Partner Strategjik”, ide të cilën e ka promovuar ish-deputeti PD, Kastriot Islami.

Ndërkohë, Lulzim Basha, i mbetur pa mbështetje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, gjë të cilën e ka konfirmuar pikërisht shkrimi i Kastriot Islamit dhe vetë kreu i PD në një intervistë për Syri.net. ku foli për vizitë në SHBA por s`përmendi asnjëherë DASH, ka theksuar ‘mbështetjen e CDU/CSU’, në publik si ‘aleatët që do t`i japin zgjidhje krizës’.

Këtë qëndrim, Basha e mbajti dhe të martën në mesditë gjatë një dalje për mediat, ku la të kuptohet se do të pranonte ‘dialogun me Ramën’ me ndërmjetësimin e CDU/CSU, pasi deklaroi se “vendi mund të shkojë dhe do të shkojë drejt BE, duke u sjellë si një vend europian, duke u sjellë si një shoqëri europiane, si një politikë europiane”. Megjithatë, nuk mund të thuhet ende se prania në Tiranë e delegacionit gjerman, është shenjë e konfirmimit të tërheqjes së Bashës nga pozicioni i ‘mospranimit’ të dialogut me Kryeministrin Rama.

Ursula dhe 7 fëmijët: Gjermanja njerëzore, që pason “pijanecin” Juncker

Me 383 vota ‘pro’, 327 ‘kundër’ dhe 22 ‘abstenim’, Ursula von der Leyen është zgjedhur nga deputetët e Parlamentit Europian  në postin e Presidentetes së Komisionit Europian. Në këtë detyrë, Ursula von der Leyen pason Presidentin aktual të KE, Jean-Claude Juncker. 60-vjeçarja, që aktualisht mban postin e Ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, është e para femër që do të drejtojë Komisionin Europian, që pas krijimit të tij.

Kush është Ursula von der Leyen?!

Aktualisht ajo mban postin e Ministrses së Mbrojtjes së Gjermanisë, pozicion në të cilin u emërua në vitin 2013 nga Kancelarja gjermane Anglea Merkel. Von der Leyen do të vendoste gjithashtu një standard të ri në politikën gjermane, pasi u bë e para femër në 2013 që pranoi postin e Ministrses së Mbrojtjes. 60-vjeçarja e lindur në Bruksel, është një nga aleatet e afërta të kancelares Merkel, dhe për shumë kohë, ajo është menduar se do të ishte pasardhësja e Merkelit në Gjermani.

Megjithatë, Ursula von der Leyen ka hyrë vonë në politikë, por për të, politika nuk është diçka e panjohur. Babai i saj, Ernst Albercht, ka qenë ish-Kryeministër për rajonin e Saksonisë dhe ish drejtor në Komisionin Europian. Në moshën 13-vjeçare Von der Leyen u  shpërngul nga Brukseli në Gjermani me familjen e saj. Ajo vazhdoi studimet në fushën e ekonomisë, në Shkollën Ekonomike të Londrës, ndërsa më pas ka ndjekur dhe një shkollë në fushën e mjekësisë, Gjinekologji, në Hanover. Shefja e re e Komisionit Europian ka gjuhë amtare frëngjishten dhe atë gjermane (të parën e ka mësuar gjatë kohës që ka jetuar në Bruksel), ndërkohë që është e martuar dhe ka 7 fëmijë.

Në fakt, kjo është diçka e rrallë për një femër evropiane në një vend si Gjermania, ku lindshmëria mestare është 1.59 fëmijë për grua. Ursula von der Leyen hyri në politikë në moshën 43 vjeçre, dhe ka qenë anëtare e Partisë Konservatore të Kristian Demokratëve të Merkel (CDU) që prej nisjes së karrierës së saj politike. Ajo ka mbajtur poste të ndryshme politike në rajonin e Hanoverit midis viteve 2001 dhe 2004, ndërsa më pas u zgjodh në parlamentin e Saksonisë së Ulët, përpara se të bëhej ministër për çështjet sociale, gratë, punët e familjes dhe shëndetin.

