Zgjedhjet njihen me vendim gjykate, merr mandatin kryebashkiaku i Elbasanit

AKTUALITET


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka konfirmuar zyrtarisht Gledian Llatja si kryetar i ri i Bashkisë Elbasan. Llatja u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, pasi kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste në Elbasan. Me kërkesë të bërë nga kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Elbasan, Gjykata e Elbasan, ka shqyrtuar të enjten këtë kërkesë, duke e konfirmuar edhe ligjërisht Gledian Llatjan kryetar.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu, ka shqyrtuar kërkesën duke dalë në përfundimin se: “Kërkuesi Gledian Llatja ka kandiduar për kryetar i Bashkisë elbasan, i mbështetur nga subjekti zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019. në bazë të vendimit Nr.939, datë 04.07.2019 të Komisionit Qëndror Zgjedhor “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, në zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019”, kërkuesi është shpallur fitues në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të miratuara me Tabelën PËrmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjet e Kryetarit të Bashkisë Elbasan”, shkruhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.


Ky vendim, vjen vetëm një ditë pasi Partia Demokratike u kërkoi gjykatave në shkallë vendi që të nxirrnin të pavlefshëm mandatet e të zgjedhurve të rinj lokal. Sipas PD-së ky ishte akti i vetëm për të delegjitimuar 30 qershorin, duke pritur krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, Gledian Llatja është i pari drejtues lokal, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, që konfirmohet në detyrë edhe nga Gjykata.




Skip to toolbar