Gjithë jetën në burg, dënohet “El Chapo”, bosi meksikan i drogës

Joaquin “El Chapo” Guzman, bosi meksikan i drogës, i cili shpëtoi dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Meksikë, do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në një burg të SHBA

Dënimin e dha të mërkurën një gjykatës federal amerikan në Bruklin të Nju Jorkut, i cili e quajti El Chapon njeriu që kishte bërë të këqia të jashtëzakonshme.

Nga ana e tij, El Chapo Guzman akuzoi sistemin amerikan të drejtësisë, ndërkohë që një ish-bashkëpunëtore e tij tregoi se si ai i kishte paguar një bande 1 milion dollarë për ta vrarë atë.

Pas kësaj, gjyqtari Brian Cogan shpalli dënimin: burgim i përjetshëm i detyrueshëm plus 30 vjet.

Gjyqtari Cogan urdhëroi gjithashtu që Guzmanit t’i sekuestrohen 12.6 miliardë dollarë.

62 vjeçari u gjet fajtor nga juria federale në muajin shkurt për trafikimin e tonaletave me kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe për pjesëmarrje në komplotime të shumta për vrasje.

Guzman, pseudonimi i të cilit do të thotë “I shkurtri”, krijoi emër si figurë e ngjashme me Robin Hudin, duke u bërë hero popullor për shumë njerëz në shtetin e tij Sinaloa, ku ai lindi në një fshat të varfër malor./VOA/

Zbulohen 3 laboratorë droge të “El Chapos” në Meksikë

Një aksion i ushtrisë meksikane ka çuar në zbulimin e 3 laboratorëve në veri të Sinaloa, që prodhimin drogë sintetike. Sipas zyrtarëve në laborator do të prodhoheshin mbi 17 milionë doza metamfetamine në formë të kristalizuar, që kryesisht kontrabandohen drejt SHBA, që është edhe konsumatori më i madh i drogës në botë. Shumica e metamfetaminës në dispozicion në Shtetet e Bashkuara është prodhuar në mënyrë klandestine në Meksikë.

Ministri i sigurisë i Sinaloa, Cristóbal Castañeda Camarillo tha se një numër gjithnjë e më i madh i laboratorëve të drogës po zbulohen, ndërsa Sinaloa është dominuar prej kohësh nga karteli kriminal me të njëjtin emër. Ish udhëheqësi i saj, Joaquín “El Chapo” Guzmán, edhe pse i arrestuar në 2016, karteli i tij Sinaloa ka ende ndikimin më të madh të trafikimit të drogës në SHBA cilëson DEA.

Skip to toolbar