Von der Leyen u katapultua në skenën politike gjermane në vitin 2005, kur Merkel e emëroi ministre federale për çështjet e familjes, të moshuarit, gratë dhe të rinjtë. Katër vjet më vonë, ajo u zgjodh në Bundestag, ose parlamenti federal. Ajo ishte ministre federale e punës dhe çështjeve sociale deri në vitin 2013, kur u bë ministre e mbrojtjes. Megjithatë, Von der Leyen ka pasur shpesh kritika në Gjermani, për lidhjen e kontratave të dyshimta me dy firma konsulence, gjë të cilën e ka pranuar më vonë. Në vitin 2015, ndaj saj janë ngritur dhe akuza për plagjiaturë në tezën e doktoraturës, por ajo e refuzoi duke kërkuar që doktoratura e saj të rishqyrtohej nga një komision i pavarur.

Një ditë para votimit të kandidaturës së saj për presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi mbështetjen e saj për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE. Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht” , u shpreh Von der Leyen në përgjigjen që i ktheu deputetëve të Parlamentit Europian, pas një kërkese të tyre në lidhje me mendimin e saj për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.

Javanews: Këshilltari fallco i CDU që shet gënjeshtra në Tiranë

Tetë muaj më parë, Dr. Martin Henze do të zhvillonte një tryezë të rrumbullakët në Tiranë me Partinë Demokratike. Në krye të tryezës qëndronte mysafiri nga Berlini dhe kryetari Lulzim Basha. Ai u prezantua para publikut si Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU. Bëhet fjalë për partinë kryesore gjermane, Unionin Kristian Demokrat të Angela Merkel.

Zoti Henze do të bëhej i njohur sërish për publikun shqiptar vetëm tri ditë më parë. Duke komentuar situatën politike në Shqipëri, ai u shpreh se Edi Rama do të jetë së shpejti para gjykatave ndërkombëtare si i akuzuar.

Ky postim, por dhe marrëdhënia e tij e ngushtë më Partinë Demokratike, do të mjaftonin që media pranë opozitës joparlamentare t’i bënin jehonë ‘lajmit të fortë’.

Por kush është Dr. Martin Henze? Përmes kërkimeve në gjuhët gjermane dhe angleze, JavaNews.al nuk gjeti asnjë rezultat në internet, ku ai të figuronte si anëtar i CDU, aq më tepër kryetar i ndonjë forumi zyrtar të partisë në fjalë apo këshilltar i tyre.

Nisur nga të dhënat e pakta, JavaNews.al komunikoi përmes postës elektronike me partinë CDU, e cila sot drejtohet nga zonja Annegret Kramp-Karrenbauer.

Përgjigja ishte shokuese!

Nën/zëdhënësi i CDU, zoti Bülend Ürük bëri kërkimet e nevojshme dhe u përgjigj për JavaNews.al se Dr. Martin Henze është i panjohur për Unionin Kristian Demokrat.

“I nderuar zotëri,

Ju falenderojmë për kërkesën tuaj. Zoti Martin Henze është i panjohur për CDU Gjermani.

Ai nuk është një këshilltar i CDU, aq më pak i Annegret Kramp-Karrenbauer, liderë e Unionit Kristian Demokrat, apo i Presidiumit, apo i Bordit Kombëtar Federal të CDU.

Ne nuk e njohim këtë person” – është përgjigja e CDU në Berlin ekskluzivisht për JavaNews.al

Për ta konfirmuar qartësinë e identitetit, zyrtari gjerman telefonoi pranë JavaNews.al duke kërkuar edhe njëherë emrin e saktë të zotit Henze.

Për t’i ardhur në ndihmë, redaksia jonë i dërgoi profilin e Twitter ku Henze ka bërë deklaratën si dhe disa shkrime me foton e tij, të publikuara në portalet shqiptare.

Përgjigja zyrtare e CDU ishte e njëjtë duke theksuar se ai mbetet i panjohur për ta.

Arsyet përse zoti Henze është paraqitur nga Partia Demokratike si këshilltar i Angela Merkel janë të qarta, por pozicioni i tij i rremë tashmë ka dalë në dritë pas kontakteve që JavaNews.al pati me zyrat e CDU.

CDU ndryshon deklaratë, tani mbështet negociatat. Gutting: Jo molotov demokracisë

Vetëm një ditë pas deklaratës së bërë nga zëvendës kryetari i CDU-së, Johann David Wadephul, ka ardhur të premtem një tjetër qëndrim nga CDU për reformat në Shqipëri dhe ecurinë e saj drejt integrimit evropian.

