Trafikonin klandestinët, burg për 5 të arrestuarit në Elbasan

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 8 personat, të cilët u arrestuar për kalimin e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku drejt vendeve të BE.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” shtetasit me iniciale E.M, F. S., D. Q., R. H dhe shtetasi turk U.Ç, ndërsa për tre personat e tjerë është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin  e klandestinëve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi. Klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.

Do shpërndanin Cannabis në Elbasan, policia arreston katër persona, 3 në kërkim

Policia e Elbasanit ka arrestuar katër shtetas dhe ka shpallur tre të tjerë gjatë operacionit të koduar “Palestra”. Shtetasit me inicialet R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, janë vënë në pranga nga uniformat blu, pasi janë kapur në flagrancë me 11 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Tre të rinjtë dhe 51-vjeçari dyshohet se lëndë narkotike do e tregtonin në qytetin e Elbasanit. Gjatë operacionit, në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim.

Komunikata e Policisë:

Elbasan

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “PALESTRA”. Goditet një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim.

Vidhte varëset me dhunë nga qafa e njerëzve, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të varëseve të floririt, duke ua marrë me forcë nga qafa shtetasve në qytetin e Elbasanit. Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, është arrestuar në flagrancë shtetasi G.V., 32 vjeç banues në Elbasan.

Ky shtetas arrestohet se u merrte me forcë varset e floririt personave të ndryshëm, duke ua hequr nga qafa. Sipas njoftimittë policisë, shtetasi i arrestuar në lagjen “5 Maj” Elbasan, dyshohet se “më datë 15.05.2019 në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varesen e floririt shtetases A. B.

Më datë 10.06.2019 në lagjen “5 Maji” Elbasan, dyshohet se ka i vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases V.B”, shkruan Policia.

Vjon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera të vjedhjes me dhunë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe identifikimin e personave të tjerë me të cilët bashkëpunonte për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Elbasan Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Floriri".Zbardhen tre raste të vjedhjes me dhunë të varëseve të floririt.Arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e vjedhjes me dhunë nga qafa të varëseve të floririt, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, është marrë informacion se një shtetas në kohë dhe vende të ndryshme realizonte vjedhje te varëseve te floririt nga qafa të shtetaseve në qytetin e Elbasanit.Si rezultat i punës se mirëorganizuar dhe reagimit të shpejtë të strukturave policore, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në kuadër të operacionit "Floriri", kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit G.V., 32 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "5 Maji" Elbasan, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa të një shtetaseje që po kalonte në rrugë.Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 2 vjedhjeve të tjera me dhunë, konkretisht:• Më datë 15.05.2019 në lagjen “Luigj Gurakuqi" Elbasan, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varesen e floririt shtetases A. B.• Më datë 10.06.2019 në lagjen "5 Maji" Elbasan, dyshohet se ka i vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases V.B.Vjon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera të vjedhjes me dhunë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe identifikimin e personave të tjerë me të cilët bashkëpunonte për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 11. Juni 2019

Aksident në Elbasan, makina godet 12-vjeçarin

Mëngjesin e të martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një i mitur 12 vjeç është aksidentuar nga një mjet.

Sipas Policisë së Elbasanit, aksidenti ka ndodhur në fshatin Mengël, teksa shtetasi me inicialet E.P., banues në Tiranë duke drejtuar mjetin “Hondai”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, sipas policisë, ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen verifikimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, teksa ende nuk ka informacione për rrethanat e tij.

 Sakaq, policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për të hedhur dritë rreth aksidentit.

Balla, i prerë nga Elbasani: Zgjedhjet s’i luan topi, 30 qershori nuk lëviz

Nga Elbasani ku zhvilloi një takim në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Balla tha i vendosur se zgjedhjet nuk i luan as topi, e jo më Ilir Meta.

 “Parlamenti është legjitim se buron nga zgjedhje legjitime, por është funksional në të gjitha atributet e veta. Këtu nga kjo lagje e nderuar, dua ta them shumë troç, zgjedhjet e 30 qershorit, nuk i luan as topi, jo Bamir Topi, as Ilir Meta, pavarësisht se për Bamirin kam respekt për mënyrën si është sjell si President.

Zgjedhjet nuk mund të lëvizin, këtu do zhvillohen zgjedhje normale. Të jeni të sigurtë se kandidatura është shumë e mirë. Qazimi ka bërë punë të shkëlqyer i jam mirënjohës. Ju them një gjë, jo vetëm zgjedhjet e 30 qershorit, që janë konfirmim edhe me ta edhe pa ata, ne këtu në Elbasan do kishim rezultat të shkëlqyer. Këto zgjedhje kanë specifikë të veçantë. Kemi kundërshtarin më të rrezikshëm, është i pari që pas 30 vitesh do ti heqë popullit të drejtën e votës.” u shpreh Balla.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Aksident në Elbasan, makina përfundon në lokal, plagosen katër persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku si pasojë e tij kanë mbetur të plagosur katër persona. Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, mësohet se një mjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin I.D. është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtuesin A.K.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi me stacionin hekurudhor të qytetit, ku një nga mjetet ka përfundur në verandën e një bar-kafe në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda për jetën e të lënduarëve në aksident.

