Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka qenë ndër votuesit e parë në zgjedhjet për kryetar bashkie. Numri dy i qeverisë ka shkuar në orën 07:10 minuta në Liceun Artistik, ku ka hedhur votën për të zgjedhur kreun e ri të bashkisë së Tiranës.
Më pas, Erion Braçe ka folur për mediat duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që shkojnë dhe të votojnë. Ndërsa ka treguar dhe arsyet pse ka votuar kaq herët.
“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja”,- tha ai.
“Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”.
Zëvendës kryeministri Erion Braçe bën thirrje
që të hetohen të gjitha proceset zgjedhore dhe të vërtetohen nëse janë blerë
votat. Madje, shkruan ai të ishin hetuar dhe të ishin arrestuar njerëzit në
kushtet e flagrancës ashtu sikur se e përcakton ligji.
Por kjo, shkruan ai, s’mund të ndodhë pasi
prokurorët kërkojnë të bëjnë shantazh dhe janë bërë bashkë me ata që sot kërcënojnë
se “do na presin e vrasin të premten në darkë”, kur zhvillohet protesta e radhës
e opozitës.
Në një postim në instagram, zëvendës
kryeministri Erion Braçe sqaron se ai ka 23 vjet që merret me zgjedhjet dhe se
1 milion vota nuk fitohen kurrë duke u blerë dhe bën thirrje për vendosjen e një
sistemi drejtësie të barabartë për të gjithë, që të dënojë si ata që blejnë vota,
ashtu edhe ata që bëjnë shatantazh.
Postimi i plotë i Erion Braçes.
#PARTIASOCIALISTE
NUK KA FITUAR KURRE DUKE
BLERE VOTA!
Kurre!
Sepse nuk blihen 1 milion vota!
Sepse nuk blihen as 100 mije vota!
Kush eshte marre me zgjedhjet-une kam 23 vite
qe merrem me to,
e di fare mire kete!
Ndaj dua te them dy gjera per
dy kategori gojtaresh te zeshen keto kohe;
E para,
per kategorine qe perfaqesohet nga “Gagaçi
Mendor” e qe tipizon te gjithe keta gjahtaret urrejtes te socialisteve qe cdo
darke jane ne TV e cdo mengjes jane ne gazetat e TV-ve:
Te hetohet gjithcka qe
ka te beje me zgjedhjet e 2016-tes e zgjedhjet
e 2017-tes!
Madje te ishte hetuar ne kushtet e flagrances,
mu sic ligji thote.
Nuk ka ndodhur!
Te hetohet tani, e gjithe “masakra” qe thoni
ju e qe nuk egziston,
Te hetohet tani, i gjithe krimi i dhunshem i
disa bandave te krimit politik ne Diber e ardhur aty qe,
eshte i dokumentuar!
Mbi baze te provave e fakteve,
vetem mbi baze te tyre e jo mbi baze te
analizes se fjaleve qe “Gagaçi Mendor”,
me veshtiresine e gagaçit i deformon,
tjeterson duke i kthyer ne shpifje banale qe ulerasin per te vrare #TEVERTETEN!
E dyta,
per kategorine e shantazhuesve,
bere te gjithe bashke,
nga prokuroret politike te partise, partive
deri tek “Goje Pushka” qe do na vrase e prese te premten ne darke;
Se pari, per keta dy prokuroret qe kane
ndertuar kete strategji shpetimi per vete e shantazhi per socialistet:
NUK SHANTAZHOHET PARTIA SOCIALISTE!
Eshte aq e madhe dhe e forte,
sa nuk ua merr mendja!
Ka nje arsye,
Fuqia qe ka prej njerezve te zakonshem,
fuqia prej popullit.
Pikerisht se eshte keshtu,
kur kjo parti vendos nuk kthehet pas;
Ka vendosur per #ReformenneDrejtesi dhe do
shkoje deri ne fund:
#DREJTESIEBARABARTE TANI!
Nuk ka kohe tjeter, as per ne e as per ju!
#DREJTESIEBARABARTETANI,
per ti dhene fund pandeshkueshmerise ndaj
politikaneve te korruptuar por edhe ndaj prokuroreve te korruptuar e partiake,
plote te tjereve qe kurre nuk ishin te
barabarte para ligjit-sic kushtetuta thote;
Per ti dhene fund ciklit te krizave qe po e
mbajne peng kete vend per shkak te pandeshkueshmerise, mungeses se #Drejtesise
se njejte per te gjithe.
