Përgjimi nr.3 i Bild, Robert Aga-Saimir Tahirit: Bëra detyrën, jam ushtari yt!

Në aduiopërgjimin nr.3 të publikuar nga Bild, Shefi i Policisë së Dibrës, Robert Aga zhvillon një bisedë me Xhemal Qefalinë, deputetin e PS, që gjithashtu ia kalon telefonin edhe ish-ministrit Saimir Tahiri dhe deputetit Ulsi Manja. Këta tre të fundit e komplimentojnë Robert Agën për punën e bërë në Dibër, teksa shefi i policisë kërkon të lëviz prej aty për të shkuar në komisariatin e Bulqizës.

Robert Aga: Si je?

Xhemal Qefalia: Jam me një tavolinë kështu ku ke qejf me shku ti, në Bulqizë?

Robert Aga: Po

Xhemal Qefalia: Okay, ciao?

Robert Aga: Kush të tha ty?

Xhemal Qefalia: Jam këtu me kryeministrin dhe ministrin!

Robert Aga: Jo jo, unë të garantoj t`ju jap çfarë të dojë shefi (nuk është shumë e qartë)

Xhemal Qefalia: Se mos bi me atë Ben Keshin aty, si thua?

Robert Aga: Mirë

Xhemal Qefalia: Hajt se jemi këtu brenda. Do foto nga tavolina jonë?

Robert Aga: Hajde, se mos je me ndonjë…

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle, ja ta nxjerr pak ministrin për ty (foli një çik shefit të komisariatit)

Biseda 2 mes Saimir Tahirit dhe Robert Aga

Samir Tahiri: O Berto

Robert Aga: Mirëmbrëma, si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë që ma jep Xhemali telefonin që të falënderoj unë ty.

Robert Aga: Jo, të lutem…

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon kjo.

Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer

Saimir Tahiri: Megjithatë, faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Edhe mos e rruj … për ato që thonë ata se s`na ha trapi ne për ato…

Robert Aga: Unë jam ushtari jot

 (merr telefonin Xhemal Qefalia)

Xhemal Qefalia: Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli dhe një çikë Ulsiut

Ulsi Manja: Ku je mo vëlla

Robert Aga: Si je?

Ulsi Manja: Me Kryeministrin tani

Robert Aga: Mua më duhet me shku pak atje

Ulsi Manja: Ku more?

Robert Aga: Te Bulqiza, nëse ndryshohet?

Ulsi Manja: Ne thamë që të shkon më lart për ty

Robert Aga: Mirë mo mirë, ju e dini

Ulsi Manja: Tani do më dëgjosh mua, bisedo me Xhemalin se këtë e kam si shef unë, shefin e sigurisë, që të na vish për ndonjë gjë më të madhe, se mua më duken gjëra të vogla ato o miku im.

Robert Aga: Mirë vëlla mirë

Ulsi Manja: Po mbaje Xhemalin korent se kët kemi organizuar si kryetar komisioni.

Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës atëherë

Ulsi Manja: Xhemali është Kryetari i Komisionit të Sigurisë

Robert Aga: Ai thotë “jam ushtari i Bertit, se Berti ka qenë komandat”

Ulsi Manja: NË rregull, në rregull…

(merr telefonin Xhemal Qefalia)

Xhemal Qefalia: Hë mor ti, më plas trapi mu…

Robert Aga: Po si ma nxjerr ministrin aty në telefon ti o k..qe.

Xhemal QEfalia: Je shoku im ti o burr, mos më çaj k…rin. A do të flasësh me Ramën ti flasësh Ramës?

Robert Aga: Po lëre o vëlla tani

Xhemal Qefalia: Mos çaj bythën, a je shoku im ti?

