Federata
Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar këtë të martë datat dhe orët e zhvillimit të
ndeshjeve të javës së 32-të Superligës.
Me
anë të një komunikate shpërndarë gazetarëve, FSHF-ja njofton se të gjitha
ndeshjet e Kategorisë Superiore për këtë javë, do të zhvillohen ditën e shtunë
në orën 15:00.
Ky
vendim i papritur i FSHF-së vjen në një moment, ku ekipet fillojnë dhe bëjnë
llogari direkte për luftën për mbijetesë dhe arritjen e kupave të Europës
sezonin e ardhshëm.
Shmangia e aleancave, të njohura tashmë në futbollin tonë, ka bërë që FSHF-ja jo vetëm të zhvillojë katër ndeshjet e Superligës në të njëjtën ditë, por dhe në të njëjtën orë.
Në
ditën e 85-vjetorit të lindjes, Federata Shqiptare e Futbollit, ka nderuar
ish-gjyqtarin e njohur, Xhavit Fagu. Me anë të një komunikate publikuar në
faqen zyrtare të FSHF-së, mësohet se ish-arbitrit të karrierës, i është dhënë
titulli i “Mirënjohjes”, për kontributin e dhënë në arbitrim.
“Federata Shqiptare e Futbollit nderon ish-gjyqtarin e njohur të futbollit, Xhavit Fagu në 85-vjetorin e tij të lindjes. Në emër të Presidenti Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i ka dorëzuar ish-gjyqtarit të njohur titullin “Mirënjohje” gjatë një ceremonie të zhvilluar ditën e shtunë”.
“Veçmas urimit për ditëlindjen, Shulku u shpreh se vlerësimi i Federatës vjen në shenjë respekti për kontributin e madh që Fagu ka dhënë ndër vite gjatë karrierës së tij si gjyqtar në aktivitetet kombëtare ashtu si edhe në ato ndërkombëtare. Xhavit Fagu ka lindur në vitin 1934 në Tiranë dhe njihet gjerësisht në komunitetin sportiv tiranas si një nga figurat më spikatura”
“Njëkohësisht, në Tiranë u organizua edhe kupa “Xhavit Fagu”. Në këtë aktivitet në nderim të ish-gjyqtarit të njohur, morën pjesë përfaqësues të disa televizioneve shqiptare”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Këtë të enjte Komisioni i Disiplinës Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka publikuar vendimet për javën sportive që lam pas.
Dënimi i stadiumit të Laçit me një ndeshje pa spektator, është i vetmi vendim që prek klubet e Superligës. Ndërsa vendimet e tjera lidhen me ekipet dhe lojtarët e kategorive inferiore të futbollit në vend.
KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës në bazë të Nenit 66/1/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 1(një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
FK “Tomorri”, në bazë të Nenit 13/1 te KDS paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes përkatëse, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera te FSHF.
Lojtari i FK “Kukësi B”, Klodian Duraku, për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS,dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i “FC Internacional Tirana”, Eljo Shehaj për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 48/1/e të KDS,dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Shkumbini” Emiljan Lluca për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë te Nenit 49/1/a të KDS,dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Iliria” U-19,për dështim në përmbushjen e përgjesive dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve në baze të Nenit 65/3/a dhe Nenit 66/3/b te KDS dënohet me zhvillimin e 4(katër) ndeshjeve pa spektatorë.
Zyrtari i KF Iliria U-19 Dashamir Çangu për ofendime ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 56/1/a dënohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti si dhe gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
Lojtari i KS “Kastrioti” U-19,Kevin Sula,për sjellje të keqe ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të nenit 49/1 /a të KDS dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF”Bylis”U-19 ne baze te Nenit 13/1 te KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljeve të gabuar të spektatorëve do jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
KF “Vllaznia”U-17 në bazë të Nenit 13/1 të KDS,paralajmërohet se në rast përsëritje të mospërmbushjes se përgjesive do jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
KS “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër FC “Term” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
KF “Oriku” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër Football Republic U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
Pranimin e kërkesës se lojtarit të KF “Skrapari”, Florjan Kopaçe për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Florjan Kopaçe vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Pranimin e kërkesës se lojtarit te KF “Butrinti”,Brunild Doka për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit.Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Brunild Doka vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Delvina”, Dritan Mehmeti për pezullimin e pjesës se mbetur te dënimit.Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Dritan Mehmeti vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Tirana nuk ia del në Komisionin e Apelit në FSHF për të rrëzuar vendimet e Komisionit të Disiplinës, që e ka dënuar klibin bardheblu me katër ndeshje pa tifozë.
