Pas një hetimi dy vjeçar, Policia e Durrësit ka arritur të faktojë pasurinë e vënë në mënyrë kriminale të një 57 vjeçari. Policia ka sekuestruar 1 milion euro pasuri të paluajtshme, 30 milion lekë dhe 5.770 euro
Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka vënë në sekuestro një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pasuri të paluajtshme të shtetasit Xh.S., 57 vjeç, nga Durrësi.
Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57 vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.
Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.
Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.
Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka
ndodhur mbrëmjen e djeshmë në qytetin e Durrësit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Shën Avlash të Durrësit.
Viktima, një burrë 50 vjeç që nuk është identifikuar akoma nga policia, ishte
duke udhëtuar me biçikletë dhe është përplasur nga një kamion.
Kamioni drejtohej nga shtetasi me inicialet D.J., i cili është
shoqëruar nga policia e Durrësit.
Ndërkohë është ngritur edhe një grup hetimor për të zbardhur
ngjarjen e plotë dhe shkaqet e aksidentit.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim mbrëmjen e sotme me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kreu i shtetit ka publikuar në faqen e tij zyrtaren në Facebook një foto ku shfaqet me Kryeministrin e Kosovës në një ambient publik.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, shkruan Presidenti Meta në përshlrimin e fotos.
Publikimi i fotos vjen fill pas mbledhjes së sotme të grupit kordinues të punës mes dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës, që kujdeset për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta midis dy qeverive.
Në mbledhjen e sotme u ngritën shumë spekulime, pasi ajo u drejtua nga Zëvendës Kryeministri shqiptar Erion Braçe dhe ai i Kosovës Fatmir Limaj, në mungesë të kryeministrave Rama dhe Haradinaj.
Por, po mbrëmjen e sotme, në “Real Story”, Fatmir Limaj u dha fund spekulimeve për mungesën e Ramës dhe Haradinajt në mbledhjen e sotme.
Limaj saktësoi se kjo nuk ishte mbledhje midis dy qeverive, por e grupit të punës që kujdeset për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët.
Pas publikimit të fotos nga kreu i shtetit shqiptar, të njëjtën gjë ka bërë dhe Kryeministri Haradinaj, i cili e shoqëron dhe me komentin: “Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, shkruan Haradinaj në postimin e tij.
Duke nisur prej ditës së sotme në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ka nisur grumbullimi i ekipit tonë kombëtar, i cili në drejtimin e trajnerit Edy Reja, do të përgatitet për dy ndeshjet zyrtare të muajit qershor.
Fillimisht, në grumbullim janë paraqitur vetëm disa lojtarë, të cilët kanë mbyllur aventurën me klubet e tyre për këtë sezon. Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar dhe programin stërvitor dhe mediatik për lojtarët e kombëtares gjatë këtij grumbullimi.
Ndonëse lista e lojtarëve të grumbulluar ende nuk është publikuar zyrtarisht, duket se trajneri Edy Reja ka vendosur të jetë më i hapur me mediat. Të gjitha seancat stëevitore të ekipit kuqezi dontë jenë 15 minuta të hapura për gazetarët, ndërsa në datën 26 maj, lojtarët e kombëtares do të jenë të lirë.
Të hënën më 27 maj trajneri i kuqezinjëve do të dalë në konferencë për shtyp, ku do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ndërsa më 2 qershor ekipi do të niset drejt Frankfurtit ku do të zhvillojë pjesën tjetër të përgatitjeve deri në prag të ndeshjes me Islandën.
