PD kundërshton KQZ: Ja sa zgjedhës votuan

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pasi Komisioni Qëndroi i Zgjedhjet deklaroi shifrën zyrtare të pjesëmarrjes së votuesve  në zgjedhjet. Përmes një deklarate për mediat, Gazmend Bardhi tha KQZ ka gënjyer me shifrat e paraqitura pasi sipas PD, shifra reale është 6.4 % më e ulët.

Shifra zyrtare e paraqitur nga KQZ ishte 771 863 votues në të gjithë Shqipërinë ose 21.6 %, ndërsa Bardhi tha se kanë votuar 534 528 votues ose 15.2 %.

Kjo shifër është hedhur poshtë edhe nga ish deputeti i PD-së, Flamur Noka i cili tha nga studio e gazetarit Sokol Balla se KQZ ka 3-fishuar shifrat reale të votuesve në zgjedhje

PD vazhdon opozitën me përgjimet e BILD. Bardhi kërkon largimin e Ramës

Përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild janë kthyer në kryefjalën e opozitës shqiptare. Partia Demokratike i ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes përgjimet, duke i transmetuar nga selia blu ku sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi kërkoi sërish largimin e Ramës.

Bardhi gjithashtu tha se BE nuk do të vendosë hapjen e negociatave me Shqipërinë, javën e ardhshme.

“Javën e ardhshme Bashkimi Europian do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i hapen apo jo negociatatat për anëtarësim. Fatkeqësisht, çdo media serioze ndërkombëtare, së fundmi, edhe Reuters, EU Observer, Euroactiv kanë të njëjtin motiv, kur citojnë zyrtarë të lartë europianë që refuzojnë nisjen e bisedimeve me vendin tonë : “Shqipëria është një problem i madh dhe nuk është aspak premtuese”.

 Për fat të keq, janë vendet më me ndikim sot në Bashkimin Europian ato që kundërshtojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë, për faktin e vetëm se Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe nga një kryeministër, që njihet në të gjithë Europën si kryeministri më i korruptuar, që ka blerë pushtetin në pakt me krimin e organizuar”, tha Bardhi, i cili tha më tej se përgjimet e publikuara nga BILD vërtetuan akuzat e PD-së se Rama e ka marrë pushtetin me vota të blera.

“Përgjimet e publikuara pak ditë më parë në gazetën gjermane Bild, me qarkullimin më të madh në Europë, provuan si plotësisht të vërtetë çdo denoncim të Partisë Demokratike se Edi Rama nuk ka vullnet për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, se Edi Rama, për pushtetin dhe pasurinë e tij personale, bën pakt edhe me djallin. Në përgjimet e gazetës gjermane Bild gjendet arsyeja përse Europa refuzon të pranojë në familjen e vet një vend, ku bandat dhe krimi i organizuar janë zotër të partisë në pushtet, Partisë Socialiste, blejnë vota dhe kërcënojnë kundërshtarët politikë për llogari të kryeministrit Edi Rama”, tha Bardhi, i cili më pas kërko dorëheqjen e Ramës dhe bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen në protestën e radhës të opozitës më 21 qershor.

Shpërfillja e dekretit nga KQZ, PD-LSI: Anëtarët e saj shpërdoruan detyrën

Nëkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos marrë në konsideratë dekretin e Ilir Metës. Vasili e cilëson këtë akt të KQZ si “puç institucional”. Sipas Vasilit, me aktin e kësaj të hëne, KQZ ka konsumuar vepër penale, duke përdorur edhe ironi për këtë.

KQZ e krimit të organizuar konsumoi veprën e rëndë të puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Anëtarët e rilindjes në KQZ u vetëngarkuan me përgjegjësi shumë të rëndë penale nga e cila nuk i shpëton dot as Edi Rama dhe askërkush. Meqë kanë zgjedhur të shkojnë në burg për Edi Ramën, udhë të mbarë”, shkruan Vasili.

Në sinkron me LSI-në, të paktën për nga koha, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike, me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në një koment në Facebook, Bardhi shkruan se vendimi i anëtarëve të KQZ është shpërdorim i turpshëm i detyrës.

Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ! Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie. Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ”, shkruan ndër të tjera Bardhi.  

PD: Dhuna nuk është dhe nuk do jetë kurrë qëllimi ynë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ka cilësuar si dashakeqe dhe sajesë të neveritshme deklaratat e Ministrisë së brendshme për qëllimin e protestës së opozitës. Bardhi tha se dhuna nuk është dhe nuk do jetë kurrë qëllim i PD dhe se nuk ka shpërndarë kurrë bomba molotov.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Minstrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit. Qeveria që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka prodhuar dhe ka shpërndarë bomba molotov për protestën e sotme janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.” – tha Bardhi

Bardhi tha se Partia Demokratike ka thirrur sot në një marshim protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

“I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet.” –tha Bardhi

Gjithashtu Bardhi tha se mbishkrimet në banesën e ambasadorit të OSBE nuk janë vepër e protestueseve dhe se i kërkon prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë.

Skip to toolbar