Me anë të një komunikate shpërndarë mediave, klubi i Tiranës ka reaguar për rrëzimin e kërkesës së saj nga apeli, të cilit i kërkohej të hidhte poshtë dënimin e disiplinës.
Mirëpo Komisioni i Apelit ka lënë fuqi vendimin e Disiplinës, duke e detyruar Tiranën të luajë katër ndeshje pa tifozë në fushën e saj.
Ky vendim vjen fill pas atij të Komisionit të Disiplinës, që i mohoi Tiranës faljen e dënimit për sulmuesin Michael Ngoo, që është dënuar me pesë ndeshje.
Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit!
Komisioni i Apelit mbyll dyert e stadiumit “Selman Stërmasi”. Klubi ka apeluar vendimin e Disiplinës që dënon Tiranën të luaj katër ndeshje pa tifozë.
KF Tirana ka kërkuar përgjysmimin e këtij vendimi, duke e argumentuar kërkesën e depozituar në Apel. Klubi ka ofruar materialet filmike për Policinë e Tiranës dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
Një individ dhe një episod nuk mund të mbyllë dyert e stadiumit. Gjithashtu është cituar dhe dokumentuar një rast identik që nga i njëjti komision është dënuar me vetëm dy milionë lekë (të vjetra).
Më herët, sot, Disiplina ka cilësuar si të pabazuar ne Kodin e Disiplinës Sportive kërkesën e bërë nga Michael Ngoo, për faljen e dy ndeshjeve të mbetura nga dënimi me 5 ndeshje pezullim. I njëjti Komision që në shumë raste të njejten kërkese e ka cilësuar dhe vlerësuar të rregullt e të bazuar!
Komisioni i Disiplinës Sportive në Federatën Shqiptate të Futbollit ka zbardhur vendimet e marra për javën sportive që lam pas. Ekipet e Kategorisë Superiore nuk kanë qenë objekt i masave disiplinore këtë javë, ndërsa ndryshe qëndron situata me ato të Kategorisë së Parë dhe ekipet e moshave.
Besa e Kavajës është klubi që tërheq vëmendjen në vendimet e Disiplinës, pasi kavajasit janë dënuar rëndë për shkak të ndërprerjes së ndeshjes me Bylisin në minutën e 75′ për shkak të goditjes së arbitrit anësor nga tifozët.
Kështu klubi kavajas është dënuar me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 0-3, ndërsa tetë ndeshje skuadra e Besës do t’i luajë pa praninë e tifozëve në stadium.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
Lojtari i KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Shënkolli”,Klaudjo Pjetrushi , për goditje ndaj zyrtarit të ekipit kundërshtar ,në bazë të Nenit 48/2e te KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Zyrtari i KF “Besa”, Emiljano Bizhdili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhje te sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes si dhe duke shkaktuar akte dhune, në bazë të Nenit 49/5 dhe 66/3/c të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zhvillimin e 8 (tetë) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
Lojtari i KF “Pogradeci”, Anteo Osmanllari, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Tomorri”, Aldo Dervishi, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përseritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.
Lojtari i KF “Skrapari”, Sajmir Gega, për sulm ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Lojtari i KF “Skrapari”, Florjan Kopace, për sjellje jo sportive ndaj tifozëve, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Shkëndija B.T” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Kukësi” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
Lojtari i KF “Bylis” U-19, Brahaj Myrto, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Term” U-17, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kamza” U-17, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kamza” U-17, do të përllogariten në bazë të Nenit 86/3/b të Rregullores së Veprimtaris Futbollistike.
