Taulant Balla dhe Blendi Klosi kanë qenë
pasditen e sotme në Prrenjas ku kanë prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste
për kryetar bashkie, Nuri Belba.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Grupit
Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se zgjedhjet lokale do të mbahen më
30 qershor, ndërsa ka shtuar se Edi Rama do të marrë mandatin e tretë qeverisës
në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.
“PS ka marrë besimin e shqiptarëve për të bërë shtet. Shteti fillon nga respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve. Zgjedhjet më 30 qershor janë detyrim kushtetues”.
“Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën. Ligji jep ndëshkim për këdo që do të cënojë zgjedhjet. Në 2021 Edi Rama do të marrë mandatin e tretë”.
Dhjetra studentë kanë protestuar para ministrisë së arsimit paraditen e kësaj të mërkure. Organizimi i kësaj proteste ishte paralajmëruar ditë më parë, teksa vetëm në fillim të kësaj jave, këshillat studentore zhvilluan një takim në Universitetin e Korçës, ku vendosën të rikthehen në protesë. Studentët pretendojnë se janë gënjyer nga qeveria lidhur me ‘paktin për universitetin’.
Megjithatë, ndryshe nga protestat e muajit dhjetor ku pati një bojkot masiv të auditoreve, në protestën e sotme ka pasur një pjesëmarrje jo shumë të lartë. Studentët kanë parashtruar një listë me pesë kërkesa, ndryshe nga kërkesat e protestave të kaluara, ku studentët shfaqën më shumë kërkesa.
Kërkesat e protestës së sotme:
1-Rrëzim të Ligjit të Arsimit të Lartë
2-Arsim cilësor në të dyja ciklet e studimit
3-Rankimin e programeve sipas modeleve bashkëkohore
4-Rritje e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë
5- Autonomi reale e IAL dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare
Pra, nga sa shihet nga kërkesat e paraqituara sot nga studentët, nëse i krahason ato me tetë pikat e panegociueshme të protestës studentore të muajit dhjetor, vrehet me lehtësi se kërkesat janë të ndryshme.
Gjatë kohës që mbahej protesta, studentët kanë hedhur flakadanë në drejtim të ministrisë, ndërsa nuk kanë munguar as gjuajtjet me mjete të forta. Për pasojë ka pasur disa xhama të thyer në dritaret e ministrisë.
Më herët, Kryeministri Edi Rama publikoi një video mesazh në faqen e tij në facebook, ku tregonte me shifra mbajtjen e premtimit për përmbushjen e kërkesave të studentëve.
Kërkesat e studentëve në dhjetor:
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
Mëngjesin e kësaj të mërkure është prezantuar
platforma “E-Learning”, që do të aplikohet në fushën e mjekësisë. Ky sistem do
të zabtohet në hallkat kyçe të sistemit shëndetësor, që shërbimet ndaj qytetarëve
të jenë në standardin dhe cilësinë e duhur. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës
së tij përshëndeti ish-Kryeministrin e Italisë, Masimo D`Alema, që ka mbështetur
këtë sesitem. Ndërsa gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se sistemi “E-Learning”
në shëndetësi do t`i japë fund abuzimeve me kreditet false dhe manipulimet nga
profesionistët e shëndetësisë.
“Ka një gjë që nuk e tha askush dhe po e them unë, se është pjesa që më ka pëlqyer më shumë nga kjo platformë, që askush nuk i ikën dot kësaj platforme, sepse nuk është një platformë tradicionale e edukimit në distancë, por është një platformë Blockchain, që do të thotë, që, me këtë platformë merr fund edhe sporti kombëtar i hileve në fushën e shëndetësisë, se në të gjitha fushat ne e kemi një sport goxha të zhvilluar për të prezantuar letra dhe certifikata sikur i kemi kryer detyrimet lidhur me edukimin në vazhdim për një arsye shumë të thjeshtë, sepse me këtë platformë askush nuk mund t’i shmanget dot edukimit në vazhdim dhe gjithkush që i shmanget nuk merr dot kreditet”.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për një sistem të papenetrueshëm, të patjetërsueshëm dhe të pamanipulueshëm, ku çdo profesionist i shëndetësisë nuk ka shans që t’ia hedhë me hile, por bëhet fjalë edhe për një sistem të një cilësie shumë të lartë të edukimit në distancë. Është një sistem që do të lehtësojë jashtëzakonisht procesin e edukimit në vazhdim të të gjithë profesionistëve të shëndetësisë. Është një sistem që do të informojë në kohë reale për gjithçka ndodh në fushën e aktivitetit të profesionistëve të shëndetësisë, sipas, sigurisht, edhe të gjithë profileve. Është një sistem që na jep mundësinë që realisht t’iu themi shqiptarëve, t’iu themi atyre që i drejtohen sistemit, se, më herët se vonë, profesionistët tanë të shëndetësisë do të jenë në një nivel tjetër për nga shkalla e njohurive dhe për nga aktualizimi i njohurive”.
