Plagos me makinë këmbësoren, arrestohet drejtuesi

Një aksident i rëndë rrugor me plagosjen e një këmbësore ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një këmbësore, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është përplasur me makinë në momentin që po kalonte rrugë.

E plagosura ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.  Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip “Volksëagen” 27-vjeçarin me iniciale J.GJ.

Elbasan, përplasen 3 makina, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dy persona kanë përfunduar  të lënduar. 3 makina, një fuoristradë dhe dy autovetura, janë përfshirë në një aksident në zonën e Ish kombinatit Metalurgjik.

Dy personat kanë marrë plagë të lehta, ndërsa kanë marrë mjekimin e duhur në spitalin  Elbasanit.

Aksidenti shkaktoi për disa minuta bllokim të rrugës dhe trafik në zonë, por që situata iu rikthye shpejt normalitetit.

Elbasan, makina përmbyset në mes të rrugës, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë në qytetin e Elbasanit. Një makinë është përmbys në mes të rrugës, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy personat, që ndodheshin në të.

Drejtuesi i makinës dhe një pasagjer janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën po drejtohej makina.

Zgjedhjet njihen me vendim gjykate, merr mandatin kryebashkiaku i Elbasanit

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka konfirmuar zyrtarisht Gledian Llatja si kryetar i ri i Bashkisë Elbasan. Llatja u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste në Elbasan. Me kërkesë të bërë nga kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Elbasan, Gjykata e Elbasan, ka shqyrtuar të enjten këtë kërkesë, duke e konfirmuar edhe ligjërisht Gledian Llatjan kryetar.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu, ka shqyrtuar kërkesën duke dalë në përfundimin se: “Kërkuesi Gledian Llatja ka kandiduar për kryetar i Bashkisë elbasan, i mbështetur nga subjekti zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019. në bazë të vendimit Nr.939, datë 04.07.2019 të Komisionit Qëndror Zgjedhor “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, në zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019”, kërkuesi është shpallur fitues në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të miratuara me Tabelën PËrmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet e Kryetarit të Bashkisë Elbasan”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

Ky vendim, vjen vetëm një ditë pasi Partia Demokratike u kërkoi gjykatave në shkallë vendi që të nxirrnin të pavlefshëm mandatet e të zgjedhurve të rinj lokal. Sipas PD-së ky ishte akti i vetëm për të delegjitimuar 30 qershorin, duke pritur krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, Gledian Llatja është i pari drejtues lokal, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, që konfirmohet në detyrë edhe nga Gjykata.

Shkrumbohet mjeti i një personi në Elbasan, Policia: Zjarri i qëllimshëm


Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, një makinë është djegur në qytetin e Elbasanit. Mësohet se zjarri ka shkrumbuar mjetin e shtetasit Enea Çorbaxhi, ndërsa lloji i mjetit është një “Pasat”.

Policia ka dhënë informacion paraprak për këtë ngjarje, ku deklaron se mjeti ishte parkuar pranë banesës së pronarit. Po sipas policisë së Elbasanit, mësohet se nga hetimet paraprake, zjarri është i qëllimshëm.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve të saj. Si pasojë e flakëve, mjeti është djegur pjesërisht, ndërsa për pronarin e saj, policia nuk raporton nëse ka pasur probleme ose jo.

Elbasan/ Informacion paraprak nga Policia

Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetit tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E.Ç. i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.

Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Aksioni i RENEA-s në Elbasan, zbulohet arsenal armësh

Forcat RENEA kanë zhvilluar një super aksion duke zbuluar një magazinë me arsenal armësh gjatë aksit rrugor Elbasan-Paper. Policia dyshon se armët mund të jenë përdorur për ngjarje kriminale dhe ka sekuestruar 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë.

Armët janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës për të përcaktuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale apo jo.

Aksioni i policisë është zhvilluar më 1 korrik dhe dyshohet se armët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në këtë zonë raporton News 24. Policia ende nuk ka dalë me një verison zyrtar për të sqaruar aksionin e saj, ndërsa hetimet po zhvillohen ne sekret të plotë.

Balla: 30 Qershori garantoi që askush të mos djeg më mandatet

Kryetari i Grupit Parlamentar, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla vijoi analizën post-zgjedhore me Asamblenë e PS në Elbasan.  Në një takim me strukturat në Elbasan, Balla tha se 30 qershori garantoi se kjo që ndodhi këtë vit, ku partitë dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet nuk do të ndodh më. Balla tha se 30 qershori garantoi të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për të zgjedhur.

Elbasani dhe gjithë Shqipëria pas 30 Qershorit kanë garantuar se nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë zgjedhjet, nuk do të ketë më parti politike që do të bojkotojnë parlamentin dhe do të djegin mandatet dhe kjo tashmë është e sigurt. Po ashtu është e rëndësishme që çdo qytetari ju garantua e drejta për të votuar, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.” – tha Balla

Deputeti socialist tha gjithashtu se puna e bërë në Elbasan në këto 4 vite dhe ajo që pritet të bëhen me të zgjedhurin e ri janë baza të forta për fitoren e PS në 2021.