Lojtarja e “Juban Danja” femra, Paula Jaku, për dhunë ndaj zyrtares të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KS “Valbona”, Dorelo Aliko, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a te KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
Zyrtari i KF “Pashtriku” U-15, Ardjan Poga, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës se lojtarit të KF “Vllaznia” U-19, Angjelo Radovani, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive
Armand Duka dhe Edi Reja kanë hedhur firmat respektive në
kontratën, që e bën trajnerin italian pasardhës të Christian Panuccit në krye të
stolit kuqezi. Ndonëse ishte parashikuar një konferencë për shtyp në orën 15:00
e numrit një të FSHF-së, Armand Duka, dhe trajnerit të ri të Kombëtares, Edi
Reja, ajo është shtyrë me më shumë se një orë, për shkak të një vonese me
avionin që Reja erdhi në Shqipëri nga Italia.
Pasi firmosën kontratën, Duka dhe Reja u janë përgjigjur
intersitë të gazetarëve në lidhje me bashkëpunimin e ri. Edi Reja ka firmosur
një kontratë që e mbanë të lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit nëntor të
këtij viti, periudhë që përkon dhe me përfundimin e ndeshjeve kualifikuese të
Euro 2020. Nëse gjërat shkojnë me sukses, kontrata mund të shtyhet, në të kundërt
Reja largohet. Më poshtë është fjala e plotë e Armand Dukës dhe Edi Rejas dhënë
për gazetarët.
Armand Duka
“Do të doja t’i uroja mirëseardhjen Rejas në krye të kombëtares.
Duhet të kemi performancë më të mirë dhe pse jo pjesëmarrje në Europian.”
Edi Reja
“Shpresoj që të
krijojmë marrdhënie të mirë me shtypin. Edhe nga përvoja ime personale, kam
kërkuar të krijoj amrrdhënie të mirë me shtpin, kudo ku kam qënë. Faleminderit
presidentit Duka që besoi te mua. Nuk ka qenë eksperiencë e mirë për mua.
Skuadra u vendos në vështirësi. Jam i angazhuar me përzgjedhje lotjtarësh. Nga
natyra ime nuk më pëlqen të flas gjatë, kështu që pres pyetjet tuaja.”
Cili detaji iu bindi ti thoni “po” Shqipërisë dhe
objektivat?
“Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatet që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.”
Keni bashkëpunuar me Taren për shumë vite, ke marrë ndonjë
këshillë nga ai?
“Igli Tare më telefonoi kur e mori vesh se isha një nga kandidatët dhe më tha:
‘Çfarë bën në shtëpi, shko me vrap’. Do të flas dhe me të kur të shkoj në Romë.
Atje është dhe Strakosha që e kam përzgjedhur unë kur isha atje, pasi e kam
ndjekur që fëmijë kur erdhi dhe e pranova.”
Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përsëritur veten?
“Mua më pëlqen të
impostoj skuadra me logjikë, unë kam qejf skuadrat agresive, por jo gjithmonë.
Kjo është një punë që duhet ta bëj në pak kohë. Varet nga shumë situata, varet
nga grupi. Çfarë stimujsh mund të ketë lojtari. Në vitet që kam gjatë
eksperiencës time, arrij të kuptoj dhe t’u hyjë në kokë lojtarëve. Në këtë
punë, kushdo që punon me kombëtaret nga që si ka gjithë kohën lojtarët, duhet
të hyjë në mënyrë sa më të shpjete në sintoni me ta. Më lini pak kohë të njoh
skuadrën dhe që shohim rezultatet.”
Armand Duka
Federata ka limite në financë, por zgjodhi një trajner
ekspert…
“Mendoj se kemi bërë
më të mirën. Pasi të përfundoj do të shohim nëse kemi bërë mirë apo keq. Një
trajner me eksperiencë, besoj se do të japi atë që ka nevojë ekipi ynë. Kemi
lojtarë cilësorë. Kanë nevojë për një ekspertizë, për një motiv dhe besoj
se Reja i ka cilësitë për ta bërë këtë. “
Ndërhyn Reja: Nuk ka të bëjë fare ana financiare. Kalon në plan të dytë
për mua. E rëndësishme është të ndërtojmë një grup që të identifikojë kombin.”
Thatë që pranoni të punoni me afat të shkurtër…
“Të shikojmë sepse nëse funksionon projekti do të varet nga federata. Nuk është problem. Kemi një objektiv të qartë, të shkojmë në Europian dhe të bëjmë figurë të mirë. Ka shumë ndeshje, për mua për skuadrën për të gjithë.”
