Çlirimi i Tiranës, Braçe sulmon PD: I shpalli luftë SHBA! Veliaj: Sabotojnë punët e mira

17 nëntori shënon 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës ku Bashkia e Tiranës ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore te monumenti i Partizanit të Panjohur. Gjatë ceremonisë zhvilluan homazhe dhe mbajtën një fjalë përshëndetëse edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, zëvendëskryeministri Erjon Braçe dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Erjon Braçe gjatë fjalës së tij pasi vlerësoi luftën e LANÇ për çlirimin e kryeqytetit sulmoi Partinë Demokratike dhe opozitën, kur tha se po i shpallin luftë SHBA-së dhe Perëndimit për pushtet dhe për t’iu shmangur drejtësisë. Braçe tha se, sot ka parti që punojnë për interesat personale, kundër aleatëve të Shqipërisë, SHBA, Britanisë apo Francës.

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare që vareshin nga pushtuesi i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten. Sot për interesa partiake, dhe për pushtet, i shpallin sot luftë Francës, SHBA dhe gjithë perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet.

Edhe atëherë kur pushteti u bë bashkë me fashizmin, sot u bënë kundër vendit. Sa herë duan pushtet, i bëjnë dëm popullit dhe shmangin drejtësinë që i shërben njerëzve të zakonshëm dhe që i vë të gjithë të barabartë para ligjit. Ata e meritojnë nderin dhe respektin tonë që dhanë jetën për këtë vend. Për flasim dhe Atdhe, meritojnë nder dhe respekt.

Respekt të gjithë qytetarët e Tiranës që u bënë bashkë dhe luftuan fashizmin. Kush ka bërë zgjedhje që të jetë me fitimtarët, aty e ka vendin, në mbështetje të heronjve. Ata të tjerët të kërkojnë ndjesë për zgjedhjet që bënë këtu e 80 vite më parë” tha Braçe.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i kurseu akuzat për opozitën duke e akuzuar se ‘një minorancë po saboton Shqipërinë” dhe është kundër çdo pune të mirë që bëhet për vendin.

“Tirana është unike si i vetmi kryeqytet i vetëçliruar. Sot lipset, që të gjykojmë se ku jemi, shumë nga problemet nuk na kanë ardhur nga pushtuesit, por një minorancë brenda nesh. Sot do të shikojmë inaugurimin e stadiumit, por kujtoj betejën e kryeministrit atëherë. Punët e mira i pengojmë vetë, keq për Shqipërinë flasim vetë, po ashtu edhe sabotimin. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë nuk ka betejë që nuk e fitojmë. Kërkohet nga secili mos i bëjmë vetes atë që nuk e kanë bërë edhe pushtuesit. Të japim më të mirën për integrimin. Vetëm së bashku mund ta ndërtojmë një kryeqytet modern. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc dhe të projektojmë 100 vitet e tjera. Shpresoj që secili ta vërë një flamur kuqezi në dritare” tha Veliaj.

Qarkorja e PD, Braçe: A ja vlen të pengoni zgjedhjet për organizatën e dhunës PD-LSI?!

Mbrëmjen e të hënës mediat, përfshirë dhe Realstory.al, publikuan një Qarkore e cila u tha se ishte e Partisë Demokratike, por kjo e fundit u shpreh për Realstory.al se nuk kishte dalë prej saj, megjithatë mbetet ende në verifikim. Megjithatë, përmbajtja e Qarkores ishte e rëndë, ajo u kërkonte militantëve të nisin aksionin për bllokimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke përfshirë tubime masive në rrugë të qyteteve dhe fshatrave, por duke shmangur përballjet fizike me militantët e PS-së, por pranohej përballja me policinë. Pas publikimit të saj, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e mazhorancës. Zëvendës Kryeministri Erion Braçe ka shkruar një koment në rrjetet sociale, ku shkruan se Partia Socialiste do të jetë aty më 30 qershor për të drejtën e votës.

“Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shtetit dhe sulmoni kolonat bazë të shtetit që ju paguan. Ne do të jemi aty për të drejtën e votës! Është Kushtetuese kjo, është e drejtë e fituar dhe nuk e tjetërson dot kërkush. Jo, jo e jo! Por askush tjetër që dështon e nuk fiton kurrë dot një garë pa pushtet, pa polici, pa gjykatën e tij, askush tjetër që dështon të mbajë veten, lëshuar prej panikut të drejtësisë së re”, shkruan Braçe.