Duke iu referuar vendimit të Metës për të
anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, Erion Braçe ishte i ashpër teksa
tha se kushtetuta u nxorr nga rafti ku mbaheshin paratë e pista dhe shishet me
xhin e uiski.
“Në këtë vend, ka pak ditë që është bërë e
modës të kërkosh në rafte e dollape, në ato që deri dje, ose ishin bosh, ose
mbaheshin verë, shampanjë, pije alkoolike, uiski, xhin, e madje edhe para të
pista të kërkosh Kushtetutën, të mbash në dorë Kushtetutën, të bësh poza me të,
të komentosh mbi të, të thuash gënjeshtra, ti bësh të gjitha këto, me pasion me
forcë… vetëm nuk lexon Kushtetutën”, tha Braçe në nisje të fjalës së tij.
Partia Socialiste vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit duke u shprehur e vendosur se votimet do të bëhen në këtë datë. Zëvendëskryeministri Erion Braçe dhe kryeministri Rama kanë vijuar fushatën e tyre në Divjakë, pavarësisht se presidenti Meta e çdekretoi datën 30 qershorit për të mbajtur zgjedhjet.
“Të lajthiturit po i bëjnë llogaritë gabim” tha Braçe gjatë fjalës së tij, i cili konfirmoi edhe një herë se zgjedhjet do të mbahen dhe se askush nuk mund t’i pengojë. “30 Qershori është një ditë me shenjë ku duhet të ndahemi nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë vend. Nuk mund t’ia falim Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës edhe një brez tjetër të djegur, duam të shkojmë përpara. Nuk ka Zot në këtë vend të mohojë të drejtën e votës, kush ka lajthitur i bën llogaritë gabim. Ne nuk shitemi dhe blihemi, ne vetëm fitojmë. Ta harrojmë çdokush që mund të na pengojnë, pavarësisht ofiqit.”
12 qershori është dita e themelit të Partisë Socialiste dhe nuk ka munguar as urimi i Braçes duke ia dedikuar këtë disa nga figurave më të larta dhe të vjetra të partisë, mes tyre edhe ish kreun e saj Fatos Nano. “Sot është 12 Qershori, dita e lindjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë. Do të doja t’u uroja ditën e lindjes së PS-së dhe t’i shprehja mirënjohje socialistëve nga kjo zonë në partinë më të madhe dhe demokratike që ka njohur ky vend. Dua t’ia uroj ditën e lindjes së PS-së, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Dades, Meksit, Moikom Zeqos dhe çdo socialisti të ndershëm.” /realstory.al
Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka cilësuar
krim kushtetues, vendimin e presidentit për të anuluar dekretin për zgjedhjet e
30 qershorit. Braçe shkruan se Meta firmosi një precedent të rrezikshëm që i
hap rrugën deformimit të demokracisë në vend. A ngre pyetjen se çfarë do të
ndodhë nëse në 2021 Partia Socialiste ngrihet dhe thotë nuk dua zgjedhje, pikërisht
siç po bën PD sot?
“E drejta per te zgjedhur me vote qeverinë e
qeverisjen vendore, doemos qendrore, u shfuqizua sot!
Kjo është risia kushtetuese qe kërciti sot!
Krim me te madh kushtetues se ky, nuk ka! Deformim me te rende demokracisë, nuk
i ka bere kush!
Imagjinoni, ne 2021, PS te dale e te thotë;
nuk e dua datën e zgjedhjeve, madje nuk marr pjese ne zgjedhje, i bie te rrije
pa fund ne pushtet ose, deri kur te gjithe te bejne zgjedhjet sic PS do!
Precedenti u legjitimua sot!”, shkruan zëvendës kryeministri në Instagram.
Më tek Braçe sjell në vëmendje vendimin e PS në
2013 kur u fut në zgjedhje pavarësisht se u vranë njerëz nga pushteti i Berishës.
