Durrës, rikthehet mësimi në universitet

AKTUALITET


Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës do t`i rikthehet normalitetit pas tërmetit. Duke nisur nga fillimi i javës së ardhshme, Universiteti i Durrësit do të rinisë mësimin.

Senati Akademik i këtij Universitetit ka vendosur që procesi mësimor të rikthehet pas dy javësh pezullim për shkak të tërmetit.


Godinat ku zhvillohet mësimi universitar në Durrës janë inspektuar nga inxhinierët shqiptarë dhe italianë. Ato nuk kanë pasur dëme që mund të përbëjnë rrezik për studentët.

Ndërkohë, të hënën në 9 dhjetor në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës, do të organizohet një ceremoni përkujtimore dhe nderimi për viktimat e tërmetit.

Edhe në kryeqytet do të rifilliojë mësimi në Universitetin e Tiranës pas inspektimit të godinave nga ekspertët.




Skip to toolbar