Armand Duka
E vërteta e Shkodrës?
“Jemi takuar pas
ndeshjes, patjetër që i kam kërkuar një opinion, e njihni Shqipërinë, e
keni parë më parë. Pa e menduar se do të jetë ai trajner i Shqipërisë. Pastaj
kemi folur në telefon, jemi takuar në Bolonja. Gjëja që më ka bindur më shumë
që besoj se është zgjidhje e duhur është eksperienca e madhe dhe mënyra si i ka
trajtuar problemet. Kishte informacion për të gjithë futbollistët që janë jo
vetëm në kombëtare, por edhe rreth e rrotull”.
Edi Reja
A mund të na zbuloni diçka për mënyrën e lojës?
“Kam parë skuadrën që luan me 4 pas, pasi jep më shumë garanci. Unë gjithnjë luaj me tre në qendër, por duhet parë mënyra e lojës. Nuk dua të ndryshojë shumë filozofinë e kësaj skuadre dhe asaj që kishte bërë De Biazi. E rëndësishme është që skuadra duhet të punoj.”
Çfarë roli ka luajtur De Biazi që i’u te merrnit drejtimin
e Shqipërisë?
“De Biazi është
historia e fundit e Shqipërisë, ne jemi miq dhe me Panuçin. Me De Biazin kam
folur me të për disa gjëra, pasi kemi dhe një raport të mirë. Kam folur me
De Biasin dhe më ka treguar gjëra fantastike për Shqipërinë dhe kjo për shkak
të rezultateve të mira që ka pasur. Mendoj se duhet të duartrokas për atë që ka
bërë De Biasi ka qëndruar 4 vite këtu. Duhet përgëzuar dhe Tramezzani, pasi ka
qenë ish-lojtari i imi. Njoh mirë dhe Xhimshitin, pasi i kam besuar kur ka
ardhur në Itali dhe hap pas hapi po bën mirë dhe luan te Atalanta.”
Sa do qëndroni në Shqipëri?
“Shqipëria është një vend i bukur për të jetuar. Ne trajnerët kemi dhe nevojën të qetsohemi. Për shembull kemi dhe Durrësin afër (duke qeshur). Unë do të jem në Shqipëri, pasi dua të di çdo gjë që ndodh në këtu. Unë duhet të qëndroj këtu, pasi duhet të njoh më tepër situatat rreth meje dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi.”
I njihni mirë lojtarët e Shqipërisë, ka potencial kjo
skuadër për të shkuar në Europian?
“Mendoj se Shqipëria
ka potencial për të luajtur. Besoj se kjo skuadër mund të bëj mirë. Megjithëse
kërkoj maksimumin nga të gjithë lojtarët”
Nëse një lojtari të kombëtares do t’i ndodhte të humbiste
avionin do ta linit jashtë?
“Që të jetë një
disiplinë ndaj çdo lojtari për të arritur përpikmërinë, kjo patjetër. Unë do e
gjobisja, por nëse lojtari është i rëndësishëm për mua unë nuk heq dorë. Të
gjithë lojtarët janë një lloj thuhet, por nuk është kështu sepse ka lojtarë që
janë thelbësor”.
“Kam trajnër shumë
lojtar me potencial, por ata nuk kanë patur mendësinë e nëvojshme. Strakosha
vetëm humbi avionin, por s’di të ketë ndonjë debat tjetër. Një lojtar që do
Kombëtaren duhet t’i marrë masat një orë para për të mbërritur me përpikmëri.
Por nga ana ime do të kisha vendosur ta gjobisja”
Keni punuar si vëzhgues talentesh, keni parë lojtarë nga
kampionati shqiptar…
“Kam parë diçka.
Mendoj se lotjarët shqiptarë mund të bëjnë mirë në të gjithë Europën. Të gjithë
do të ndiqen. Është mirë të ndiqen të gjithë. “
Shqipëria i ka besuar shumë trajnervë italianë, besoni se
do të sillni një tjetër futbolli, apo atë futboll që është i prapambetur?