“Tani mbyllni pak syte, kthehuni pas ne
2013-ten; PS hyri ne zgjedhje pasi e vrane keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje
pasi e vodhen, i morren pushtetin pertej zgjedhjeve, duke i shfuqizuar ato,
keta horra pushteti, PS hyri ne zgjedhje pa patur kerkend ne KQZ, zero! Ne nuk
jemi keta!
Ne nuk duam pushtet pa zgjedhje! Ne kurre nuk
e kemi bere e kurre nuk do ndodhe qe ti shfuqizojme shqiptareve te drejten per
te zgjedhur! ndaj, 30qershori eshte rruge e nisur, kushtetutshmerisht,
ligjerisht, nuk ndalet, nuk shfuqizohet, eshte e drejte themelore!
Pushtet pa zgjedhje nuk ka me! Ka vdekur qysh
ne 2017-ten!”, shkruan Braçe.
Ai thekson se askush nuk mund t’i imponojë
maxhorancës një krim kushtetues.
“Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances
legjitime, krimin kushtetues! Kerkush nuk mund ti imponoje maxhorances
legjitime, krimin kushtetues qe i heq shqiptareve te drejten per te zgjedhur me
vote dhe, i detyron te pranojne pushtet te pa votuar.
Kerkush nuk mund ti imponoje vendit ndaljen, stopimin ne perpjekjen historike per drejtesi te barabarte per te gjithe! Pabarazia para ligjit, Imponuar fort nga nje sistem drejtesie politik, partiak, i korruptuar jo vetem po rrenon vendin, shoqerine dhe ekonomine, duhet te marre fund tani!”, shkruan Braçe.
Pas deklaratës së zv.ndihmës Sekretarit të
Shtetit, ka reaguar zëvendës kryeministri Erion Braçe i cili thotë se SHBA
vendosi vijnë e kuqe për Lulin dhe Monën.
Braçe shkruan se SHBA bën përgjegjës opozitën për
molotovin kundër policisë deri sot, si dhe paralajmëron pasojat për të gjitha
ata që do të prekin zgjedhjet.
Zëvendës kryeministri thekson se zgjedhjet do
të mbahen në 30 qershor dhe se kjo ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.
Postimi i plotë i Erion Braçes në Instagram:
SHBA VENDOS VIJEN E KUQE!
#PergjegjesitPerDhunen jane
Lulzim Basha e Monika Kryemadhi;
#KushPrekZgjedhjet arsye per te mos hyre me ne
SHBA!
#QeveriaAmerikane vendos #VijeneKuqe dhe e
thote publikisht, hapur, qarte:
NE, SHBA DO TE JEMI NE ZGJEDHJE NE #30QERSHOR!
Pas kesaj kam dy gjera per te thene:
Lyrzim, ti nuk je Don Kishot-ai ishte i
mencur!
Ti je #KatranmeBoje!
Pas nje akuze personale per vjedhje ngritur
nga Prokuroria dhe ende e pagjykuar;
Pas nje akuze publike, ooo sa publike per vrasjet
e 21 janarit;
Pas nje akuze dhe hetimi ne zhvillim ne SHBA
personalisht ndaj teje;
Pas nje akuze dhe hetimi ne zhvillim ne
SHQIPERI personalisht ndaj teje;
Shtohen edhe dy te tjera ardhur nga SHBA;
Njera te ben personalisht pergjegjes per
dhunen e derisotme dhe vendos #VijeneKuqe per dhunen e paralajmeruar per darken
e sotme;
Tjetra vendos pergjegjesine e Molotoveve
kunder Policise dhe institucioneve personalisht tek ty; jo vetem natyrisht!
Me rende se kaq nuk ka!
I perveluar me Molotovin qe e pergatite vete!
E dyta,
kur #EdiRama paralajmeroi se
kush prek zgjedhjet do i ndalohet hyrja ne
SHBA e BE,
ideologet e dhunes barbare Andi, Mandi, Tosi,
Turi, Tani, Soni etj,
posacerisht Lyli, Mona, Titi etj,
uleriten: NUK NDODH!
Urdheroni;
Lexojeni tani dhe degjojeni ne oren 15.00,
anglisht, shqip por TROÇ:
Kush cenon zgjedhjet eshte arsye per mos
kualifikim per te hyre ne SHBA!