“Nuk do të lejojmë më vazhdimin e aktivitetit të mjekëve që nuk kalojnë nga edukimi i detyruar në vazhdim që është i sanksionuar në ligj. Koha e krediteve të marra me vërtetime fallso apo me lloj-lloj artikujsh edhe kontributesh pa lidhje mbaron me këtë sistem. Ky sistem iu jep mundësinë të gjithëve që realisht të shkojnë në një nivel tjetër, pasi ka dhe një komoditet absolut, është i aksesueshëm nga një laptop kudo ku ndodhesh mjafton të kesh qasje në internet”, tha Rama.
Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuari i mbrëmjes në emisionin “RealStory” të gazetarit Sokol Balla, ku ka folur për disa tema, duke nisur nga marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë e deri te çështja e negociatave me Serbinë.
Fillimisht ai ka sqaruar pse mbledhja mes dy qeverive (që në fakt ishte grupi koordinues midis dy vendeve) u zhvillua pa praninë e dy Kryeministrave, Edi Rama për Shqipërinë dhe Ramush Haradinaj për Kosovën.
“Kjo nuk ishte mbledhje e dy qeverive. Në Pejë ne krijuam një grup monitorues për marrëveshjet e firmosura nga dy qeveritë tona. Ky takim në këtë lloj formati është i treti që mbahet”.
“Është një nga takimet e radhës, për afatin e zbatimit të marrëveshjeve që kemi firmosur. Pra këtu nuk ka asgjë të bëj me prezencën apo mos prezencën e dy kryeministrave”, ka thënë Limaj.
Kryeministri Rama ka njoftuar se do të dalë në
një konferencë për shtyp sot në orën 13 për të folur për fushatën zgjedhore si
dhe për dialogun me opozitën.
“Në 13.00 me gazetarët, pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore. Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit dhe për vijimin e përpjekjeve për dialog me të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet”, shkruan Rama në twitter.
Pas përfundimit të protestës në formë marshimi të organizuar nga opozita, ka ardhur dhe reagimi i radhës i Kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka shkruar një status në rrjetin social Twitter, teksa i dërgon dhe një mesazh Lulzim Bashës.
“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë”.
“Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021!Kur do flasim?”.
Partizani priti 26 vjet për të fituar titullin Kampion i Shqipërisë.
Një pritje e gjatë, që u kurorëzua në ndeshjen derbi ndaj Tiranës, e luajtur
ditën e djeshme, ku klubi i kuq fitoi dhe siguroi matematikisht fitoren e
kampionatit për këtë sezon.
Shumë kush ka shprehur urimet për fitoren e Partizanit, teksa mes tyre ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama, që ka uruar të kuqtë për fitoren e kampionatit, por njëkohësisht dhe Zëvendës Kryeministrin, Erion Braçe, që është tifoz i “Demave”.
Ja çfarë shkruan kreu i Qeverisë në postimin e tij në Instagram: “Mua më mbeti vetëm kampionati italian këtë vit, ndërsa zëvendësi im juventin fitoi edhe këtë shqiptarin”, përfundon Rama.
Qazim Sejdini nuk do të kandidojë më për
postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit. Kandidati socialist për këtë
bashki do të jetë Gledian Llatja. Kryeministri Rama e prezantoi sot në Elbasan
emrin e kandidatit të ri për kryetar bashkie.
“Qazimi po e mbyll mandatin me nder dhe me
gjurmë që do mbeten përgjithmonë në kujtesën e qyteti. Iu kam thënë na jepni
besimin se ne do ua shpërbejmë në 4 vjet për Elbasanin, sa ç’nuk është bërë në
të gjitha vitet e marra së bashku.
