Deptueti socialist, Taulant Balla deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, është shumë realist.
Në fjalën e tij në Kuvend, Balla deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE.
Balla pati një thirrje për opozitën, duke i kërkuar që të heqë dorë nga baltosja që i bën vendit.
“Ajo që duhet t’ua themi me shumë krenari shqiptarëve, nuk është shpresa apo mallkimet e atyre që thonë se negociatat kanë ngecur, është fakt, nga KE, PE, KiE, se Shqipëria sot ka përmbushur të gjitha detyrimet që vijnë nga procesi i anëtarësimit.
Të gjitha detyrimet janë përmbushur, ka një procedurë, nga komisioni kalon te këshilli, nga këshilli te vendet anëtare. Gjatë fundit të majit apo fillimit të qershorit, pritshmëria e Shqipërisë për të përmbyllur procesin e anëtarësimit brenda 2030, është shumë realiste. Ky është fakt. Hiqni dorë nga balta ndaj Shqipërisë. Nuk iu bën nder të shani nga mëngjesi deri në darkë Shqipërinë. Ne kemi gatishmëri të punojmë me ju për gjithçka, por edhe ju duhet të merrni përgjegjësi”, theksoi ai.