Anëtari i Presidencës së CDU-së, Olaf Gutting në deklaratën e tij shpreh  një qëndrim krejt ndryshe nga Wadephul.

Gutting thotë se duhet përshëndetur progresi i prekshëm i Shqipërisë dhe rekomandimi i KE-së për negociatat, ndërsa shton se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë dhe probleme për të zgjidhur. Pro ai dënon molotovët e opozitës.

Deklarata plotë e Olaf Gutting

Para së gjithash Shqipëria është miku ynë dhe partneri ynë dhe nuk do ta harrojmë kurrë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE-së në rajon, bazuar në të gjithë anketat e Bashkimit Europian. Kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë dhe perspektivën për pranimin në BE. Me ndihmën e KfË, por jo vetëm, ne kemi

investuar në këtë vend, gjë që bëri të që Shqipëria të ketë një progres të mahnitshëm nga diktatura tek anëtarësimi në NATO-s dhe vend kandidat për në BE.

Së dyti, ne duhet të jemi të ndjeshëm duke dërguar mesazhe nga Gjermania në Shqipëri.

Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm duke dhënë këshilla

në Shqipëri, për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Mund të themi vetëm se largimi nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është opsion. Kjo është edhe e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes luftimeve në rrugë.

Së treti, ne duhet të përshëndesim përparimin e Shqipërisë bazuar në raportin e Komisionit Europian dhe do ta trajtojmë atë me shumë përgjegjësi me recomandimin pozitiv të Komisioni për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. Ka një progres të prekshëm.

Unë pajtohem se duhet ta shikojmë procesin sipas pikëpamjes sonë dhe ta analizojmë atë më vonë. Por kjo duhet të ndodhë në një dialog. Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për arritjet e tyre. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe probleme për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin tonë dhe të plotë mbështetje.

Përplasje me pasardhësen e saj në CDU? Merkel mohon gjithçka

Një artikull i publikuar në Bloomberg gjatë ditës së martë shprehej se dy zyrtarë të paidentifikuar kanë deklaruar se marrëdhënia e kancelares Merkel dhe pasardhëses së saj në CDU kanë fërkime. Sipas artikullit, Merkel e cilëson jo të denjë pasardhëse e saj Annegret Kramp-Karrenbauer si lidere e partisë Unioni Demo-Kristian (CDU). E pyetur nga gazetarët, Merkel e ka cilësuar këtë gjë si të palogjikshme duke hedhur poshtë çdo pretendim të shkrimit.

Merkle madje e ka mbrojtur Kramp-Karrenbauer ndaj akuzave se kërkon të kontrollojë lirinë e shprehjes duke thënë se “secili që unë njoh në CDU është i përkushtuar për lirinë e mendimit, si rregull parësor”

Kramp-Karrenbauer do të udhëheq CDU-në, vitin e ardhshëm.

Zgjedhjet e PE, dalin rezultatet paraprake në disa shtete

Nga Gjermania dhe Franca në Qipro dhe Estoni, votuesit e 21 vendeve anëtare kanë votuar sot në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Pas orës 19:00 në disa shtete të Evropës janë mbyllur kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithme të parlamentare të unionit.

GJERMANIA- Në Gjermani sondazhet e para nxjerrin fitues koalicionin CDU/CSU me 28,0%, Tё Gjelbёrit 22,0 %, SPD 15,5 %, AfD 10,5 %, E Majta 5,5 %, FDP 5,5 %, Tё tjerat 13,0 %.

GREQIA-Në Greqi sondazhet i japin fitoren partisë konservatore me 36%, e udhëhequr nga Demokracia e Re, ndërsa ka pësuar një goditje SYRIZA e Alexis Cipras.

AUSTRIA-Partia Popullore e Austrisë (ÖVP) e kancelarit, Sebastian Kurz, performoi fuqishëm në shtetin alpin, ndërsa Partia e Lirisë (FPÖ) vuajti më pak se sa pritej për shkak të një skandali të kohëve të fundit.

Sondazhet e para i nxorën konservatorët të parët me rreth 34.5% të votave, duke u rritur me 7.5% në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. SPÖ e qendrës së majtë doli e dyta me 23.5%, por pati ulje në krahasim me vitin 2014.