“Trajnerët italian kanë bërë mirë. Ançeloti, Sarri, Kapelo kanë fituar gjithandej. Është një kulturë që ne kemi si teknikë, kemi bërë mirë në gjithë botën. Nuk mund të thuash që trajnerët italianë janë të mbaruar. Në Champions luajnë lojtarët dhe jo trajnerët. Për fat ne nuk jemi ata më të parët. Këto janë pyetje të momentit. Juventusit i mungonin lojtarë të rëndësishëm, nuk kishin kondicion të plotë. Ka qenë skuadra më e mirë që kemi parë.
E merr në konsideratë Reja një lotjarë që thotë se nuk do
të vij sa të jetë ky trajner…
Ai duhet të shohë
kombëtaren jo për trajnerin, por për veten dhe federatën. Por, ka bërë 6-7
gola këtë sezon, dhe është një lojtar me vlera të mëdha. Është më shumë
ofensiv, dhe disi më pak defensiv. Të gjithë lojtarët duhen vlerësuar dhe të
shikojmë në çfarë gjendje janë, dhe më pas do bëjmë grumbullimin
Armand Duka
Në 2 këndvështrime
nuk do të t’i thoja jo Lenjanit, sepse më ka gëzuar me kontributin e tij në
Kombëtare, prej më shumë se 7-8 vitesh. Do ta kondicionoja shumë një trajner të
ri, po t’i thoja që s’do të marrësh këtë, dhe kështu do i bëja skuadrës.
Pavarësisht se çfarë thuhet, Lenjanit i ka shkuar ftesa me shumë vonesë, të
përcaktuara nga rregulloret e FIFA
Bashkëpuntorët?
“Unë kam që tani
bashkëpuntorët e mi. Emrat do të bëhen të ditur kur çdo gjë të bëhet zyrtare,
pra nga java tjetër. Duhet të flas dhe me presidentin, pasi duhet ta
zyrtarizojë dhe ai.
Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur këtë të hënë Asamblenë e Përgjithshme, e cila miratoi disa vendime të rëndësishme për futbollin në vend. Pas përfundimit të punimeve të saj, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është ndalur për të dhënë një koment për mediat, duke deklaruar fillimisht se tashmë ka ardhur koha që sporti në vend të ndryshojë.
“Gjëra e rëndësishme në këtë asamble është e qartë, që ne duhet të bëjmë një hap ndryshe sot. Të bëjmë një hap cilësor për ndryshimin e futbollit në Shqipëri. Futbolli ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm deri më sot. Ka nevojë për një hap tjetër cilësor, për një organizim më të mirë të anëtarëve të tij, për një modernizim të lojës, për një reformin të anëtarëve, gjë që duhet të bëjmë nëpërmjet politikave apo sistemit të licensimeve që ka federata e futbollit dhe nëpërmjet ndryshimeve ligjore për të ndihmuar jo vetëm klubet, por edhe njerëzit dhe individët që investojnë në futboll”, – u shpreh fillimisht Duka në lidhje me zhvillimet e Asamblesë.
Nuk mund të mungonte pyetja në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares. “Asambleja ka marrë kohën e vet të përgatitjes, si nga ana ime si nga pjesa tjetër e stafit. Detyra tjetër tashmë që përfunduam asamblenë është të plotësojmë stafin kombëtar gjatë kësaj jave”.
Dhuna në stadiume mbetet një problem i madh që u shfaq dhe para 2-3 ditësh në sfidën që Besa luajti kundër Bylisit. Kavajasit gjuajtën dhe prishën ndeshjen. “Me policinë e shtetit bashkëpunimi i federatës dhe i klubeve gjatë kësaj kohe ka qenë shumë i mirë. Çdokush ka marrë përsipër detyrat e veta, federata dhe klubet organizimin dhe policia ruajtjen e rendit dhe kordinimi dhe bashkëpunimi mes nesh ka qenë më i mirë.
“E kam thënë dhe herë tjetër, futbolli është garë dhe emocion dhe herë pas here mund të shfaqen probleme të tilla. Problemi është se si sillemi ne me këto fenomene dhe si duhet t’i eleminojmë. Të gjithë bashkë, jo vetëm federata apo klubet, por të gjithë bashkë”.
