Kreu i PD, Lulzim Basha duket se ka bërë një tërheqje të
fortë, duke nënkuptuar se do të pranonte negociata me Ramën, nëse Gjermania do
të ishte negociatore, një derë e hapur për kryeopozitarin pas ftohjes së
marrëdhënieve të tij me SHBA për shkak të protestave të dhunshme para
zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas një sërë takimesh me ndërkombëtarët, i pyetur
nëse gjermanët do të luajnë rolin e negociatorit, apo do të jetë një faktor
tjetër ndërkombëtar për t’u ulur në tryezë me Kryeministrin Rama, kreu i PD ka
deklaruar se Partia Demokratike është në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar
dhe vlerëson rolin e Gjermanisë.
“PD dhe opozita e
bashkuar janë në bashkëpunim dhe koordinim të përditshëm me të gjithë faktorin
ndërkombëtar. Ne vlerësojmë shumë rolin e tyre, vëmendjen e tyre, në këtë rast,
pa dyshim vlerësojmë rolin dhe interesin dhe ndihmën që Gjermania dhe CDU/CSU,
si pjesë e Bundestagut gjerman po japin për të mundësuar që Shqipëria të mos
mbetet mbrapa, të mos mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por të ecë drejt
integrimit në BE, të ecë drejt hapjes së negociatave. Padyshim që vendi mund të
shkojë dhe do të shkojë drejt BE, duke u sjellë si një vend europian, duke u
sjellë si një shoqëri europiane, si një politikë europiane”, deklaroi ndër
të tjera Basha.
Prishja e marrëdhënieve me SHBA pas protestave të dhunshme
duket se kanë bërë që Basha të shikojë për të tjerë partnerë strategjikë të
PD-së, Gjermaninë. Basha tha se PD ka bashkëpunim me Gjermaninë dhe faktorin
ndërkombëtar, por çmon interesimin e Gjermanisë për të ndihmuar vendin të dalë
nga kjo krizë duke lënë të kuptohej se mund të jetë edhe negociatore e tryezës
Rama-Basha. Kthimi i syve nga Gjermania si shpresa për të nxjerrë vendin nga
kriza dhe rifutur edhe njëherë në jetën politike PD-në, konfirmon se Basha nuk
ka mbështetjen e SHBA dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit. Realstory.al
paralajmëroi më herët se lobimi që PD bëri pranë Kongresit Amerikan
kundër emërimit të ambasadores Kavalec, si dhe qëndrimi ambig ndaj Reformës në
Drejtësi dhe përplasjet e forta gjatë muajve të krizës, kur Basha injoroi hapur
kërkesat e DASH, duket e kanë futur kreun e PD në ‘luftë të ftohtë’ me
Departamentin Amerikan të Shtetit.
Deklaratat e bëra nga Arben Imami një muaj më parë në Real Story se “Basha nuk ka mbështetjen e SHBA dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit”, e ka përforcuar një tjetër anëtar dhe ish-deputet i Partisë Demokratike. Me një opinion të publikuar këtë të premte, ish-deputeti demokrat (i rekrutuar vite më parë na socialistët), Kastriot Islami, ka hedhur idenë që “Gjermania të shpallet partnere strategjike”. “Kam kërkuar publikisht dhe ripërsëris që “Gjermania të shpallet partnere strategjike!”. Gjykojse ka shumë arsye që të ndërmerren hapat për një vendim të tillë. Ky “opinion-kërkesë” duket se ka rënë deri më sot në vesh te shurdhër, edhe të qeverisë, edhe të opozitës”, shkruan që në hyrje të shkrimit të tij Islami. Më tej, ai rendit disa nga arsyet pse Gjermania duhet të shpallet “Partnere Strategjike”, ndërsa thekson se “SHBA është miratuar me unanimitet politik publik si ‘Partner Strategjik’, pas pranuar asnjë debat”, thotë Islami. Më tej, Islami merr si konfirmim të qytetarëve të besimit te Gjermania, edhe faktin, sipas tij, që në protestat e opozitës, u valvit flamuri i Gjermanisë.
“Në protestat e fundit të opozitës shqiptare, krahas flamujve shqiptarë Kuq e Zi, dhe atyre të BE e të SHBA, qytetarët shqiptarë kanë mbajtuar në duar dhe kanë valvitur shumë flamuj gjermanë. Nuk është shenjë e pragmatizmi naiv…Ka ndodhur dicka si pak herënë këto 28 vjet demokraci….Domethënia e këtij reagimi ishte evidente. Vlerësim, besim e shpresë te Gjermania”.