“Në unazën e qytetit Elbasan, pranë stacionit të trenit, mjeti tip ” BMV” me drejtues shtetasin I.D., është përplasur me mjetin tip ” Ford” me drejtues shtetasin A.K”.

Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-thuhet në komunikatën e policisë.

Boçi ngatërron ndihmat për ramazan me miell për blerje votash!

Gjatë ditës së shtunë, ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi publikoi një reagim në rrjetin e tij social Facebook, ku shkruante se Partia Socialiste në Elbasan ishte duke shpërndarë ndihma ushqimore me lista, në ditën që u bë hapja zyrtare e fushatës elektorale.

“Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë. Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën. Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit. Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve”.

I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve. Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë. Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi”, shkruante ish-deputeti Boçi.

Pas këtij shkrimi, ka ardhur dhe reagimi nga shoqata Qatar Charity, me përfaqësues të saj Shkëlqim Hasula. Ai ka reaguar po në rrjetin social Facebook, ku përgënjeshtron statusin e ish-deputetit të PD dhe tregon të vërtetën rreth shpërndarjes së ndihmave gjatë të ditës së shtunë në Elbasan.

Ramazani është muaji i mirëkuptimit, paqes dhe mëshirës hyjnore. Gjatë këtij muaji Shoqata Qatar Charity ka impementuar projekte të ndryshme duke qenë pranë familjeve me fëmijë jetimë, pranë familjeve në nevojë e më gjerë. Kjo për të zbutur sadopak varfërinë dhe për të rritur frymën e solidarizmit. Shpërndarjet janë bërë në bashkëpunim me disa Bashki, por duke theksuar në çdo kontratë se: shpërndarja nuk do të ketë asnjë përfitim politik”.

“Zonat ku janë lidhur Kontrata Dhurimi janë: Tirana, Durrësi, Kavaja, Kamza, Vora, Shijaku e për ta mbyllur sot me Elbasanin. Po e shkruaj këtë postim nē përgjigje të statusit të z. Luciano Boci. Forma më e keqe e falënderimit është kur puna jote humane keqpërdoret politikisht”, shkruan Hasula.

Shiu përmbyt Elbasanin, Balla: Po punojmë për normalizimin e situatës

Pasditen e së shtunës rreth orës 17:30 në qytetin e Elbasanit ka rënë shi dhe breshër i dendur, i cili ka shkaktuar probleme në disa lagje perifikerike dhe zona rurale të bashkisë Elbasan. Kryesisht në lagjen “5 Maj” ka pasur probleme me përmbytjet, pasi uji ka vërshuar në oborre banesash, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas qetësimit të situatës, Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla dhe kandidati për kryetar bashki i PS, Gledian Llatja, kanë shkuar në terren për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga reshjet e pazakonta të shiut dhe breshrit.

 Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Taulant Balla shprehet se është ngritur Shtabi i Emergjencës, ndërkohë që ndihmë për normalizmin e situatës do të jetë dhe Ministria e Mbrojtjes.

“Rreth orës 17.30 ditën e sotme një shi i dendur dhe breshër, si asnjëherë tjetër u shpreh një banor, goditi një pjesë të Elbasanit duke shkaktuar më pas përmbytje në Lagjen e 5 Majit. Janë të shumta familjet të cilat janë prekur nga niveli i lartë i ujit që në disa shtëpi shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajosje elktro-shtëpiake”.

“Bashkë me Gledian Llatja, Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini ishim në këtë lagje për të parë nga afër dëmet dhe fillimin e punës për normalizimin e situatës. Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës”, shkruan Balla.

U konfliktua me mjekët dhe policët, arrestohet 28 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet D.K, pasi është paraqitur në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, pasi është marrë njoftimi për rastin, efektivët blu kanë shkuar në spitalin e qytetit dhe kanë bërë ndalimin e të riut. Mirëpo shtetasi D.K ka kundërshtuar me dhunë edhe ndalimin nga punonjësit e Policisë së Rendit.

“Konfliktohet me stafin mjeksor të urgjencës së spitalit, kundërshton me dhunë policinë por vihet nën pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

“D.K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor. Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit’.

“Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Librazhd, nuk ka të lënduar

Dy makina janë përplasur në aksion rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur Ura e Murrashit. Mendohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të tij.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Skip to toolbar