“Pushtimi i Shqipërisë në sytë e gjermanëve”. Sonte në “Real Story” publikohen dokumente exclusive

Sonte në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, i ftuar është historiani Marenglen Kasmi. Për herë të parë, ai do të publikojë dokumentet të ushtrisë gjermane, që hedhin dritë mbi pushtimin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore. Dokumentet që Kasmi publikon në “Real Story” vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe synojnë të tregojnë anën tjetër të luftës, parë nga sytë e gjermanëve.

Në 14 muajt e pushtimit të Shqipërisë nga nazistët, gjermanët kanë mbajtur shënim të dhëna të detajuara që lidhen me luftën. Aty tregohen me detajet operacionet ushtarake, hidhet dritë mbi ngjarje të caktuara të luftës, por mbi të gjitha zbardhen të vërteta të rëndësishme mbi debate që vazhdojnë dhe ekzistojnë sot e kësaj dite në Shqipëri, bashkëpunimit të Ballistëve me Gjermanët.

Sa ishte numri i Ballistëve që bashkëpunuan me pushtuesit? Kush ishin drejtuesit kryesor të tyre? Gjermanët kanë mbajtur analiza të detajuara edhe për udhëheqësit politik dhe ushtarak të kohës, ku padyshim interesi më i amdh lidhet me Enver Hoxhën, drejtuesin politik të luftës, që pas saj do të merrte drejtimin e Shqipërisë duke u bërë një nga dikatorët më jetëgjatë në Europën Lindore.

Gjithashtu në këto dokumente përshkruhen ngjarje apo operacione ushtarake të rëndësishme siç është ai i Tiranës, ku trupat gjermane pësuan një nga disfatat më të mëdha në Shqipëri. Pushtimi Shqipërisë nga Nazistët, parë nga sytë e vetë gjermanëve, me dokumenta ekzkluzive, vijnë sot në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24, ora 21:00. Emisioni transmetohet live dhe në faqen web www.realstory.al dhe në rrjetet tona sociale.

Skip to toolbar