Dënohet me 9 muaj burg presidenti i FFK-së Agim Ademi, kërcënoi një person me vdekje

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burg, pasi akuzohet për veprën penale të “Kërcënimit me vdekje” ndaj një personi. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Valbona Musliu-Selimaj në Gjykatën e Prishtinës. 

Veç Ademit, është dënuar dhe një tjetër person, Muharrem Rama, për të cilin gjykata ka vendosur një vit burgim, shkruajnë mediat në Kosovë. Agim Ademi dhe Muharrem Rama, akuzoheshin për veprat penale të detyrimit dhe ushtrimit të ndikimit. Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Hetimi për Agim Ademin ka nisur në vitin 2014, ndërsa akuza për të është ngritur nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori Ilaz Beqiri në Prishtinë. Sipas prokurorisë ata kishin qenë persona zyrtar kur kanë bërë ndryshimin e statusit të njw parcele toke duke e shndërruar nga zona e gjelbëruar në zonë ndërtimore. Të dy të akuzuarit, dyshohet se gjatë periudhës 12 korrik-12 shtator 2012, me qëllim përfitimin material, kanë kërcënuar një person, emri i të cili është Dritëro Kadolli.

Ademi dhe Rama i kanë kërkuar viktimës që t`u japë një shumë prej 30 mijë eurosh si dhe një mjet tip “BMË X5”, që pretendohej se do t`i dorëzohej kryetarit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti.  Ndërkohë, kreu i këshillit Komunal të Prishtinës, pasi të merrte përfitimet materiale, do të bënte ndryshimin e statusit të një ngastre toke nga “zonë e gjelbër” në “zonë ndërtimore”.

Dje humbi zgjedhjet parlamentare, sot përfundoi në burg

Kryetari i Partisë Social Demokratike të Rumanisë, njëherazi kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit rumun, Liviu Dragnea është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Lartë e Rumanisë. Drangea akuzohet për korrupsion, ndërsa më herët ai ka pasur akuza edhe për manipulimin e votave.

Për rastin konkrete, Liviu Dragnea akuzohet për punsime nepotike në administratën publike të dy anëtarëve të partisë së tij. Vendimi i sotëm për dënimin e politikanit më të fuqishëm në Rumani është përfundimtar, ndërsa Dragnea pritet të burgoset brenda 24 orësh.

Partia e drejtuar nga Liviu Dragnea, vetëm një ditë më parë pësoi një goditje të rëndë, pasi dështoi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Ndërsa sot ka ardhur dhe goditja e dytë për kreun e Social Demokratëve të Rumanisë, që ka marrë dënimin me burgim nga gjykata. Rumania renditet një nga anëtarët më të korruptuar të BE-së nga Transparency International.

Skip to toolbar