Dhe ketu jane te gjithe, te gjithe:
Nga ai qe do preke daten e zgjedhjeve #30QERSHORIN,
deri tek ai qe do cenoje zgjedhjet fizikisht
ne diten e mbajtjes se tyre #30QERSHOR!
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka vijuar fushatën elektorale në zonën e Divjakës duke u bërë thirrje të gjithë banorëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Braçe thekson se nuk ka rëndësi nëse do vota është pro qeverisë apo kundër saj, i rëndësishme është votimi, pasi partia socialiste do të lexojë çdo votë të hedhur pro dhe kundër saj.
“Kundërshtarët politik nuk kanë fare rëndësi, i rëndësishëm është populli dhe besimi i tyre. Kush është i kënaqur me ne te votoje pro, kush është i pakënaqur të vijë e të votojë kundër. Ne do lexojmë votën e gjithkujt!” -shkruan Braçe
Zëvendëskryeministri foli edhe për projektet infrastrukturore, ndërtimin e çerdheve , kopshteve, rrugëve dhe zhvillimin e bujqësisë për Bashkinë Divjakë.
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka thënë të
mërkurën se nuk është dakord me letrat e Ramës drejtuar Bashës, pasi ai ka
ngritur një mur zjarri dhe nuk pranon t’i flasësh.
“Nuk jam dakord që kur tjetri ngre mur me
zjarr, të flasësh me të. Unë jam për zbatimin e Kushtetutës nga fillimi deri në
fund”, u shpreh Braçe.
Këtë deklaratë Braçe e ka bërë në një
intervistë mëngjesin e së mërkurës në A2CNN, ku gjithashtu tha se opozita po bën
fushatë dhe jo protesta.
“Mos e shikoni si protestë atë të opozitës,
por si fushatë. Ato turet që të kujtojnë vitet ’90 me karvanët e makinave… ai
është stili i tyre. Vazhojnë me idenë e atëhershme. Flet për tatime, biznese,
bujqësinë, pavarësisht se nuk i njeh fare (Lulzim Basha). E motivon partinë e
tij me ato kapsolla dhe shashka.
Nuk ka qenë dëshira jonë që të shkojmë në
zgjedhje vetëm, por e tyre. Ne jemi në të drejtën tonë kushtetuese që të
vazhdojmë përpara. Në rast se zgjedhjet do të kenë standard, nuk më intereson
se çfarë thonë të tjerët. Kush kërkon të paraqitet në zgjedhjet e tjera të
vitit 2021, është i mirëpritur”, u shpreh Braçe.
Në lidhje me protestat e opozitës, Braçe
deklaroi se është evidente që opozita kërkon viktima nga protestat, por theksoi
se “nga ne nuk do ta ketë kurrë”.
“Policia shkon në vendin e shërbimit pa armë,
monitorohet nga OSBE-ja dhe dokumentohet me pamje filmike sjellja e saj nga
fillimi deri në fund. Kush kërkon viktimë nga ne, ta harrojnë, nuk do ta
gjejnë. Nëse do të ketë viktima, këta do të jenë përgjegjësit. Thanë që policia
qëlloi me plumb dhe plagosi protestuesin, doli që ishte predha e tyre. Thanë që
i qëlloi policia me qytë, doli që ishte leva e tyre. Ne nuk kemi ndërmend të
shkaktojmë viktima, janë në drejtën e tyre që ta kundërshtojnë qeverinë”, tha
Braçe.
Përmes një reagimi në Instagram, zëvendëskryeministri,
Erjon Braçe akuzon ish kryeministrin Sali Berisha për protestën e dhunshme të së
dielës, por edhe për dhunën e ushtruar përgjatë 30 viteve të fundit në vend.
Ai thotë se për 30 vite me radhë, ky njeri
kriminel ka përvëluar jetën e dy brezave dhe tashmë ka ardhur koha të përballet
me drejtësinë.
Postimi i plotë i Erjon Braçes:
30 vjet një kriminel, 30 vjet një parti në
krim,
30 vjet dhunë, vrasje, destabilizim, sulm mbi
institucionet,
30 vjet i njëjti qëllim: Pushteti me dhunë!
30 vjet dhe i njëjti kriminel,
I përvëloi jetën dy brezave:
Prindërve dhe fëmijëve që lindën në 1990-tën e
që sot janë 29 vjeç!