E martë, 21 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 22 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 23 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 24 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 25 Maj
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 10.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E dielë, 26 Maj • Lojtarët e lirë
E hënë, 27 Maj • Konferencë për shtyp e trajnerit Reja në ambientet e Tropikal ku prezanton dy sfidat dhe listën e të grumbulluarve, ORA 11.00
E martë, 28 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 29 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 30 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 31 Maj
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.00
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E shtunë, 1 Qershor
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 09.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 14.00
• Ndeshje stërvitore Shqipëri – Shqipëri U-21, ORA 17.00
E dielë, 2 Qershor
• Nisja e skuadrës për në Frankfurt, ORA 08.00
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 17.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 3 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 4 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 5 Qershor
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve, ORA 13.30
• Seanca stërvitore në Frankfurt, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E enjte, 6 Qershor
• Nisja e skuadrës për në Rejkjavik, ORA 09.00
• Seanca stërvitore në Rejkavik, ORA 16.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 7 Qershor
• Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Islandën, në stadiumin ku do të zhvillohet takimi, ORA 12.30
• Seanca stërvitore, ORA 13.00
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)
E shtunë, 8 Qershor
Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020
ISLANDË – SHQIPËRI, ora 13:00 Ora lokale (15:00, ora Shqipërisë)
E dielë, 9 Qershor
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 11.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
• Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 15.30
• Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 17.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E hënë, 10 Qershor
• Konferencë për shtyp e trajnerit Reja sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Moldavinë, në kompleksin Tropikal
• Seanca stërvitore zyrtare në kompleksin Tropikal
(E HAPUR, 15 minutat e para për median)
E martë, 11 Qershor Ndeshja zyrtare eleminatore për Grupin H, Euro 2020 SHQIPËRI-MOLDAVI, ora 20:45
Shumë media online shkruan dje se autostrada Tiranë
– Durrës do të bëhet me pagesë vjeshtën e këtij viti. Madje u gjet dhe çmimi që
do të paguanin udhëtarët, prej 2 eurosh.
Ja çfarë shkruan dje disa nga mediat online:
gazeta Shekulli
Tiranë-Durrës me pagesë, trau vendoset në vjeshtë
Lexo të plotë
Syri.net
Balluku jep lajmin ‘e madh’, për shqiptarët: Tiranë-Durrës, me pagesë brenda vjeshtës
Lexo të plotë
Mirëpo sot ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se rruga nuk do të bëhet me pagesë as tani dhe as në shtator. Ajo tha se në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, pra koncensionari që më parë duhet të zgjerojë autostradën si dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë, përpara se të bëhet autostrada me pagesë. Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa.
“Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të
presim çdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një
konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh
herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja
e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa
më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për
garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe
më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë.
Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me
pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të
jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku.
Akademia e Arbitrimit ka nisur edicionin e dytë të saj, duke krijuar mundësinë për përgatitjen e arbitrave të rinj. Edicioni i dytë i kësaj akademie ka nisur në Durrës, aty ku kursantët e rinj do të përgatiten në shkollën sportive “Benardina Qerraxhiu”. I pranishëm në hapjen e shkollës së arbitrimit kanë qenë Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka, anëtari i KE, njëkohësisht Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, z.Tahir Kastrati, Drejtoresha e Shkollës znj. Alma Oshafi dhe Koordinatori i këtij projekti z.Sokol Jareci.
Në fjalën hapëse Jareci u shpreh: “Jemi për të promovuar edicionin e dytë të Akademisë së Arbitrimit pas një edicioni të parë të suksesshëm ku plot 70 djem e vajza u certifikuan. Duke parë suksesin e vitit të parë menduam ta zhvillonim sërisht.”-ishin fjalët e koordinatorit të projektit.
“Ju falenderoj për pjesëmarrjen dhe respekt për drejtoreshën e shkollës për mikpritjen dhe hapësirën për të zhvilluar një bisedë me nxënësit e kësaj shkolle. Mundësitë për tu bërë arbitre ose arbitër, nxënësit e “Benardina Qerraxhiu”, i kanë të mëdha nga fakti që është shkollë sportive.”-theksoi z.Tahir Kastrati.