Robert Aga: Unë ashtu kam qenë e do jem

Xhemal Qefalia: Hajde vëlla ciao

Robert Aga: Gjithë të mirat

Pergjimi 2, Xhemal Qefalia-shefit të policisë Dibër: Për ty kam fol me Ramën

Në audio-përgjimin numër 2 të publikuar nga BILD, dëgjohet deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia që flet me shefin e policisë Dibër, Robert Aga.

Aga i ka kërkuar Qefalisë që të  flasin me kryemisnitrin Rama që të promovojë atë në një postë më të mirë. Në bisedë dëgjohet se Qefalia i ka kërkuar Ramës dhe Gramozit që ta transferojnë Robert Agën në Dibër.

Biseda e plotë:

Xhemal Qefalia: Berti

Robert Aga: Shoku

Xhemal Qefalia: Lëre të ruaj o vëlla, të plasi b*tha, Flamuri është i detyruar me bo politike, por do i themi ne neser qe s’ke me e përmend më atë.

Robert Aga: Jo mo jo ai le të vije të kontrolloje kur ti doje qejfi

Xhemal Qefalia: Po ku ka o vëlla c’ja fut kot ai. Do me u justifiku, e merr vesh ti ca po behet apo jo me PD, jane duke u zëne me njeri tjetrin. Mos u merzit për atë o burr po hë.

Robert Aga: jo une ju pata thene ma bini kartonin si Messi ja bën Barcelones, fitoni

Xhemal Qefalia: Çi shikon ato o vëlla, ato te kishin ty kishin fitu

Robert Aga: une jam me PS dhe nuk e nderroj per 1 milion vjet

Xhemal Qefalia: Po ca ke mo vella, prandaj i thash une mbrom, aty ishin te gjithe. ishte nje grup i PS dhe si besojshin

Robert Aga: Po lere lere shyqyr qe nuk thash ndodhje fjale tjetër thuaj, une e di se aty eshte gjiknuri

Xhemal Qefalia: pse ti nuk e dijshe qe ne ishin atje

Robert Aga: po jo thash se ishte..(nuk kuptohet)

Xhemal Qefalia: ishte Gramozai atje, ishte dhe Rama, ishin te gjithe dhe ra muhabeti jot, foli shume mire edhe Damiani ne fakt, dhe Blerina dhe i thash ne e cojme ate atje, por mund te bej pune edhe këtej. I thash edhe Ulsit që ta përforcojë atë mos kishte kundërshtim. I thash une mu mbo pune ne tirone ai, por puna eshte se ketu ku eshte ai i jep drejtim

Robert Aga: e mire ishalla po me cojne andej nga Bulqiza

Xhemal Qefalia: e pra që dhe ti te shplodhesh icik te pushosh pak.

Robert Aga: jo kam nevoje te pushoj pak sinqerisht

Xhemal Qefalia: Iken ato

Robert Aga: po po i percolla tani, te lumtur

Xhemal Qefalia: per drek them une vella

Robert Aga: jo mo hengren, se di ca ben me a kokteil a dreka

Xhemal Qefalia: drek, drek

Robert Aga: mire o shoku

Xhemal Qefalia: hajde vella mos e caj t*pin me e mira do bëhet per ty. Mos e vrit mendjen ta tha dhe mbrom ai mos ashtu…gje me ato.