Braçe vijon më tej duke u shprehur i qartë, se kush do të guxojë të pengojë 30 qershorin, përballjen do ta ketë me ligjin. Për më tepër, Erion Braçe, paralajmëron se kushdo që do të pengojë zgjedhjet në emër, të asaj që ai e quan “organizatë e dhunshme PD-LSI”, pasojat do ti ketë dhe më të rënda. “Nga përballja me ligjin vjen; burgu, madje burgu i gjatë nëse pengoni zgjedhësit të votojnë, pra pamundësoni votimet. 7 vite burg. Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi përjetë. Madje madje, nëse këtë e kryeni në kuadër të “organizatës së dhunshme PD-LSI”, nuk do ju ngelet më asgjë, zer, duke nisur nga plaçka që keni vënë.

Ndaj, në fund, Erion Braçe u bën dhe një pyetje retorike, atyre, sipas tij, do të guxojnë të kryejnë akte të pengimit të zgjedhjeve më 30 qershor. “A ja vlen? Unë them jo! A i keni parë bizneset e këtyre të Qarkores? A i keni parë deklarimet e tyre të pasurisë? Po fëmijët a ua keni parë kund, i mbajnë këtu apo jashtë vendit? Kaq sillni në mendje, sa të pabarabartë jeni me ta dhe sa të pabarabartë do jeni kur ligji të bjerë fort mbi ju e jo mbi ta! Ditë të mirë”, shkruan numri dy i qeverisë.

“Lyrzim Basha kërkon drejtësi?! Ta nisim nga ata që pushkatuan më 21 Janar”

“Ta nisim vendosjen e drejtësisë nga ata që vranë të pafajshëm më 21 Janar”. Kështu shkruan zëvendës kryeministri Erjon Braçe teksa reagon pas postimit më të fundit të Bashës në facebook.

E ndërsa Basha shkruan se protesta e opozitës është për demokraci, shtet ligjor e drejtësi, Braçe i kthen përgjigje duke i përmenduar deklaratën e Stoltenbergut: “dhuna politike është e papranueshme”.

Postimi i plotë i Erjon Braçes

Lyrzim Basha kerkon

Demokraci, Shtet Ligjor dhe

Drejtesi te Barabarte!

Mos u habisni, ai vete eshte?

Pasi u kthjellua sot ne te gdhire,

u kujtua ne ajer se dje ka thene:

KOHA E FJALEVE MBAROI,

TANI DO FLASIN KRIMINELET SOVRANE TE PARTISE!

E rende eshte, sidomos si pergjigje ndaj

Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s,

i cili, dje ne Tirane, pak para tij tha:

DHUNA POLITIKE ESHTE E PAPRANUESHME!

(Vini re, “dhuna politike”, as e shquan kush si “dhune popullore”, sic do Lyrzimi)

Pikerisht, me i kthjellet, por mbi te gjitha

i lire, jo peng sic eshte ne Tirane,

Lyrzim Basha ka sqaruar se kerkon:

Demokraci, Shtet Ligjor dhe

Drejtesi te Barabarte!

Patjeter qe duhen keto;

Por Demokraci pa zgjedhje nuk ka kund;

Por Shtet Ligjor ku ligjin e shkelin vec kriminelet sovrane te Partise me dhune e me zjarr, nuk ka kund;

Po shyqyr; Drejtesia e Barabarte nis me gjykimin e akuzes zyrtare te Prokurorise,

te cilen Lyrzim Basha e ka mbi kurriz;

Hetimin me ne fund te pushkatimit ne mes te dites te kater qytetareve te pa armatosur e te pafaj ne 21 janar nga forcat e armatosura te nje qeverie qe drejtohej nga Sali Berisha dhe Lyrzim Basha.

E nisim keshtu dhe e cojme deri tek i fundit!

Grabitësit në Rinas janë identifikuar

Zëvendës kryeministri, Erjon Braçe njofton se grabitësit e 10 milionë eurove dje në Rinas janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Përmes një mesazhi në instagram, Braçe shkruan se fill pas arrestimit të autorëve të grabitjes do të analizohet e gjithë situata dhe do të merren masat që çuan në cenimin e sigurisë së aeroportit.

“Prioritet tani kapja e banditëve! Ndaj mbështetje për çdo oficer të policise te perfshire ne hetime e operacionin e panderprere në terren! Pas kesaj, padiskutim analizë e plotë e çdo elementi qe ka cenuar rende sigurine nga bankat ne aeroport, masa te forta per çdokend!

Gjithë mbeshtetjen per Policine e Shtetit; Burrat qe u përballen dje me  nje prej bandave me te rrezikshme ne vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat që po hetojne intesivisht dhe qe kane identifikuar çdo bandit te perfshire; Burrat qe jane ne territor e vijojnë ndjekjen”, shkruan Braçe.

Skip to toolbar