Ajo që na bashkon sot është dëshira për të punuar, dëshira për të mbështetur Gledin në këtë sipërmarrje të vështirë, në një bashki, ndër më të mëdhatë në vend, jo vetëm nga popullsia, por edhe nga problematikat. Por një gjë është e sigurt, ne jemi modeli më i mirë i qeverisjes vendore dhe qendrore. Dua ta falenderoj Qazim Sejdini për mbylljen me sukses të plotë të 12 viteve në krye të Bashkisë Elbasan. Janë plot punë të evidentuara dhe janë një bazë e shëndoshë për punën që do të bëjë Gledi, por edhe një bazë e shëndoshë për fitoren tonë në 2021.” – deklaroi Balla

Digjet shtëpia, panik në Elbasan

Një zjarr ka shkrumbuar një banesë brenda në lagjen “Kala” në Elbasan, duke rrezikuar edhe djegien e disa banesave të tjera. Nga raportimet paraprake mësohet se zjarri rënë në një banesë të braktisur në brendësi të lagjes “Kala”, shumë afër një njësie shërbimi biznesi.

Pas rënies së flakëve, katër zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të brëë të mundur shuarjen e flakëve, por për shkak të rrugëve të ngushta në Kala, mjetet zjarrfikëse e kanë pasur të vështirë shuarjen e tij.

Megjithatë, punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë hedhur ujë nga larg. Nga flakët e zjarrit kanë rrezikuar edhe banesa të tjera, të banueshme nga qytetarë të Elbasanit, por fatmirësisht izolimi i flakëve është bërë në kohë, duke mos lejuar përhapjen e tyre. Ndërkohë, nuk raportohet  të ketë pasur probleme në njerëz.

Rama në Elbasan, PD e pret me protesta

Militantët e Partisë Demokratike janë mbledhur për të protestuar kundër kryeministrit Rama, i cili do të zhvillojë në takim elektoral në Elbasan. Protestat e opozitës në qytetet ku Rama zhvillon tubimet elektorale është një urdhër i dhënë nga Lulzim Basha pas protestës së 21 qershorit.

Protestuesit janë mbledhur pak metra më larg ku zhvillohet dhe mitingu elektoral i PS-së, ndërsa mes tyre ndodhen forcat e policisë për të siguruar mbarëvajtjen e situatës. I pranishëm është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, si dhe janë mobilizuar edhe forcat RENEA.

Në momentin e zhvillimit të takimit elektoral të PS-së, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policsë, por janë penguar nga forcat e rendit. Pjesa tjetër e protestës ka vijuar e qetë, larg dhunës dhe incidenteve të tjera (ndryshe nga sa paralajmëroi Aurel Bylykbashi). Deklarata e Bashës të martën në mbrëmje për distancim nga dhuna ka dhënë efektin e saj mes protestuesve.

“Do ketë vëllavrasje dhe luftë civile”, lirohet ish-deputeti Bylykbashi, por nuk tërhiqet

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi, është lënë i lirë nga policia, pasi është marrë në pyetje, por ai nuk është tërhequr nga deklaratat për vëllavrasje më 30 qershor. Në një prononcim për mediat pas marrjes në pyetje, ai është shprehur sërish me të njëjtat tone si të hënën në takimin ku u krijua Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

“Ky ka qenë një postim që unë kam vendosur me figurë video dhe tekst çfarë kam thënë dhe i mbetem besnik të gjithë atyre që kam thënë. Nuk ka presion që mund të na mposhtë në këtë kauzë të drejtë për të rivendosur demokracinë dhe lirinë në Elbasan dhe në Shqipëri. Demokracia shqiptare ka dëshmorët e vet ndër vite që fillojnë herët para gati 70 vjetëve, dhe nuk ka asnjë të keqe, nëse duhet për të vënë lirinë dhe demokracinë në Shqipëri të kalohet dhe mbi trupat tanë, le të jemi ne dëshmorët e rinj të demokracisë shqiptare. Ky është qëndrimi im i qartë dhe i prerë”, tha ai.

Aurel Bylykbashi tha se ka pasur një telefonatë për tu paraqitur në polici, dhe ka shkuar vetë, edhe pse thotë se në fletë shkruhej “arrest në flagrancë”. “Kanë qenë oficerë policie që më morën në pyetje mbi bazën e një indicie në lidhje me postimin në Facebook “, shtoi ai.

Sa i përket takimeve elektorale që kreu i qeverisë do të ketë të enjten në Elbasan, anëtari i Partisë Demokratike, Bylykbashi u shpreh:  “PD dega Elbasan edhe në kuadër të Aleancës ka bërë kërkesë në polici për tubim në pallatin e sportit, që nga ne gjykohet si tubim protestë paqësore dhe një mesazh drejtuar Ramës, për t’i thënë që kështu nuk mund të vazhdojë me dhe vendi ka nevojë për zgjidhje të shpejtë politike për të mos e çuar vendin në katastrofë në 30 qershor , ky është mesazhi që duam t’i përcjellim kryeministrit Rama”.

