Përdorën arkivolin për transportin e drogës, policia sekuestron 300 kg marijuanë

Të frymëzuar nga filmi hollivudian “Bad Boys” i Will Smith, trafikantët kolumbian kanë përdorur arkivolët për të transportuar lëndë narkotike.  Kjo ngjarje ka ndodhur në një pikë të kalimit kufitar, ku policia zbuloi drogën gjatë kontrollit të mjetit, ku ndodhej arkivoli.

Pas kontrollit, brenda në arkivol u gjetën dhe sekuestruan plot 300 kg marijuanë. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, ndërsa deklaroi se kjo ishte një sasi tepër e madhe droge, destinacioni i të cilës nuk dihet ende.

Dy trafikantë ngecin në doganë me 91 kg drogë

Dy persona kanë rënë në pranga sapo kanë kaluar anën shqiptare të doganës në Qafë Botë. Shqiptarët pasi kaluan pa problem pikën doganore shqiptare, u ndaluan nga ajo greke, që pas kontrollit të mjetit të tyre iu zbulua dhe sekuestrua 91 kg e 150 gramë lëndë narkotike.

Në prangat e policisë greke kanë rënë Dori Lamkaj, 45 vjeç, lindur në Patos, i cili ishte shofer i mjetit ku ndodhej droga, si dhe Safet Ymeraj, 68 vjeç, nga Fieri.

Droga ishte fshehur në shasinë e një automjeti me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e serbatorit, në mënyrë që të fshihej një pjesë e drogës.

Shqiptarët do të transportonin drogën në Athinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë trafik

Kultivuan bimë narkotike, arrestohen babë e bir, procedohet kryeplaku i fshatit

Policia e Korçës ka vënë në pranga babë e bir, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike dhe tregtim të tij. Ndalimi i tyre u bë gjatë kontrolleve rutinë të policisë, ku në makinën tip “Volkswagen”  me të cilën po udhëtonin D.L, 19 vjeç dhe Xh.L, 51 vjeç, (atë e bir), banues në fshatin Gjonomadh, iu gjet një sasi lënde narkotike.

Pas arrestimit, policia vijoi kontrollin edhe në banesën e tyre në fshatin Gjonomadh, ku u gjetën të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

Për këtë ngjarje policia nisi edhe një procedim penal për kryeplakun e fshatit Gjonomadh, N.S, 40 vjeç, për “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Kapen 4 ton drogë të fshehura te specat me vlerë 2 milionë euro

Autoritetet doganore kanë sekuestruar mbi 4 ton marijuanë të fshehur në një ngarkesë me speca të kuq. Kamioni, që tërhiqte një rimorkio të madhe nga pas deklaroi se po transportonte speca të kuq, por qentë e antidrogës bënë të mundur zbulimin e marijuanës, e cila ishte fshehur mes specave.

Ngjarja ndodhi në doganën e San Diegos në Kaliforninë e Jugut, ku policia sekuestroi mbi 4 ton marijuanë, që kapte një vlerë rreth 2 milionë euro në treg.

Në pranga ra drejtuesi i kamionit një shtetas meksikan, 37 vjeç, ndërsa hetohet për zbulimin e destinacionit të saj.

Drogë, armë e municione, ndjekje penale për 2 kryepleq

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 persona, një e ka shpallur në kërkim dhe ka nisur procedimin penal për 2 kryepleq fshatrash, në kuadër të operacionit “Mifoli” ku ka zbuluar parcela me kanabis dhe ka sekuestruar armë e municione.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:  13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.  një armë zjarri automatik  30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban”, njofton policia e Vlorës.

“Shes kokainë se anglezët e duan”, shqiptari habit gjykatësit

Një shqiptar i arrestuar në Londër për trafikim të lëndëve narkotike, i ka habitur të pranishmit në gjykatë me deklaratat e tij. Në mbrojtje të vetës, 21-vjeçari shqiptar, Rexhino Tokska, tha se “Shes kokainë sepse anglezët e duan kokainën. E shes edhe për të shlyer borxhin prej 8 mijë paundësh që kam paguar për të hyrë në Britaninë e Madhe.”