Robert Aga: Ajo ai ma tha ne ligjëratë te drejte mua, shpëlau gojen

Xhemal Qefalia: po prandaj ta them une

Robert Aga: mire vella te pershendes

Përgjimet, Balla: Prokuroria të hetojë dhe të sqarojë publikun

Taulant Balla ka komentuar në emisionin Real Story në Vizion Plus, përgjimete  Dibrës. Balla u shpreh se kjo çështje i takon drejtësisë, dhe ajo duhet të hetojë. “Kjo është çështje që i takon drejtësisë. Kjo për mua nuk është gjë e re, ka dy vjet që ma tund Lulzim Basha. Shqetësimi im është që ky prokuror që vodhi CD, i çoj te PD, i montuan, i nisën në Gjermani. Pse nuk e ka bërë detyrën? Edhe sot reagimi i PS ishte ta zgjidhi prokuroria. Nxorën një sinkron të ministrit Gjiknuri me një funksionar të PS, sepse kishte nodhur një parregullsi, pasi PD kishte vendosur vëzhgues që nuk lejoheshin me ligj. Vëzhguesit tanë ishin intimiduar me njerëz që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria. Unë e kam parë me sytë e mij, nesër do dali përgjimi tjetër, në orën 2 të natës Arben Keshi më ka marrë në telefon dhe më ka thënë “hajde se po më vret Flamur Noka”, u shpreh Balla.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Më tej, Taulant Balla u shpreh se lidhur me problematikat e Dibrës në zgjedhjet e 2016, një vit më pas u bën ndryshime në Kodin Zgjedhor. Balla tha më tej, se për këtë çështje duhet të mos ngrihen akuza politike, por të vijohet me hetimet nga Prokuroria. “Lidhur me problematikat e Dibrës, më pas janë ndryshuar  shumë ligje për të rritur efikasitetin. Thelbi është, të tërhiqemi nga akuza politike. unë bie dakord me një gjë, që kjo lloj prokurorie është përdorur si shantazh, sot fillon hetimi, dhe nesër në studiot televizive lexon të gjithë materialet hetimore”.

Real Story – Live

Gepostet von RealStory.al am Montag, 17. Juni 2019

Sa më shumë të afrohen zgjedhjet lokale, do dali një paketë e tyre për të justifikuar dështimin politik të Lulzim Bashës. Për mua nuk ka qenë surprizë kjo gjë. Po të më pyesnit në janar, do ju thoja se në qershor do dali kjo gjë. Nuk ka vepër penale të asnjë nga personat… Për zgjedhjet e Dibrës unë kam qenë në emision më Sokol Ballën, kur u publikuan disa informacione në emisionet televizive, nëse doni vlerësimin tim, ato ishim më të rënda se sa këto. Është për të ardhur keq se si një emision investigativ bëri punë më të mirë se sa prokurorët. Ta lëmë Prokurorinë ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Prokuroria ka detyrimin ti bëjë një sqarim publikut, unë jam i bindur se as Damian Gjiknuri, as deputetët e tjerë, unë nuk e fsheh më është dashur të komunikojë dhe me deputet të PD për të krijuar një klimë qetësie”.

“Do dërgoj disa çuna në Dibër”, Gjiknuri: Të hetohem. Pse prokuroria ka përgjuar vetëm shtabin e PS?!

Ish-ministri Damian Gjiknuri, që ka dëgjohet të bisedojë me një eksponent të PS në përgjimet e publikuara nga Bild, ka reaguar duke u shprehur se në bisedat e tij telefonie nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin. Me një reagim në rrjetet sociale, Gjiknuri, i cili dëgjohej në përgjim ti komunikonte një biznesmeni se do të dërgonte disa çuna për zgjedhjet në Dibër, shprehet se komunikimi i tij është normal organizativ mes shtabit elektoral.

“Referuar publikimeve të fundit në media rreth procesit zgjedhor në Bashkinë e Peshkopisë në vitin 2016, me synim transparencën dhe hedhjen poshtë të spekulimeve të qëllimshme sqaroj se për periudhën për të cilën bëhet fjalë kam mbajtur funksionin e drejtuesit politik të PS në Qarkun Dibër.  Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë. Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit”.

