25 shtatori ka startuar zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale në Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Edhe pse fushata ka nisur më herët nga partitë politike, sipas ligjit ato kanë në dispozicion 10 ditë për të prezantuar para qytetarëve kosovarë programet e tyre elektorale.
Në zgjedhje janë regjistruar 25 subjekte politike, ku 4 prej tyre janë koalicione. Në zgjedhjet e 6 tetorit kandidojnë 1070 kandidatë për 120 vendet e parlamentit të Kosovës, ndërsa në listat e zgjedhësve rezultojnë 1 milionë e 900 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Bashkimi Evropian ka vendosur e një misioni prej rreh 100 vëzhguesve për zgjedhjet e 6 tetorit. Ndërsa policia e Kosovës ka marrë një plan masash për të siguruar një proces te qetë zgjedhor.
“Kërkojmë nga të gjithë bashkëpunim dhe të ketë raportim të rasteve eventuale që mund të paraqiten si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve. Policia është e gatshme t’u përgjigjet gjitha situatave dhe e gatshme që të bashkëpunoj me gjithë aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor” thuhet në deklaratën e policisë së Kosovës.