Shtylla dhe përcjellës energjie të rrëzuar në tokë. Çfarë la pas stuhia (foto)

Stuhitë e erës dhe shiut të së martës, kanë lënë pasoja të rënda, kryesisht në sektorin e transmetimit të energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, publikoi të mërkurën foto dhe video nga dëmet e shkaktuara nga stuhia e erës dhe shiut, që përfshiu qytete të ndryshme të vendit.

Vlora është një nga qyetet më të prekura. Në pamje duken shtylla të rrëzuar, tela të energjisë të rënë në tokë, por dhe objekte të dëmtuara.

Ndërkohë, OSHEE, thotë se është duke punuar njëkohësisht në disa qytete të vendit, duke riparuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e një dite më parë.

Në qarkun e Vlorës, janë rrëzuar shtylla, kabina elektrike, tela të tensionit të mesëm. Dëme janë shkaktuar edhe në Librazhd, Shkodër e qytete të tjera të vendit, ku vijon puna për riparimin e dëmeve.

Ndërhyrje në rrjet, nesër kufizimi energjie në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, vijon rikonstruksionin e rrjetit elektrik në kryeqytet. Të premten në datën 18 tetor, disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të energjisë elektike.

Sipas një njoftimi të OSHE, të premten do të ketë stakime të energjisë elektrike në rrugët “Albanopoli” “Albanopoli”, “Arben Broci”, “Hysen Xhura”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”, “Haki Shehu”, “Kolë Kamsi” dhe “Rruga e Xibrakëve”.

Kufizimi i energjisë fillon paradite në orën 09:00 dhe rikthehet në orën 15:00 të pasdites.

Prej kohës, OSHE është duke ndërhyrë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Tiranë, duke bërë rikonstruksione në linjat e transmetimit dhe kabina.

Punime në rrjet, kufizim energjie në disa zona në Tiranë

Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime të energjisë elektrike në datën 8 dhe 9 tetor. Sipas një njoftimi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, mësohet se në datën 8 tetor, duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00 të pasdites, do të ketë kufizime të energjisë elektrike në rrugët “Hoxha Tashin”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”, “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës pranë Medreses, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”.

Gjithashtu, po në datën 8, duke nisur nga ora 12:00 deri në orën 14:00, do të ketë furnizim të energjisë elektrike në rrugët: “Asim Zeneli”, “Rruga e Elbasanit” dhe rruga “Dervish Hima”, ndërsa në rrugët “Ludovik Shllaku” pranë sheshit “Avni Rustemi”, në Ibë, Mullet dhe Dobresh, energjia elektrike do të ndërpritet nga ora 10:00 deri në orën 12:00 të datës 8 tetor.

Një ditë më pas, në datën 9, energjia elektrike do të jetë e kufizuar në rrugët: “Petro Nini Luarasi”, rruga e Dibrës, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”, “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”, duke filluar nga oran 09:00 deri në orën 15:00. Ndërkohë, në rrugët “Todi Shkurti” dhe “Petro Nini Luarasi” energjia do të kufizohet nga ora 12:00 deri në orën 14:00. Këto kufizime, vijnë si pasojë e remonteve që kreyn OSHE në kryeqytet të rrjetit të shpërndarjes së energjisë.

Kontakt me elektricitetin, humb jetë 35-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë këtë të martë, teksa një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e kontaktit me korentin.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në Lezhë, ku 35-vjeçari humbi jetën pasi gjatë punës ai ka pasur një kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Lezhës ka njoftuar se 35-vjeçari ka qenë duke punuar në pikën e karburantit që ndodhet në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur të martë rreth orës 14:20.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia e Lezhës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet e nevojshme dhe zbardhejn e shkaqeve të këtij aksidenti fatal për 35-vjeçarin.

Gjatë javëve të fundit, kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën disa personave, kujtojmë se në Vlorë, disa ditë më parë, brenda të njëjtës ditë humbën jetën dy elektricist për shkak të kontaktit me elektricitetin.

Punimet në rrjet, 9 zonat e Tiranës që do kenë shkëputje të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të disa ndërhyrjeve në rrjet disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike.

Si pasojë e investimit në kabinat elektrike, në datën 5 qershor, do të ketë shkëputje të energjisë në disa zona të Tiranës përkatësisht:

09:00-16:00 kufizime në rrugën “Gjergj Legisi” dhe rrugën “Besim Fagu” pranë rrugës “5 Maji”

11:00-14:00 kufizime në rrugën “Gjon Kastrioti” dhe rrugën “Lord Bajron”

09:00-15:00 kufizime në rrugën “Thoma Filipeu”, rrugën “Idriz Dollaku”, rrugën “Arkitekt Sinani”, rrugën “Mihal Grameno” dhe rrugën “Todi Shkurti”

Përmirësimi i rrjetit elektrik, OSHEE punime në këto zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar e për shkak të disa punimeve që do të kryhen në kabinat elektrike, disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji nga ora 09:00 deri në 15:00.

Shkëputja e energjisë për rreth 6 orë do të preki rrugë “Allaman Dervishi”, blloku i Pallateve të Malajzianit, “Ali Bakiu”, “Teodor Keko”, tek ish-dogana, “Haxhi Hysen Dalliu”, “Kadri Roshi”, “Ibrahim Brahja”, “Idriz Dollaku” dhe “Sitki Cico”.

Ndërhyrjet po kryhen për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike

Punimet në rrjet, Tirana 8 orë pa drita

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka njoftuar se do të bëhen ndërhyrje në rrjet për përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike ku do të këtë ndërprerje të saj për disa orë në Tiranë.

Më 17 maj nga ora 8:00 deri në orën 16:00 disa zona të Tiranës do të mbeten pa drita për shkak të punimeve të OST-së.

Sipas OSHEE pa energji do të mbeten zonat Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitalit Ushtarak.

Bie në kontakt me korrentin, humb jetën peshkatari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një peshkatar ka humbur jetën.

Sipas policisë dyshohet se ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, por nuk dihen ende detaje të tjera.

Viktima është identifikuar si Aleksandër Dedgjoni 37 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën Balldre të Lezhës.

Ishte duke peshkuar, bie në kontakt me rrymën elektrike

Shtetasi Bujar Caca, 60 vjeç, ka qenë duke peshkuar në grykëderdhjen e lumit Drin, ku kallami i peshkimit ka hasur në një përcjellës të energjisë elektrike, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morgun e qytetit.

Skip to toolbar