E gjithë kronologjia dhe versioni zyrtar për ngjarjen në fjalë
Olsi Sokoli ishte arbitri që gjykoi takimin e datës 17 mars mes Kastriotit dhe Tiranës, duke dhënë një penallti të paqenë ndaj ekipit kryeqytetas dhe disa kartonë të paqenë. Pas kësaj ndeshje, ai u zhduk nga fushat e blerta, të paktën deri më sot nuk ka gjykuar më në asnjë tjetër ndeshje. Kjo shtoi spekulimet për të ardhmen e tij si gjyqtar në Superligë. Spekulimet shkuan nga akuzat për racizëm (të ngritura nga klubi i Tiranës), e tani përfundojnë me përjashtimin e gjyqtarit nga arbitrimi. Gazeta e vetme sportive print, “Panorama Sport”, ka publikuar sot një shkrim, ku sipas gazetës, arbitri Olsi Sokoli është përjashtuar nga arbitrimi: “Panorama Sport mëson nga burime të sigurta në institucionin e futbollit se kanë qenë vetë drejtuesit e FSHF-së ata që prej pak ditësh kanë urdhëruar sektorin e arbitrimit për të përjashtuar Sokolin nga çdo aktivitet”.
Panorama.com
EKSKLUZIVE/ Vendim drastik i FSHF-së, përjashton arbitrin e Superiores
Lexo të plotë
Telesport.al
“Tërmet” tek arbitrat e Superiores, përjashtohet i pari
Lexo të plotë
Vipsport.al
Racizëm në superiore, FSHF përjashton gjyqtarin e akuzuar nga Tirana
Lexo të plotë
Më pas, portale të tjera sportive si, Telesport dhe Vipsport, duke iu referuar lajmit të “Panorama Sport”, shkruajnë se arbitri Olsi Sokoli është përjashtuar. Mirëpo RealStory.al, ka kontaktuar me disenjatorin e arbitrave, Sokol Jareci, i cili ka përgënjeshtruar lajmin e përjashtimit të gjyqtarit Olsi Sokoli. “Lajmi i përjashtimit të Olsi Sokolit nuk është i saktë. Arbitri është pezulluar për shkak të gabimeve teknike në ndeshjen Kastrioti-Tirana, luajtur në Fushë-Krujë”, ka thënë Sokol Jareci.
Çfarë ndodhi në ndeshjen Kastrioti-Tirana në Fushë-Krujë?!: Më 17 mars, ora 14:00 në fushën sportive “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, nis të luhet ndeshja e javës së 25-të të Superligës mes Kastriotit dhe Tiranës. Arbitër kryesor i takimit është Olsi Sokoli, 31 vjeç, pjesë e kolegjiumit të Tiranës. Ndeshja dukej normale në pamje të parë, me dy skuadra që ishin ndeshur dy herë të tjera gjatë këtij sezoni në dy fazat e para të kampionatit, me ekipin bardheblu që fitonte respektivisht në të dy takimit (2-3 në ndeshjen e parë dhe 4:0 në fazën e dytë).
Ndeshja nis me tension që në fillimin e saj, teksa mesfushori i Tiranës, Tony Mawejje, ndëshkohet me karton të verdhë që në minutën e 3-të të takimit. Pak minuta më vonë, Michael Ngoo gjithashtu ndëshkohet gjithashtu me karton të verdhë nga Olsi Sokoli për shkak të një përplasje që pati me lojtarët kundërshtar. Sulmuesi shtatlart i Tiranës tensionohet, teksa nga bankina vendosin që t`a zëvendësojnë që në minutën e 15` të ndeshjes, me qëllim që situat të mos agravonte.
Ndeshja vijon normalisht deri në minutan e 27`, kur pas një goditje nga këndi një nga lojtarët e Tiranës në tentativë për të larguar topin përplaset me një nga lojtarët e Kastriotit. Arbitri jep penallti, e cila ekzekutohet saktë nga Taulant Marku dhe vendos fatet e ndeshjes, pasi deri në fund takimi mbyllet me rezultatin 1-0. Gjatë takimit pati dhe disa episode të tjera, teksa arbitri dha kartonë të paqenë apo nuk i dha kur duheshin. Pas ndeshjes, trajneri Ardian Mema futet në fushën e lojës për të kërkuar sqarim nga Olsi Sokoli rreth asaj që kishte ndodhur në fushë, mirëpo situata u përshkallzua me ndërhyrjen e personave të tjerë në fushë, por dhe në hyrje të dhomave të zhveshjes.
