Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti i ka bërë thirrje të fortë për bojkot të parlamentit kolegëve të tij.
Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, Përmeti deklaroi se maxhoranca duhet të sjellë ligj për listat, në të kundërt ai ata duhet ta bojkotojnë.
“PS të sjellë ligj për lista të hapura ose ta votojë me vota të blera”, tha Përmeti. Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të ashpra, ku deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi është përjashtuar nga salla. Ndonëse Ruçi i është drejtuar që ai të lërë sallën, Alimadhi nuk ka pranuar që të dalë nga Kuvendi.
Ndërsa Lulzim Basha doli mbrëmjen e së enjtes ku deklaroi se do të hartojë një platformë për daljen nga kriza, ku la të kuptohet për ndryshime jo vetëm në sistemin zgjedhor por dhe atë të drejtësisë, një ditë më pas, ka ardhur reagimi i mazhorancës. Ndërkohë, qeveria i ka kthyer përgjigje kreut të PD-së me anë të ministres Elisa Spiropali. Në një video mesazh, zëdhënësja e qeverisë, Spiropali i ka kujtuar Lulzim Bashës se mazhoranca është gati për të bashkëpunuar me opozitën për kodin zgjedhor, por kurrsesi për të ndryshuar Reformën në Drejtësi.
“Platformë për të reformuar drejtësinë thotë
Lulzim Basha. Asgjë nuk duket se ka kuptuar e ka mësuar kryetari i PD-së nga
humbja katastrofike dhe rrënimi dramatik që i solli partisë më të madhe të
opozitës me verbërinë dhe mendjelehtësinë e tij. Le të shpresojmë që drita e
arsyes do të ngrihet edhe në kokën e tij dhe së paku në grupin udhëheqës të
asaj partie, për të mirën e të gjithëve. Ne nuk bëjmë asnjë hap pas, dhe nuk
luajmë asnjë platformë alternative për reformën në drejtësi, do të jetë mund i
harxhuar kot ajo platformë se do të mbetet në sirtarin e ëndrrave me sytë hapur
të Lulzim Bashës”, shprehet Spiropali.
Në fund, Spiropali shprehet se mazhoranca është gati, që të bashkëpunojë me opozitën për të adresuar rekomandimet e ODIHR në ligjin e zgjedhjeve, duke i treguar gjithashtu Bashës, se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në 2021. “Ndërkohë, po, jemi gati të ulemi për reformën zgjedhore dhe të kthejmë në ligj rekomandimet e raporteve të fundit të OSBE/ODIHR. As më shumë dhe as më pak. Është e drejta e kryetarit të PD-së të ëndërrojë përmbysje të bazës ligjore së zgjedhjeve, por kjo do të mbetet ëndërr në sirtar. Por kemi gjithë predispozitën të hapim një dialog konstruktiv dhe të bashkëpunojmë me të gjithë përfshirë edhe Lulzim Bashën për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve. Viti 2021 nuk është larg prandaj le të shpresojmë që Lulzim Basha dhe PD do ta lënë të shkuarën për tu marrë me të ardhmen”, u shpreh Spiropali.
Ndërkohë, Spiropali ka shtuar se shtyrja e
protestave nga Lulzim Basha për në mesin e muajit tetor, bëhet me qëllim për të
penguar hapjen e negociatave për anëtërsim me Bashkimin Europian.
“Opozita ka vendosur të shtyjë për në mesin e tetorit nisjen e protestave
masive ndërsa do të përgatisë dy platforma alternative për reformën zgjedhore
dhe në drejtësi. Shumë domethënëse kjo frazë për këdo që nuk e ka kuptuar apo
besuar se ku fle lepuri që prodhoi gjithë zallamahinë e gjysmës së parë të
vitit. E para, frika nga hapja e negociata dhe përpjekja ekstreme për
shkatërrimin e imazhit të Shqipërisë. Fare qartë, në mes të tetorit kur në fakt
të gjithë duhet të bënin avokatin e Shqipërisë në prag të vendimmarrjes së
Këshillit Evropian më 18 tetor, Lulzim Basha do të dalë përsëri në rrugë për të
prodhuar foto e lajme në mediat ndërkombëtarë mbi Shqipërinë e zhytur në të
zeza që nuk meriton asgjë”, deklaroi Spiropali.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me
Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së Zëvendës
Ndihmës-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, i cili bën përgjegjës
Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin nëse do të ketë dhunë në protestë.
Spiropali përsëriti edhe njëherë qëndrimin e
Palmer, se kush prek zgjedhjet e 30 qershorit, nuk do të shkeli më në SHBA.
“Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka!
Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin
më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!”
shkruan Spiropali në Facebook.