Harta e EMSC, rrallohen lëkundjet në vend

Një javë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit, lëkundjet sizmike në vendin tonë vijojnë ende. Pllakat tektonike ende nuk kanë gjetur qetësi, megjithatë goditja e tyre fatmirësisht është më e lehtë dhe e shkurtër në kohë. Pavarësisht kësaj njerëzit vijojnë të kenë panik dhe ankth, por jeta dalë nga dalë  po kthehet në normalitet.

Sipas Qendrës Mesdhetare Europiane të Tërmeteve (EMSC), aktiviteti sizmik në Shqipëri ka ardhur duke u ulur. EMSC publikoi të hënën hartën e lëkundjeve sizmike në vend, ku shihet se aktiviteti sizmik vijon ende, por lëkundjet kanë fuqi më të vogël.

“Harta e azhornuar e aktivitetit të tërmetit në Shqipëri vlerësohet se është me ulët so se ajo e dy ditëve më parë. Kuptohet plotësisht se ulja nuk është kurrë aq e shpejtë sa duhet”, thuhet nga EMSC. Ndërkohë, mesnatën e të martës një tjetër lëkundje me magnitudë 4.4 ballë u regjistrua në vend, ndërkohë që valë sizmike me fuqi më të ulët ka pasur por me frekuëncë kohore më rrallë.

EMSC qetëson shqiptarët: Aktiviteti sizmik është kufizuar

Qytetarët shqiptarë, sidomos ata në zonat më të prekura nga tërmeti, vijojnë të jenë nën panik për shkak të pasgoditjeve. Megjithatë, duket se aktivititeti sizmik ka ardhur duke pakësuar goditjet.

Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri një reagim në Twitter pasditen e të premtes, duke publikuar një grafik të aktivitetit sizmik. Sipas EMSC aktiviteti i pasgoditjeve nga tërmeti në Shqipëri është kufizuar.

“Sic pritej pas një tërmeti numri i pasgoditjeve sa vjen dhe ulet. Ende, lëkundje ndihen në zonën e prekur nga tërmeti. Por aktiviteti i pasgoditjeve nga tërmeti në Shqipëri është kufizuar. Shpresojmë që kufizimi i aktivitetit të pasgoditjeve të vijojë që miqtë tanë dhe njerëzit në Shqipëri të munden të qëndrojnë të qetë” thuhet në postimet e (EMSC).

Skip to toolbar