Hoxha publikon deklaratën e Delphi: Zgjerimi, rol qendror në agjendën e BE. Shqipëria pjesë e ndryshimit historik

Më të fundit


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postoi në rrjetet sociale deklaratën e Forumit të Delphi

“Deklarata e #Selanikut bëri një premtim dhe krijoi shpresë. Më shumë se dy dekada më vonë, ky premtim ende nuk është jetësuar plotësisht, por nuk ka qenë i kotë. Roli qendror që #zgjerimi zë sot në agjendën e #BashkimitEuropian është një dëshmi e qartë e rëndësisë së tij të qëndrueshme dhe strategjike.

Deklarata e #Delphit e 22 prillit 2026 duhet tani të ndihmojë në kthimin e këtij premtimi në realitet. Ritmi i përshpejtuar i negociatave për disa vende kandidate, përfshirë #Shqipërinë, së bashku me angazhimin e ripërtërirë politik në të gjithë BE-në, janë tregues të fortë se Bashkimi Evropian po shkon drejt pranimit të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030.

#Shqipëria mbetet plotësisht dhe vendosmërisht e angazhuar për të qenë pjesë e këtij ndryshimi historik.” shkruan Hoxha.



Skip to toolbar