Konfirmim i ftohjes së SHBA me PD? Më shumë sesa me SHBA, me Departamentin Amerikan të shtetit. Në fakt, të enjten në mbrëmje në intervistën dhënë për Syri.net, Basha konfirmoi gjithashtu indirekt krizën, jo me SHBA, por me Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Unë kam udhëtuar
në SHBA, i ftuar nga Këshilli i Atlantikut, verën e kaluar, jam ftuar në dy
aktivitete të tjera, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në mars të këtij viti,
në të cilat për shkak të agjendës politike, të zhvillimeve me studentët në
dhjetor dhe në mars ishim në kulmin e protestave që nisën me 16 shkurt, nuk kam
patur mundësinë të isha i pranishëm. Por do të jem shumë shpejt në një vizitë
në Uashington, ku kam dhe kemi një lidhje të fuqishme me vendimmarrësit
amerikanë, si në Kongres, në Senat, po kështu edhe në administratë, dhe ku
Partinë Demokratike dhe administratën amerikane, në Kongresin Amerikan, në
institucionet amerikane, i bashkojnë vlerat, parimet, standardet e demokracisë
perëndimore, i bashkon shqetësimi për situatën e thellë kriminale në vend, që
tashmë rrezikon edhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tonë, dhe sa i
takon Partisë Demokratike, na bashkon, edhe vendosmëria për të thelluar
bashkëpunimin, në veçanti sa i përket luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe
trafikut të drogës”, u shpreh Basha.
Në këtë deklartë,
shihet qartë se në fjalitë e Bashës mungojnë miqtë në Departamentin Amerikan të
Shtetit. Kutjojmë se DASH është institucioni që merret direkt me Shqipërinë së
bashku me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Koimmbëtare.
Realstory.al mund të konfirmojë se burime diplomatike i kanë pohuar në rrugë jo
zyrtare se ‘lobimi që PD bëri pranë Kongresit Amerikan kundër emërimit të
ambasadores Kavalec, si dhe qëndrimi ambig ndaj Reformës në Drejtësi dhe përplasjet
e forta gjatë muajve të krizës, kur Basha injoroi hapur kërkesat e DASH, duket
e kanë futur kreun e PD në ‘luftë të ftohtë’ me Dapartamentin Amerikan të
Shtetit. Jo rrallë, edhe në intervistën e djeshme, ai iu referua Gjermanisë.
“Nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij. Pra, më të vërtetë siç thanë partnerët tanë 10 qershori ndryshoi çdo skenar….”. “…Patëm një vetëdijësim të komunitetit ndërkombëtar që në Shqipëri ka nevojë për zgjidhjen e krizës politike ku për të përdorur fjalët e përfaqësuesve të Bundestagut, CDU/CSU-së asgjë nuk do të përjashtohet nga kjo zgjidhje; përfshi kushtet tona, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër”, u shpreh Basha, duke përmendur Gjermaninë si të vetmin vend, që sipas tij ishte “pro anulimit të 30 qershorit”
Por në fakt, këtu ka një problem. SHBA, jo thjesht është partnere strategjike e Shqipërisë, por e shqiptarëve. Dhe për më shumë këtë status më shumë sesa e kemi zgjedhur ne, e kanë zgjedhur Shtetet e Bashkuara vetë. as Kaçi, as Luli, dhe askush tjetër nuk e çbëjnë dot. /Realstory.al/
Lulzim Basha ka folur në një studio televizive mbrëmjen e të enjtes, duke komentuar aksionin opozitar të shtatë muajve të parë të 2019. Gjatë fjalës së tij, Basha është ndalur te dekreti i Ilir Metës i 10 qershorit, duke u shprehur se pas tij, dekretit, Edi Rama vendosi të zbatonte skenarin e gjakderdhjes më 30 qershor.
“Pas anulimit të zgjedhjeve me dekretin e 10 qershorit, Rama vendosi për skenarin e gjakderdhjes me 30 qershor. Opozita dhe qytetarët iu shmngën me vetëdije të plotë këtij skenari”, shprehet Basha. Por, në fakt, kryedemokrati, akuzon kryeministrin se donte dhunë në 30 qershor, por në harron se ishte ai vetë (para reagimit të SHBA më 27 qershor) dhe drejtues të partisë së tij kujtojmë Aurel Bylykbashin (lexo këtu) në Elbasan, që bëri thirrje për gjakderdhje dhe konflikt civil për të mbrojtur “votën”.
Lexo këtu lajmin exsluziv të publikuar nga Realstory.al, ku qarkorja e PD dhe letra e kryetarëve të bashkive të djathta drejtuar KQZ, tregonin se si do të zbatohej plani anti-zgjedhje i opozitës.
Në këtë rast, vlen të kujtojmë gjithashtu rastet kur nga Shkodra, Vaun e Dejës, Dibër, Kukës e shumë qytete të tjera të Shqipërisë, militantët e Partisë Demokratike, dogjën dhe shkatërruan materialet zgjedhore. Ishte reagimi i SHBA më 27 qershor, tre ditë para zgjedhjeve, që u shpreh se “nëse PD-LSI bëjnë akte dhune në 30 qershor, do të ndërpresin marrëdhëniet me SHBA”, duke bërë që të tërhiqet opozita nga skenari i dhunës.
