Atentati ndaj prokurorit, shoqërohet një person në polici

Policia shoqëri një person që dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e tre ditëve më parë, ku prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja iu bë atentat. Ndonëse Policia e Shtetit nuk ka dhënë informacione zyrtare, raportohet se personi i shoqërur është nga Fushë Kruja.

Shoqërimi i tij është bërë pas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes por dhe në mjetin e lënë në Shkafanë të Durrësit, që dyshohet se ishe i autorëve të atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe personi i njohur si “i forti i Sukthit”, Landi Muharremi.

Natën që ndodhi ngjarja në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, policia gjeti pak orë më pas një mjet tip Benz në fshatin Shkafanë. Brenda mjetit u gjendën dy armë zjarri kallashnikov, dy maska dhe dy shishe benzinë, që dyshohet se do të përdoreshin për djegien e mjetit.

Megjithatë, autorët nuk e dogjën makinën dhe provat brenda saj, duke i dhënë mundësi grupit hetimor që të grumbullojë fije floku dhe gjurmë gishtash që mund të hedhin dritë mbi autorët e ngjarjes së rëndë në Durrës.

Megjithatë, grupi hetimor është skeptik lidhur me këtë fakt, pasi dyshon se mjeti mund të mos jetë djegur qëllimish për ë shpërqëndruar grupin hetimor. Hetimet për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja janë duke u drejtuar nga prokurorët Martini dhe Hajdarmataj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Rikthehet tritoli në Fushë Krujë, shpërthim i fortë në një shtëpi private

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të mëkurën në mbrëmje në fshatin Halil të Fushë Krujës. Sipas Policisë së Durrësit, një sasi lënde plasëse shpërtheu në oborrin e banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç.

Policia tregon se nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Sipas saj, grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit  të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave  të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, shkruan Policia në njoftimin e saj.

4 fëmijë të asfiksuar, zjarri shkrumbon pallatin në Fushë-Krujë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e tretë të një pallati në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe janë djegur 4 apartamente. Si pasojë kanë mbetur të asfiksuar 4 fëmijë.

Por fatmirësisht pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Zjarri është konstatuar nga një fëmijë në një nga hyrjet e pallatit. Fëmija ndodhej i vetëm në banesë, pasi prindërit ishin në punë. Rreth orës 07:00 ka parë zjarrin që kishte përfshirë pjesën e pasme të frigoriferit duke u kërkuar ndihmë fqinjëve, të cilët lajmëruan zjarrfikësen.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë çatinë e ndërtuar me material druri, pasi ishte e vjetër, e ndërtuar në vitet ’70.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe zjarrfikëset e Krujës dhe Vorës, por edhe disa biznese me bote uji.

Fatmirësisht katër bombolat e gazit u nxorën me shpejtësi nga banesat e katit të tretë duke shmangur shpërthimet. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit.

50 mijë euro gjobë biznesmenit, kapet krimineli i rrezikshëm në Fushë Krujë

Policia e Durrësit ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe dy bashkëpunëtor të tij, të cilët me anë të kanosjes, i kanë vënë gjobë një biznesmeni në Durrës, duke i kërkuar një shumë valute prej 50 mijë eurosh. Kanë qenë Forcat e Posaçme Operacionale të Policisisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, kanë arrestuar tre personat.

Ata janë shtetasit me inicialet, L.Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, thekson Policia e Shtetit. Shtetasi E.Sh., banues  në Krujë dhe shtetasi K.E., banues në Xhafzotaj Durrës. Të tre këta shteas në bashkëpunim  me njëri-tjetrin, me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë  shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L.  Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.

Durrës Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Gjobëvënësit".Operacioni nga Seksioni për Hetimin ndaj Personit e Pasurisë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.Në pranga 3 shtetas për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.Sekuestrohet një sasi eurosh, e paguar si kësti i radhës nga biznesmeni.Pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Gjobëvënësit", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:-L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.-E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.-K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t'u paguar nga shtetasi N. L. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ", në bashkëpunim.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 31. Juli 2019

Digjet gjatë natës një makinë në Fushë-Krujë

Një automjet i tipit BMW është djegur gjatë natës në Fushë-Krujë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e djegies së makinës, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i pronarit të automjetit.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar para qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës.

Aksident i rëndë, makina përplaset me shtyllën, zhduket shoferi

Policia njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në rrugën Fushë-Krujë – Milot. Makina me targa Durrësi ka dalë nga rruga  dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë ndërkohë që shoferi nuk gjendet ende.

Policia njofton se makina “Mercedes Benz” mban targën DR 1559 E. Madje përplasja me shtyllën e tensionit ka qenë aq e rëndë sa e ka këputur atë në disa pjesë, duke lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës përreth.

Fakti që shoferi nuk është gjendur, policia dyshon se personat që udhëtonin në të mund të jenë persona me probleme penale, ose mund të kenë shkuar direkt në spitalin ushtarak Tiranë.

Policia po punon për identifikimin e pronarit të mjetit në mënyrë që të hidhet dritë mbi aksidentin enigmatik.

Skip to toolbar