Boll më,
Jepini fund me ligj e drejtesi!
Sulmi i sotem mbi Policine e Shtetit ishte
sulm per te vrare, marr jete!
Shiheni ne foto!
Cdo sulm per te vrare duhet hetuar e ndeshkuar
ne menyre shembullore,
Një ditë më parë Lulzim Basha u kërkoi ish
deputetëve demokratë që të takojnë sa më shumë përfaqësues biznesesh në ditët në
vijim. Por të mërkurën zëvendëskryeministri Erion Braçe i kërkon Bashës të
tregojë të vërtetën për planin e PD-së, për biznesin e vogël.
Braçe shkruan se përmes planit të PD-së, i
dhurohen oligarkëve 13.4 miliardë lekë dhe do të thellojë ndjeshëm pabarazinë në
vend.
Ai shkruan se plani i PD-së nuk ul, por rrit
barrën fiskale për biznesin si dhe ul buxhetin për shkollat, qendrat shëndetësore,
rrugët dhe bujqësinë.
“Thuaji që, plani yt i mësipërm, do të thotë që:
buxheti të shkurtojë me 10 % transferten per sigurimet shoqërore, pra te
reduktoje pensionet e 600 mijë pensionisteve me 10 %! Meqë ke urdhëruar takimin
me 40 mijë biznese, thuaja keto! Thuaji qe do i zhytesh edhe me shume në
#Pabarazi, do i rrënosh #TeVegjel e #TeMesem, do u marresh shpirtin e
dinjitetin në emër të së djathtës tende ekstreme!”, shkruan zëvendës
kryeministri Braçe.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
FOLI LYRZIM BIZNESIT TE VOGEL, FOLI FORT;
THUAJI SE SI ME PLANIN TEND PER BIZNESIN E VOGEL, JU FAL OLIGARKEVE 13. 6
MILIARDE LEKE OSE 124 MILION DOLLARE! THUAJI QE ME KETE PLAN DO ZHYSESH FORT
#TEVEGJLIT E #TEMESMIT! THUAJI QE ME KETE PLAN DO THELLOSH #POLARIZIMIN
#PAAAABAAAARAAAAZIIIIINEEEEEE!
Foli Lyrzim #BiznesitteVogel e thuaji te
verteten, si do mbeshtesesh #Oligarket! Thuaje nje here te vetme te verteten;
Thuaji qe, Plani yt, nuk redukton, por perkundrazi e rrit barren
fiskale/tatimin per 90 000 #BizneseteVogla me xhiro deri 14 milion leke, per
328 milion leke #MeShume ne vit!
Thuaji qe, Plani yt, rreth 72 000
#BizneseveteVogla me xhiro 0-5 milion leke ne vit-sot paguajne ZERO leke takse,
ju vendos tatim 0,5% te xhiros, pra ju rrit barren fiskale mesatarisht me 20
000 leke ne vit, secilit, dyqan ne dyqan. Thuaji qe, Plani yt, i ule
#TatimFitimin #BiznesitteMadh, #OLIGARKEVE nga 15 % ne 9 %; I heq buxhetit per
#Shkolla, #QendraShendetesore, #Rruge, #Bujqesine etj dhe, Stermbush xhepat e
#Oligarkeve me plot 13,6 miliard leke;
Thuaji qe, Plani yt i mesiperm, do te thote
qe: buxheti te shkurtoje me 10 % transferten per sigurimet shoqerore, pra te
reduktoje pensionet e 600 mije pensionisteve me 10 %! Meqe ke urdheruar takimin
me 40 mije biznese, thuaja keto! Thuaji qe do i zhytesh edhe me shume ne
#Pabarazi, do i rrenosh #TeVegjel e #TeMesem, do u marresh shpirtin e
dinjitetin ne emer te se djathtes tende ekstreme!
Ndaj do na kesh perballe Lyrzim! Tek populli pa diskutim! Kemi bere shume deri tani; Tatimi 0 dhe 5% per #BiznesineVogel deri ne 14 milione leke xhiro ne vit eshte njeri, me i miri sherbim per #TeVegjlit e #TeMesmit; Kemi bere edhe gabime, do duhet te korrigjojme patjeter! Por me Ju as qe krahasohemi, Ju su shohim kund, #JUNUKJENI!