Ish-deputeti i PD-së në Elbasan Aurel Bylykbashi është shoqëruar në Policinë e Elbasanit pas deklaratave të rënda, ku paralajmëronte vëllavrasje në Elbasan ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. “Ka vëllavrasje, ka luftë civile, le të ketë. Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi pas. Dhe nuk do të bëjmë gabimin që bën gjyshërit tanë më 1944. Nëse liria, demokracia rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, ne jemi gati”. Kjo deklaratë, e bërë nga Bylykbashi në mbledhjen e Aleancës Qytetare për Demokracinë në qytetin Elbasanit, erdhi në një moment kur në media u publikua një qarkore, e cila dyshohet se ka dalë nga zyrat e PD, ku u kërkohej degëve lokale të partisë që të angazhoheshin për pamundësimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, madje deri në përplasje me Polcinë e Shtetit.

Ndonëse e kundërshtoi Lulzim Basha dhe partia e tij, duke e cilësuar si të pavërtetë këtë Qarkore, reagimet e Bylykbashit dhe një letër e PD-së së Kukësit, nxorën zbuluar Selinë Blu, pasi gjithçka thotë Bylykbashi dhe PD-ja e Kukësit, shkon në sinkron me udhëzimet e Qarkores. Madje, po gjatë fjalës së tij, Aurel Bylykbashi, thekson se qëndrimi i tij për “luftë civile dhe vëllavrasje”, është qëndrim i Partisë Demokratike dhe Aleatëve të saj.

“Ka shumë zëra që thonë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje. Një gjë do ta them qartësisht dhe prerë. Personalisht, me gjithë miqtë e mi, por jam i bindur që ky është qëndrimi i fortë i Partisë Demokratike dhe i aleantëvet të saj; ne nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor”, shprehet ai në videon e publikuar në faqen e tij në facebook. Kujtojmë se tashmë Bylykbashi ndodhet në ambientet e Policisë së Elbasanit, ku do të duhet të përgjigjet për deklaratat e bëra.

Vetëm pak ditë më parë, Aurel Bylykbashi u lirua nga Gjykata e Elbasanit, pas ndalimit të tij nga Policia e këtij Qarku, për shkak se së bashku me disa militantë të PD-së drejtuesve lokal të kësaj partie në Prrenjas dhe Librazhd, tentuan të pengonin zhvillimin e një takimi elektoral të Kryeministrit Edi Rama.

Nuk trembemi nga asgje dhe askush! Demokracia dhe Lirija jane ne rrezik!! Fjala ime dje ne krijimin e Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Lirise dhe Demokracise ne Elbasan.Pershendes krijimin e Aleances Qytetare per Lirine dhe Demokracine ne Elbasan!Ne rradhe te pare, deshiroj t’i sjell nje mesazh kesaj Aleance dhe nepermjet saj gjithe qytetareve te Elbasanit… Ne rast se do te kishim zgjedhje ne Shqiperi, Aleanca jone politike, Aleanca jone me qytetarin e thjeshte fiton zgjedhjet!! Kjo i ka bere keta qe te hyjne ne nje rruge te gabuar dhe te cojne vendin ne vellavrasje. Kjo Aleance qe krijohet sot ne Elbasan por qe krijohet edhe ne 61 Bashkite e Shqiperise, ka nje mision te qarte dhe te prere, Demokracia Shqiptare eshte ne rrezik! Ky vend ka sakrifikuar shume per demokracine, Risto, Demiri, Skenderi, Ismaili, dhjetera dhe qindra te tjere kane lene jeten dhe kockat per demokracine! Prandaj ne jemi sot ketu per te mbrojtur ate qe fituam ne 1990, mbas kaq vitesh burgosjesh, sakrificash, internimesh ne vendin tone!Aleanca e krijuar sot ne Elbasan, duhet te kete nje axhende dhe objektiva te qarta, jo vetem thjesht sensibilizim, jo vetem thjesht mesazhe te qarta kundershtareve te Demokracise dhe Lirise ne Shqiperi, por ne kemi dy ngjarje qe vijne: data 26, kur kryeministri Rama vjen ne Elbasan per te bere takimin e rradhes. Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurre, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!!Nga ana tjeter eshte data 30. Ka shume zera qe parashikojne kasandren, domethene do te kete lufte civile, do te kete vellavrasje! Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!!Ka vellavrasje, ka lufte civile? Le te kete!! Patjeter qe le te kete, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jone dhe nuk do te bejme gabimin qe bene gjysherit tane ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajne me mbrapa, kishin te drejte keta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen.Ne qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tane per ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta degjoje kete Elbasani dhe Tirana!!Nuk jemi ketu se po luajme politikisht, eshte shume me e madhe kjo qe po bejme, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rruge: o do te na shtypin ne punet tona, ne bizneset tona, do te na pengojne lirine e fjales, ose do te largohemi nga Shqiperia! Une kam zgjedhur te jetoj ne kete vend, dhe ashtu sic kam bere gjithe kete kohe, do te luftoj me gjithe fuqine e shpirtit per Demokracine dhe Lirine!! T’ua percjellim kete mesazh gjithe qytetareve te Elbasanit!

Gepostet von Aurel Bylykbashi – Faqja Zyrtare am Dienstag, 25. Juni 2019
Skip to toolbar