Peizazhi politik i Austrisë, gjatë javës së kaluar, është tronditur nga shfaqja e një videoje që tregoi drejtuesin e partisë dhe nënkryetarin e “Lirisë”, Heinz-Christian Strache, duke ofruar një kontratë publike fitimprurëse ndaj një kompanie në këmbim të mbështetjes së fushatës. Strache dha dorëheqjen nga qeveria, dhe ministrat e mbetur të FPÖ janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen.

SLLOVAKIA-Në Sllovaki fitojnë pro evropianët, që mendohet të kenë marrë rreth 20% të totalit të votave.

Voter turnout by year in the Netherlands

HOLLANDA– Siç ishte parashikuar më parë, Partia Hollandeze e Punës PvDa e Nënkryetarit të Komisionit Evropian Frans Timmermans po kryeson në Holandë në 18.10%.

Ndërkohë Partia e Lirisë dhe Demokracisë (VVD) e Kryeministrit Mark Rutte ka marrë 15%, Qendra Demokratike Demokratike e Qendrës (CDA) ka marrë 12.30% dhe Forumi i djathtë i Baudit për Demokraci (FvD) është i katërti në 11%. Pjesëmarrja në votime ishte gjithashtu më e lartë këtë vit në Holandë, sipas statistikave të publikuara nga Parlamenti Evropian.

IRLANDA-Partia e Gjelbër e Irlandës do të marrë vendet e para në parlamentin e BE pas 20 vjetësh, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Ndërkohë, Partia Fine Gael (FG) e Taoisearch Leo Varadkar është duke udhëhequr votimet me 29% të votave. Irlanda do të ketë gjithsej 11 vende në parlament, megjithatë sapo Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE ato do të rritet në 13.

FRANCA-Partia e Partisë Popullore Populiste e Le Pen ka dalë në krye në zgjedhjet evropiane në Francë, sipas sondazheve praprake. Këto rezultate do të jenë një goditje e madhe ndaj presidentit pro BE Emmanuel Macron dhe partisë së tij La République En Marche.

Le Pen vlerësohet të ketë marrë 23.2% të votave, ndërsa Macron ka pranuar 21.9%. Le Pen ishte rivale e Macron në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2017.

MALTA-Partia Laburiste e Maltës pritet të triumfojë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian me 55% të votave, ndërsa Partia Nacionaliste (PN) pritet të renditet e dyta me 37% të votave. Sipas raporteve zyrtare, 73% e maltezve kanë dalë të votojnë këtë të diel, më i larti i raportuar deri më tani.

Udhëheqësi i PN Adrian Delia tha se njerëzit kishin folur dhe rezultati ishte i qartë, ndërsa ka kundërshtuar zërat që ai mund të japë dorëheqjen.“Ne e pranojmë rezultatin me përulësi, do ta shqyrtojmë dhe do të mësojmë mësimet që duhen mësuar,” u tha ai mediave.

Ndërkohë, kryeministri Joseph Muscat, po feston. Sipas Malta Times. “Le ta shtrijmë përsëri dorën tonë të miqësisë, kjo nuk është lëvizja e ndarjes por e unitetit”, tha ai, duke shtuar se shpresonte që deputetët e PN të kërkonin të punonin për interesat e Maltës. “Jemi gati të punojmë me ju, duhet të jeni gati të punoni me ne”.

POLONIA-Partia nacionaliste në pushtet në Poloni (PiS) duket se është duke fituar zgjedhjet e përgjithshme për Parlamentin Europian, të paktën sipas sondazheve paraprake.

Nëse konfirmohet, rezultati do të jetë një goditje demoralizuese për koalicionin evropian të opozitës, që bëri një pakt parazgjedhor i përbërë nga disa parti opozitare e cila ka pasur shpresa të mëdha për fitore, shkruan The Guardian.

Sondazhi parashikon një rezultat për PiS me 42.4%, duke i dhënë 24 vende, përpara Koalicionit Europian në 39.1%, me 22 vende të parashikuara. Pjesëmarrja në votim vlerësohet të jetë shumë më e lartë se në vitin 2014, kur ishte vetëm 23.83%.

Vijon…

Skip to toolbar