Kam dëgjuar edhe nga njerëz brenda PS se do
gjendet zgjidhje e do bëhen zgjedhje. Në 30 qershor në Elbasan do të bëhet një
festë e madhe, Qazimi do dorëzojë postin dhe do urojë fitoren pasrdhësit të tij
Gledit”, tha Rama, i cili nuk e fshehu ambicien për të fituar të gjitha
bashkitë e vendit.
“Ajaksi mund të dalë kampion Europe, por
kampion në Shqipëri ka qenë, është dhe do të jetë PS e Shqipërisë. Do të marrim
bashkitë, nga Kukësi në Skrapar, nga Shkodra në Sarandë. Të gjitha do i marrim
ne? Po, të gjitha do t’i marrim”, tha Rama.
Nga qyteti i Elbasanit, kryeministri Edi Rama
ka ironizuar protestën e opozitës e cila edhe sot bllokoi rrugën hyrëse të
qytetit të Elbasanit për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeministrit.
Në fjalën e tij Rama tha se një parti që pretendon pushtetin nuk mund të bllokojë rrugët.
“Bota nuk pati 30 vjet Saliun, ne e
patëm. Por tani e kemi në grahmat e fundit që shfaqet si një peng me ujë, me
deputet dhe pijanec që bllokojnë rrugën dhe shtyhen me policin dhe mendojnë se
me rrugaçëri të tilla do bllokojnë transformimin e Shqipërisë. Si mundet që një
parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të
pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i
dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas.
Gjithë atyre që mbajnë çadër, është më mirë. Kur nuk e mban lala, shihe
sa e sigurt është kjo që po ju them. Më vjen mirë, që edhe një herë tjetër, si
gjithmonë në Elbasan kemi një mikpritje dhe një mbështetje kaq kuptimplotë dhe
me kaq shumë njerëz, më vjen mirë që shiu po i shton nuk i pakëson. Më vjen
shumë mirë, që sa herë vij këtu dëgjoj fjalë të mira në adresën time. Të jemi
të sigurt se gjithçka që kemi bërë në Elbasan nuk do ishte e mbundur pa Qazim
Sejdinin, dhe Sejdini s’mund të bënte dot pa ne. 12 vite në krye, 6 me Salin
dhe 6 me PS. Nëse e shikoni, raporti është 10 më shumë se 6 vitet e para. Dhe
më vjen mirë, që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tani Qazimi
po e mbyll me nder, ju kam thënë na jepni besimin dhe ne do bëjmë për Elbasanin
sa nuk është bërë në vitet e kaluara”, tha Rama.
Gjatë takimit të tij me banorët e Shkodrës, Rama ka folur edhe për të larguarit nga PD, më konkretisht për ish deputeten Jozefina Topalli duke e cilësuar si një kundërshtare të denjë, ndërsa nuk ka kursyer kritikat për Flamur Nokën duke e cilësuar edhe me fjalët “hu gardhi”.
“Hajde se jua kemi falur faktin që pranuan të udhëhiqen nga një komunist për 30 vjet që bën sikur është anitkomunist, por tani si mund t’jua falim faktin që kanë kaluar nga Jozefina Topalli te Flamur Noka. Jozefina Topallin ne e kemi pasur kundërshtare. Topalli nuk i ka kursyer fjalët në drejtimin tim, por me thënë të drejtën tani kur përballesh me Jozefinën të paktën ke përpara kundërshtar, por kur përballesh me Flamur Nokën ke përpara një hu që nuk ka fermer që e përdor për gardhin e vet. Mund të ketë shumë fermerë demokratë që mund t’i shkojnë prapa Flamurit, por po t’i thuash e merr dot për hu për gardhin tënd, nuk e merr, nuk e merr sepse i rrëzon gardhin. Si mundet që PD, që në Shkodër ka marrë besim qyl, pa u diskutuar kurrë. Tani si mund të vijë puna deri në pikën ku t’i vihet në ballë Shkodrës demokrate Flamur Noka. Si mund të katandiset kjo punë në vitin 2019 që Shkodra demokrate të djegë goma nën udhëheqjen e Flamur Nokës. E kuptoni se ku ka ra pazari, në tokë. More tokës i marrtë të keqen ai, nën tokë. Ore edhe nën tokë kam dyshime se ka minerale, naftë. As nëntokë s’mund të ketë një situatë si kjo.”- tha Rama