“Gjermanët vlerësonin Mehmet Shehun”, Kasmi: Për Enver Hoxhën ka pak informacion

Dokumentet gjermane hedhin dritë mbi shumë ngjarje të rëndësishme të luftës së dytë botërore në Shqipëri. Madje, ato zbardhin shumë dilema për tema që ende në Shqipëri mbeten objekt i madh debati. I pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse në dokumentet historike të ushtrisë gjermane bëhet analizë e personazheve shqiptare të kohës, historiani Marenglen Kasmi tha se analiza bëhet kryesisht për ato personazhe që drejtonin luftën.

Sipas tij, Mehmet Shehu gjen më shumë përshkrim në dokumentet e ushtrisë gjermane se sa Enver Hoxha. Sipas Kasmit, kjo ndodhte për shkak se Enver Hoxha ishte drejtues politik dhe për gjermanët nuk kishte shumë interes ky personazh. Ndërsa Mehmet Shehu ishte drejtues ushtarak, ndaj ai analizohej më me detaj për shkak të përballjes direkte me gjermanët.

“Të gjithë gjejnë vlerësime, unë përmenda Xhafer Devën, Bedri Pejanin, që vlerësohen si njerëz të besuar. Ka vlerësime dhe për kundërshtarët. Për Enver Hoxhën ka shumë pak informacion. E para ai ruhej duke qenë drejtues politik. Më shumë merrte Mehmet Shehu vëmendje, që ishte njeri i pushkës. Enver Hoxha vendosej në rreth të zi si komunist”.

“Më shumë vlerësime gjejmë për Mehmet Shehun, madje dhe pozitive në pikëpamjen ushtarake. Gjatë operacionit të qershorit të 1944, lufton Brigada e V partizane me një batalion gjerman. Përleshen gjatë natës dhe kërkojnë të largohen  nga njëri-tejtri. Dhe thonë që duhet të kemi luftuar kundër Brigadës I të Mehmet Shehut se ishin shumë të përgatitur. Në fakt ishte Brigada e V. Tregon që ky formacion kishte mbështetjen më të mirë, kishte armatimin më të mirë”.

“Kemi një vlerësim të Komitetit Kombëtar, që fillon me Lef Nosin. Madje për Lef Nosin ky vlerësim që bëhet, e shikon drejtues ballist me karatker frikacak. Ka frikë të madhe nga gjermanët. Më përpara ishte aq pro britanik sa mund ta akuzoje si agjent anglez. Nuk u interesonte gjermanëve se çfarë do ndodhte me shqiptarët pas largimit të tyre. Për ta ishte synim i pastër ushtarak, dhe ndaj vlerësohet pala ushtarake. Enver Hoxha dihej që pas lufte do merrte drejtimin”.

Në konsideratën personale, Marenglen Kasmi e vlerëson Mehmet Shehun personazhin më të rëndësishëm të kohës. “Për mua Mehmet shehu ishte personazhi më i rëndësishëm i asaj kohe. Gjatë historiografisë komuniste mbivlerësohej roli i Enver Hoxhës. Pas majit të 1944, aty merr Enver Hoxha dhe rolin e tij si Komandat i Përgjithshëm. Shtabi i Përgjithshëm ishte i përfaqësuar nga të gjitha rrymat e mundshme. Për mua roli i Enver Hoxhës ka pësuar një fryrje në atë që ka ndodhur gjatë luftës”, tha Kasmi./Realstory.al/

“Enveri mburrej se ishte diktator”

Ish mjeku i Enver Hoxhës, Isuf  Kalo tha në ‘Real Story’ se Enveri e kishte krenari dhe mburrej me faktin që ishte diktator. Ai tha se nuk e mendonte dhunën dhe spastrimin si krim apo vrasje , por një mjet të nevojshme që diktatura ta lejonte për të arritur ‘qëllimet e partisë’

Enver Hoxha pranonte dhe mburrej se ishte diktator. Ai krenohej me të. Dhunën e mendonte si një mekanizëm të nevojshme të një regjimin diktatorial për të arritur atë që partia apo ai vetë synonte.” tha Kalo

Isuf Kalo shtoi se Enveri dyshonte tek të gjithë dhe për çdo gjë, por vetë nuk e ka ndjerë asnjëherë dyshimin mbi veten. “Unë kam mjekuar diktatorin, jo diktaturën. Ai dyshonte por unë nuk jam ndjerë i dyshuar. Ai më ka besuar.”

