Dosja 339/1, Gjykatës i dërgohen 12 të pandehurit e parë

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të dërgojë për gjykim 12 të pandehurit e parë për dosjen e famshme 339  ku bëhet fjalë për përgjimet në lidhje me shit-blerjen e votës, ku del në skenë edhe emri i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Disa ditë më parë Dako ka dëshmuar për rreth 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa ka mohuar të ketë dijeni për shit-blerjen e votave.

Vendimi për gjykimin e 12 personave u vendosur nga prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Prokuroria ka deklaruar se brenda çështjes së dosjes 339 janë evidentuar 7 grupe kriminale, ndërsa vijojnë ende hetimet. Edhe kryeprokurorja Arta Marku deklaroi sot në Komisionin e Ligjeve se shumë shpejt do të ketë një vendim të prokurorëve për këtë çështje.

12 të pandehurit janë Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça, të gjithë të akuzuar për veprën penale të “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotikëve në bashkëpunim” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pikërisht në këtë dosje hetimore është vënë nën hetim dhe ish-deputeti Ndoka, i cili është xhaxhai i Samuelit, por dhe halla e këtij të fundit Mimoza Ndoka, pasi akuzohen për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, kryesisht tek “Rrana e Hedhun” dhe në lagunën e Kunes. Por për çështjen e abuzimit me pronat, prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka konkluduar me mbylljen e hetimeve pasi është në fazën e përfundimit të dosjeve për disa nga të pandehurit e dosjes 339/1.

“Dosja 339”, Hajri Seferi drejt ekstradimit



Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur që të ekstradojë në Itali Hajri Seferin, ndërmjetësi i grupeve kriminale me bandën e Shijakut, duke i hapurr rrugw kwrkesws sw drejtwsisw italiane. Kjo e fundit kwrkon Seferin pwr akuzat e trafikimit tw drogws dhe pastrimit tw parave.

Gjykata e Shkallës së parë Durrës ka vendosur që të ekstradojë në Itali Hajri Seferin, ndërmjetësi i grupeve kriminale me bandën e Shijakut, duke i hapurr rrugë kërkesës së drejtësisë italiane. Kjo e fundit kërkon Seferin për akuzat e trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave.

Por, i pandehuri dhe avokati i tij janë shprehur kundër ekstradimit, me pretendimin se nuk ka arsye për ekstradim duke qenë se Seferi po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe krijim i grupit kriminal. Avokati deklaroi se për këtë vendim është bërë ankimin në Gjykatën e Apelit Durrës, por që akoma nuk është shqyrtuar çështja. Seferi u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”.

Lidhur me këtë person, më herët u thirr në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, që ka të bëjë me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.



“Dosja 339”, Prokuroria merr në pyetje Dakon

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin e i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Për plot 5 orë Dako ka dëshmuar lidhur me përgjimet në “Dosjen 339” ku doli emri i tij në lidhje me shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Dako është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen dhe jo si person nën hetim.

Kryebashkiaku Dako ka dëshmuar për prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi lidhur me përgjimet telefonike për operacionin “Vol-Vo 4”, ku ka dalë emri i tij gjatë një bisede mes Altin Avdylaj dhe personave të tjerë për blerje votash në Durrës.

Dosja e nxehtë 339, Marku: Ka përgjime të pazbardhura

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku ka folur për “dosjen 339”, prej së cilës janë shfaqur në publik përgjime të eksponentëve kriminalë, grupi i Avdylajve, në komunikim me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Marku ka thënë në “Open” se si funksionon sistemi i prokurorisë dhe se në këtë dosje ka shumë përgjime, por që nuk janë të zbardhura.

“Prokuroria nuk është më një organ i centralizuar, piramidal, në kuptimin që varet nga Prokurori i Përgjithshëm, por një sistem tërësisht i decentralizuar pas ndryshimeve të fundit kushtetuese të vitit 2016 dhe ligjeve që pasuan. Zot i çdo çështjeje penale janë vet prokurorët në krye tyre, duke u përgjigjur për hetimin, për zgjidhjen dhe japin llogari vetëm përpara gjykatës për vendimmarrjen e tyre. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë informacion të detajuar për asnjë nga çështjet, nuk mund të marrë përsipër vet hetime, madje në Prokurorinë e Përgjithshme nuk bëhen më hetime. Kjo Prokurori ka vetëm të drejtën për të përfaqësuar çështje në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Informacioni që merr Prokurori i Përgjithshëm, është i karakterit statistikor ose procedurial. Por përse nuk përfundon hetimi i këtyre dosjeve? Këto dosje janë mbajtur vetëm në fazën e hetimit, me përgjime pa fund dhe asnjë nuk është zbardhur në letër.” – ka thënë Marku

Skip to toolbar