Presidenti Armand Duka në fjalën e tij u shpreh: “Të bashkohesh me lojën e futbollit duhet ta konsiderosh privilegj, është një shans shumë i mirë, jo vetëm për të luajtur, por tani edhe nëpërmjet arbitrimit. Sport është edhe arbitrimi, është faktor shumë i rëndësishëm në futboll. Fizikisht është sport por mendërisht është më shumë se sport sepse do japësh drejtësi në fushën e lojës dhe të japësh drejtësi në fushën e lojës nuk është e lehtë”, ka thënë fillimisht Armand Duka.
Më tej në fjalën e tij, Armand Duka i ftoi vajzat dhe djemtë të ndjekin shkollën e arbitrimit dhe më pas për të pasur një karrierë të pasur. “Ne i ftojmë vajzat të merren me këtë sport apo profesion. E kemi filluar vjet këtë akademi, disa vite më parë ka qenë një trajnim spontan. Arbitrat duhet të edukohen shumë mirë pasi janë një faktor shumë i rëndësishëm për një ndeshje futbolli. Nga viti i parë kemi plot 70 arbitra të cilët kanë kaluar testet dhe aktualisht arbitrojnë. Në këtë edicion të dytë, uroj të mos kemi 70 arbitra por të dyfishohen apo të trefishohen”, ka thënë ndër të tjera Duka.
Kapiteneria e Durrësit ka shpëtuar mbrëmjen e djeshme jahtin me 3
shtetas austriakë në detin Adriatik.
Ata kishin dhënë sinjalin SOS dhe kërkonin ndihmë ndërsa ndodheshin 3 milje larg brigjeve të
Durrësit dhe deti paraqitej mjaft i trazuar për shkak të motit të keq.
Sipas kapitenerisë së Portit të Durrësit, turistët u arritën të
shpëtoheshin me sukses falë operacionit të menjëhershëm.
Ishte Drejtoria e Përgjithshme Detare e cila dha lajmin përmes një postimi në Facebook lidhur me operacionin e shpëtimit.
Një jaht austriak ka dhënë alarmin SOS duke kërkuar ndihmën e rojeve bregdetare në Durrës. Alarmi u dha pas fikjes së motorëve për shkak të motit të keq në zonën e Kallmit.
Rojat bregdetare kanë dhënë ndihmën për 3 personat që gjendeshin në bord dhe ndihmuan në ankorimin e jahtit në portin e Durrësit.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në qytetin e Durrësit në mbështetje të protestuese. Në një deklaratë për mediat ajo tha se opozita nuk e ka problemin me Ramën si individ, por me fenomenin Rama dhe kapjen e institucioneve nga krimi.
“Protesta e opozitës nuk kanë të bëjnë me individin Edi Rama, pasi ai si individ nuk është problem i opozitës. Problem i opozitës dhe qytetarëve është fenomeni Rama, i cili ka kapur institucionet shqiptare. Mos pretendoni që Rama të largohet vetë. Ai është një i çmendur që ka kapur peng një popull të tërë dhe një vend të tërë. Mosbindja civile nuk do të thotë vetëm bllokim i rrugëve, por bllokim i çdo gjëje 24 orë në 7 ditë javës dhe më shumë nëse është e nevojshme.” – tha Kryemadhi
Kryemadhi i ka kthyer përgjigje edhe për deklaratat e Ramës në lidhje me dënimin me burg për këdo që bllokon rrugët duke thënë se “nëse është dikush që duhet të shkojë në burg është ai vetë.”
Gjithashtu Kryemadhi ka cilësuar se opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë, pasi pushteti nuk merret në tavolinë, por jepet nga populli për këdo që do ai.
“Dalja e popullit në rrugë dhe protestimi me mënyra të ndryshme tregon se ky pushtet ka rënë. Pavarësisht se ai zvarritet, nuk e ka të gjatë jetesën.” – tha Kryemadhi
Policia e Durrësit ka zhvilluar një aksion për parandalimin e krimit dhe krijimin e sigurisë publike, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë
Gjithashtu policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin E. Y., 45 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 Durrës. Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y., dhe A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri. Po punohet për kapjen e shtetasit A. K.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.