Drafti i PS, Andi Përmeti thirrje për bojkot të parlamentit: Maxhoranca të sjellë ligj për listat e hapura ose…

Më të fundit


Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti i ka bërë thirrje të fortë për bojkot të parlamentit kolegëve të tij.

Gjatë fjalës së tij në sallën e Kuvendit, Përmeti deklaroi se maxhoranca duhet të sjellë ligj për listat, në të kundërt ai ata duhet ta bojkotojnë.


“PS të sjellë ligj për lista të hapura ose ta votojë me vota të blera”, tha Përmeti. Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të ashpra, ku deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi është përjashtuar nga salla. Ndonëse Ruçi i është drejtuar që ai të lërë sallën, Alimadhi nuk ka pranuar që të dalë nga Kuvendi.




Skip to toolbar