Finalja e Europa League, Hazard: Nëse fitojmë do ishte përsosmëri

Eden Hazard pritet të largohet këtë verë nga Chelsea në drejtim të Real Madrid, por palët ende nuk kanë arritur akordin financiar për transferimin. Blutë e Londrës kërkojnë të paktën 130 milionë euro për mesfushorin belg, por “Los Blanocs” ofron jo më shumë se 100 milionë euro. Kjo për arsyen se Hazard është në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën nga Stamford Bridge.

Megjithatë, të gjitha gjasat të çojnë te arritja e marrëveshjes, dhe kjo mund të kryhet direkt pas finales së UEFA Europa League, që Chelsea do të luajë kundër Arsenalit nesër. Pikërisht për këtë të finale, Hazard ka folur për medit duke u shprehur se nëse e fiton trofeun e kupës së vogël evropiane, për të do të ishte “lumturia e përsosur” te Chelsea nëse ai do të largohet gjatë verës.

“Është një garë evropiane, kështu që për mua, për klubin, për trajnerin, për tifozët dhe është diçka e rëndësishme,” tha ai. “Kur luani një finale, nuk ka rëndësi nëse është Champions League, Europa League apo League Cup, ne duam vetëm të fitojmë, duam të sjellim trofeun në shtëpi dhe të festojmë”.

“Unë vetëm dua ta fitoj trofeun, kjo është e gjitha. Nuk ka rëndësi nëse shënoj apo nuk jo. Nëse është ndeshja ime e fundit, shpresoj ta sjell trofeun. A do të ishte lamtumira e përkryer? Po”, ka thënë Hazard.

Skip to toolbar