Real Story – Live

Gepostet von RealStory.al am Montag, 17. Juni 2019

Sipas Gjiknurit, spekulimi me këtë audiopërgjim, kërkohet të njolloset fitorja e merituar e kandidatit të Partisë Socialiste. Gjiknuri shprehet se mbështet Prokurorinë të hetojë çdo indicie për të kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

“Natyrisht, ky spekulim bëhet qëllimshëm për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë kordinatorëve elektoral ashtu dhe timen si drejtues politik. Duke qenë se çështja është në hetim nga prokuroria nuk është normale që unë të flas me detaje për këtë proces. Mbështes dhe inkurajoj prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor”, shkruan Gjiknuri, duke ngritur dhe një pyetje në fund:

“Gjithashtu, publiku duhet të dijë se si ka mundësi që Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, ka përfshirë në përgjim të gjithë shtabin elektoral të PS me vetëm një kallëzim nga subjekti kundërshtar Partia Demokratike, madje e ka regjistruar hetimin për korrupsion dhe jo për shitblerje votash!?”, përfundon deklarata e Gjiknurit.

Rrëzohet parashuta, humb jetën 30-vjeçari në Dibër

Një 30-vjeçar ka humbur jetën duke ndjekur pasionin e tij për hedhjet me parashutë. Ngjarja e rënda ka ndodhur në qytetin e Dibrës, ku 30-vjeçari Gëzim Elezi, me profesion mësues, është rrëzuar me parashutë në rrethana ende të paqarta në vendin e quajtur “Maja e Zimurit”.

30-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Policia procedon penalisht 9 persona. Prisnin pyjet në Dibër

Policia njofton se ka proceduar penalisht 9 persona në Dibër, pasi janë gjetur duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet. Gjithashtu policia ka sekuestruar 30 m3 lëndë drusore.

Njoftimi i policisë

Dibër

Policia, plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen 9 raste, nga këto: 6 raste të ndërtimeve pa leje dhe 3 raste për “Prerja e paligjshme e pyjeve”

Procedohen penalisht 9 shtetas si dhe sekuestrohen rreth 30 m3 lëndë drusore.

Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur 9 raste.

U proceduan penalisht shtetasit:

Z. D., A. P., dhe H. K, të tre banues në Dibër,

K. P., dhe A. K., banues në Mat

A. Sh., banues në Bulqizë

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht:

A. M., banues në Mat, pasi u kap duke transportuar 6 m3 lëndë drusore, me automjetin tip kamion, pa dokumentacionin përkatës.

A. S., banues në Bulqizë, pasi në pikën e grumbullimit të subjektit të tij, u konstatuan rreth 20 m3 lëndë drusore e prerë, pa dokumentacion përkatës.

H. D., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar rreth 4 m3 lëndë drusore me automjetin tip furgon, pa dokumentacionin përkatës.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Dibër dhe Mat, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtimi pa leje”.

Policia e Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Qendër lojëra fati në bodrumin e shtëpisë, një i arrestuar

Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e një personi gjatë operacionit të koduar “Monitori”, i cili zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Policia arrestoi shtetasin A.T., 25 vjeç, pasi sipas informacioneve ushtronte në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e lojërave të fatit në bodrumin e një apartamenti.

Në cilësinë e provës materiale u konstatuan 17 kompjuterë për lojëra fati, çipsa dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për të ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme.

Materialet hetimore do t’i referon Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Dibra e do “Qytetar Nderi”, Rama nuk pranon

Nëse dikush do të nderohej nga bashkia e një qyteti me një titull, të gjithë do të ndiheshin mjaft të vlerësuar dhe të lumtur, por duket se ky nuk është rasti i kryeministrit Edi Rama. Bashkia e Dibrës ka shpallur ‘Qytetar Nderi’ kryeministrin Rama me motivacion për kontributin e dhënë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, por ai ka refuzuar ta pranojë atë.

Ka qenë vetë zyra e shtypit të Kryeministrisë, që ka njoftuar refuzimin e këtij titulli.

“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër.” – sqarohet në deklaratë

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Dibër

Policia e Dibrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana, kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi maqedonas me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani.

I arrestuari me iniciale B. C., 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.

34-vjeçari akuzohet për vjedhje dhe mashtrim kompjuterik nga Gjykata Aachen në Gjermani, ku dhe pritet të ekstradohet për të kryer dënimin.

Skip to toolbar