Reagimi i Tiranës pas ndeshjes: Dy ditë pasi ndeshja kishte përfunduar dhe gjërat ishin qetësuar, më 19 mars në orën 15:25, klubi i Tiranës publikon një reagim në faqen zyrtare të ekipit në Facebook, duke ngritur për herë të parë akuzën e “racizmit” ndaj gjyqtarit Olsi Sokoli. Në komunikatën e klubit të Tiranës citohet ndër të tjera: “Klubi i Futbollit Tiranën dënon ashpër gjykimin skandaloz në ndeshjen Kastrioti-Tirana. Përgjatë 90 minutave të ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur të ndikojë në rezultatin final të ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e më tej ka dëmtuar skuadrën me vendimet arbitrare”, shkruante Tirana në reagimin e saj, duke artikuluara akuzat për racizëm ndaj Olsi Sokolit.
Më tej, në reagimin e Tiranës, theksohen edhe vendimet e gjyqtarit gjatë ndeshjes, që sipas klubit bardheblu, gjyqtari ka vepruar i vetëm dhe pa dëgjuar asistentët e tij. “Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetëm, pa dëgjuar asistentët e tij, që në disa momente vendimtare të ndeshjes i kanë kërkuar të marrë vendime të drejta, tërësisht të ndryshme nga çfarë ai ka vendosur”, shkruante klubi bardheblu. Ndërsa në fund artikulohet dhe kërkesa për dënim të ashpër ndaj gjyqtarit: “Fjalori me të cilin gjyqtari ka provokuar lojtarët e Tiranës dhe stafin teknik, janë një tjetër argument, që e bëjnë klubin të kërkojë një dënim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Tiranës.
Ndërsa disa javë më vonë, në një tjetër reagim lidhur me ngjarjet e ndeshjes Tirana-Laçi, klubi kryeqytetas përmend përsëri gjyqtarin Olsi Sokoli, duke shkruar se për të ka hapur një çështje në FIFA. “Dy javë më parë, gjyqtari Olsi Sokoli vodhi turpshëm skuadrën në fushën ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur një çështje ndaj tij në FIFA, në sektorin e Luftës kundër Racizmit, në mungesë të një përgjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit”.
Duka shkon në Itali për të bindur ish-trajnerin e Milanit
Përzgjedhja
e trajnerit të ri të ekipit kombëtar është një mision i vështirë dhe shumë i rëndësishëm
njëkohësisht. Pas dështimit me Christian Panuccin, Armand Duka e ka të qartë se
tashmë i duhet jo vetëm një emër i madh i botës së futbollit, por njëkohësisht
një njeri që të marrë përsipër drejtimin e një anije të braktisur në mes të
detit.
Edi
Reja ishte emri i parë që u lakua për postin e trajnerit të Shqipërisë, pasi
ish-tekniku i disa skuadrave të njohura në Itali, ishte mbrëmjen e 22 marsit në
Shkodër, ku ndoqi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Pas
ndeshjes, që kombëtarja jonë e humbi me rezultatin 0-2, Reja dhe presidenti i
FSHF-së, Armand Duka, kanë pasur një takim së bashku në ambientet e stadiumit,
i cili ka zgjatur për më shumë se dy orë.
Megjithatë,
deri më tani nuk ka pasur zhvillime të reja rreth negociatave, ndërkohë që emra
të tjerë kanë dalë në skenë. I fundit në këtë listë është ai i Alberto
Zacheronit, një emër i njohur në futbollin italian, pasi ka drejtuar më herët dhe
skuadrën e Milanit.
Sipas
faqes në Facebook të “Proçesit Sportiv”, Armand Duka ndodhet aktualisht në
Bolonja për të diskutuar një marrëveshje të mundshme me Zacheronin. Po sipas këtij
njoftimi, nëse gjithçka mbyllet me sukses, trajneri italian mund të firmosë një
kontratë 2 vjeçare (1+1) për të drejtuar ekipin tonë kombëtar.