21-vjeçar shqiptar lëvizte me një ‘Benz’ luksoz dhe dokumente të falsifikuara italiane. Ai u kap me 17 doza kokaine dhe 450 paund para chash, ndërsa u dënua nga gjykata me 30 muaj heqje lirie.

Shqiptari kishte hyrë në territorin britanik ilegalisht me kamion, në dhjetor të 2018-ës, dhe në Swavesey, Cambridgeshire, përdorte një patentë me identiteti italian.

Kërkohej prej 10 vitesh për trafikimin e 1 ton kanabis, arrestohet vlonjati

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një personi, i cili prej 10 vitesh i kishte shpëtuar drejtësisë. Gjatë aksionit të koduar “Lapardhaja”, polica ka vënë në pranga shtetasin Sandër Likja, 31 vjeç, i cili është akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike. 31-vjeçari u arrestuar pas informacioneve në rrugë operative se ai fshihej në fshatin Lapardha të Vlorës.

Sandër Likja ishte kapur në 2009 nga policia italiane me gomone në të cilën transportonte drogë dhe u dënua në mungesë nga drejtësia italiane me 15 vite burg. Gjatë atij aksioni policia zbuloi dhe shkatërroi të gjithë grupin kriminal që çoi në arrestimin e 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë. Grupi kriminal dyshohet se ka trafikuar mbi 1 ton kanabis.

Që prej 2009 ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike dhe ushtrim të veprimtarisë në grupe kriminale.

VlorëFinalizohet operacioni i koduar "Lapardhaja"Kapet i kërkuari, i dënuar me 15 vite burg.Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme dhe njësia Shigjetat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, si rezultat i të cilit u kap në banesë, në fshatin Lapardha shtetasi:Sandër Likaj, 31 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.31-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burgim për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Grup i strukturuar kriminal".Në vitin 2009 është kapur nga Policia italiane një gomone me lëndë narkotike cannabis sativa dhe është shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.Në atë periudhë ndaj shtetasit Sandër Likaj filloi procedimi penal dhe më pas nga përdorimi i metodave speciale të hetimit rezultoi se edhe ky shtetas ishte i përfshirë në këtë këtë grup kriminal dhe për këtë u bë shpallja në kërkim e tij.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 9. August 2019

Fier, zbulohen dy raste kultivimi lënde narkotike, një i arrestuar

Policia e Fierit në vijim të aksionit të saj për të goditur trafikun e drogës, ka zbuluar dy raste dhe ka vënë në pranga një person. Gjatë kontrollit në fshatin Libofshë, policia arrestoi shtetasin me iniciale E.M., 43 vjeç,  pasi në banesën e tij kishte kultivuar fidanë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan nga efektivët blu. Një tjetër rast kultivimi lëndë narkotike u zbulua edhe në fshatin Cakran, ndërsa po punohet për të zbuluar autorin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe po punohet për dokumentimin ligjor të veprës penale.

Kapen me armë dhe drogë, arrestohen dy korçarët

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës gjatë aksionit të koduar “Denas”, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike si dhe armë mbajtje pa leje. Të arrestuarit janë K.H. 57-vjeç banues në fshatin Denas dhe dhëndri i tij, E.I 30-vjeç banues në fshatin Lekas të Korçës, të dy të shpallur në kërkim.

Dy të arrestuarit janë kapur nga policia me 4 armë gjahu dhe me gërshërë të cilat i përdornin për prerjen e kanabisit.

Policia gjitahstu ka asgjësuar me djegin me zjarr kanabisin, që dy të arrestuarit e kishin kultivuar atë në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë .

U kap me 16 kg drogë në bregdet, arrestohet në Jalë një 29-vjeçar

Policia e Himarës ka vënë në pranga një person, i cili u kap me një sasi të madhe droge gjatë vijës bregdetare. Pas sinjalizimit nga banorët e zonës, policia është vënë në ndjekje të 29-vjeçarit, duke kryer arrestimin e tij në flagrancës. Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën16 kg lënë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas hetimeve paraprake 29-vjeçari nga Berati me iniciale A.A., dyshohet se e prodhonte vetë lëndën narkotike dhe më pas e shiste atë.

Ndalimi i tij u bën në kthesën e Jalës në bregdet, në aksin rrugor Himarë-Dhërmi.  29-vjeçari do të përballet me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Skip to toolbar