Ngjela: Ilir Meta si Enver Hoxha. Po gjen armiq të jashtëm

Avokati dhe analisti Spartak Ngjela, shkruan se “shkarkimi i Ilir Metës”, është “fillimi i procesit goditës anti-korrupsion në Shqipëri”. Duke komentuar fondet që BE do t`i japë Shqipërisë (42 milionë euro për Reformën në Drejtësi), Ngjela shprehet se amerikanët duan arrestimin e të korruptuarve të mëdhenj.  “Në të njëjtën kohë politika amerikane po kërkon me ngulm fillimin e reformës dhe arrestimin e të korruptuarve të mëdhenj. Të korruptuarit janë trembur dhe janë të bashkuar kundër reformës. Presidenti i korruptuar shqiptar po shkon drejt shkarkimit, dhe sigurisht që, nga ndërkombëtarët, shkarkimi i Ilir Metës konceptohet si fillimi i procesit goditës antikorrupsion në Shqipëri, kurse, vetë Meta deklaron se “ndërkombëtarët duan të shkatërrojnë Shqipërinë”. Po cilët janë këta ndërkombëtarë? Amerikanët dhe gjermanët janë, por Meta ka frikë t’i përmendë”, shkruan Ngjela.

Më tej, Ngjela shprehet se gjithçka që bëjnë amerikanët dhe gjermanët, është kundër korrupsionit të lartë shtetëror. “Por shqiptarët pyesin: amerikanët dhe gjermanët duan të shkatërrojnë Shqipërinë, apo duan të shkatërrojnë korrupsionin shtetëror shqiptar? Në fakt, tani, të gjithë e dinë se gjithçka është ngritur kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Ja kjo është çështja. Por këtu na duhet të shtjellojmë edhe faktin se përse Meta shkatërrimin e korrupsionit shtetëror shqiptar e quan si shkatërrim të Shqipërisë? Në fakt, kështu ka ndodhur me të gjithë abuzuesit e shtetit shqiptar, kur këta janë ndodhur përballë ndëshkimit për abuzim me pushtetin. Të gjithë bëjnë sikur “merakosen” për fatin e Shqipërisë”, shkruan Ngjela.

Ngjela bën një paralelizëm të Ilir Metës dhe Enver Hoxhës, në lidhje me atë që ai e quan “merakosje” për fatin e Shqipërisë. “Pse, a nuk i u tha Enver Hoxha shqiptarëve se Hrushovi kërkon të shkatërrojë Shqipërinë, kur ky i tha Hoxhës se ” ti Enver Hoxha duhet të largohesh nga pushteti se ke bërë krime të karakterit stalinian”? Po pse, a nuk na tha Ramiz Alia në vitin 1990 se “amerikanët po duan të marrin pushtetin për të shpërbërë Shqipërinë”? Dhe, në fund: A nuk e kanë dërmuar tërësisht Shqipërinë këta vjedhës abuzues që tani, me lotë krokodili, po qajnë për varfërinë e shqiptarëve, autorë të së cilës janë pikërisht këta të korruptuar të lartë që kanë 30 vjet që abuzojnë me pushtetin politik në Shqipëri? E pra, kjo është esenca e kohës sonë në pragun e goditjes penale kundër korrupsionit të lartë, që realisht është abuzues barbar me pushtetin shtetëror në Shqipëri”, shkruan Ngjela.

Enver Hoxhaj: Kosova ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përshëndetur përmes një mesazhi në tëitter, raportin më të fundit të Bashkimit Europian.

Ai shkruan se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave dhe se është e përkushtuar për të adresuar të gjitha sfidat e pazgjidhura

“Ne mirëpresim raportin e BE duke pranuar përparimin e Kosovës në reformat e ndryshme të forcimit të shtetit. Është e rëndësishme gjithashtu të shohim rikonfirmimin e qartë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë. Ne jemi të përkushtuar për të adresuar sfidat e pazgjidhura”, shkruan Hoxhaj në twitter, i cili nuk komenton deklaratën e Mogherinit për heqjen e taksës për mallrat serbe nga ana e Kosovës.

Skip to toolbar