Më tej, gjatë intervistës, Basha flet edhe për një reagim të Gjermanisë, ku citon “nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij”.
Pra në këtë deklaratë, sipas Bashës, Gjermania ka pranuar dekretin e metës të njoftuar më 8 qershor, ditën e protestës së opozitës, për anulimin e zgjedhjeve. Relastory.al bëri një verifikm për të gjetur një deklaratë të tillë, por e vetmja, të paktën në faqen e ambasadës gjermane, është reagimi ish-ambasdores Schutz, e cila i bënte thirrjes opozitës “të shmangte ose të mbante përgjegjësi për aktet e dhunës, duke dënuar dhunën në protestat e mëparshme”. Në fakt, Gjermania dhe të gjitha ambasadat e Quintit, kanë dalë kundër anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit me dekretin e Ilir Metës, duke u shprehur se “duhet të krijohet Gjykata Kushtetuese për të vendosur nëse zgjedhjet ishin ose jo të ligjshme”. /Realstory.al/
Instituti Kombëtar i Statistikave, ka
publikuar në fillim të kësaj jave statistikat për treguesit e importeve dhe
eksporteve të Shqipërisë përgjatë muajit korrik të këtij vitit. Sipas INSTAT,
gjatë muajit korrik 2019, eksportet e mallrave arritën vlerën 28 mld lekë, duke
u rritur me 3.6 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me
8.5%, në krahasim me qershorin e këtij viti. Importet e mallrave arritën vlerën
60 mld lekë, duke u rritur me 2.3% në krahasim me një vit më parë, dhe me 11.4%
në krahasim me qershorin e këtij viti. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32
mld lekë, duke u rritur me 1.1% krahasuar me korrikun e 2018 dhe 14.1% në
krahasim me qershorin e këtij viti.
INSTAT, në raportin mujor të statistikave për eksportet dhe importet, ka treguar gjithashtu edhe vendet me të cilat Shqipëria ka kryer më shumë shit-blerje mallrash gjatë muajit që lam pas. Spanja zë vendin e parë të eksporteve për muajin korrik, pas 42.1% e vlerës së mallrave të eksportuar nga Shqipëria kanë shkuar në Spanjë.
Gjermania është në vendin e dytë me 17.1%, ndërsa Kosova me 7.3%. Ndërkohë, ulje të eksporteve ka pasur Shqipëria ka pasur me dy vendet fqinje, Maqedoninë me -17.1% ndërsa Italia -3.6%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjatë muajit korrik Shqipëria ka rritur eksportet me 24.4 % me Kosovën dhe 4.9% me Gjermaninë.
Në muajin korrik 2019, vendet me të cilët
Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me korrik 2018
janë Italia 2,7%, Greqia 11,0 % dhe Turqia 4,3 %. Ndërsa vendet me të cilat
importet kanë pasur uljen më të madhe janë Kina -2,3 %, Spanja -28,0 %, dhe
Rusia -66,6 %. Gjatë këtij shtatëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur
rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Kina 18,0
%, Greqia 10,3 % dhe Turqia 6,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë
pasur uljen më të madhe, janë Italia -6,4 %, Gjermania -10,7 % dhe Spanja -14,9
%.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve Gjermania dhe
Rusia duan tё afrohen pёr zgjidhjen e konflikteve ndёrkombёtare. Kёtё e
sinjalizuan ministrat e jashtëm Heiko Maas dhe Sergej Lavrov nё takimin nё
Petersberg.
Ministri i Jashtёm gjerman Heiko Maas dhe homologu i tij rus Sergej Lavrov theksuan domosdoshmёrinё pёr bashkёpunimin mes dy vendeve. “Vetёm pёrmes diskutimit tё hapur dhe dialogut ne mund tё arrijmё rezultate, qё i ҁojnё vёrtetё pёrpara vendet tona”, tha Maas. Sipas tij “nuk ka pothuajse asnjё nga ҁёshtjet emergjente tё politikёs botёrore”, qё mund tё zgjidhet pa Rusinё.
Lavrov sёrish sinjalizoi njё takim tё ri tё
nivelit tё lartё mes Rusisё, Ukrainёs, Gjermanisё dhe Francёs lidhur me
konfliktin e ngrirё nё Ukrainё. Por ai nuk pёrmendi njё datё konkrete. Takimin
e parё tё kёshilltarёve tё politikёs sё jashtme tё tё katёr shteteve ai e
vlerёsoi si hap konstruktiv. Por asnjёri nga ministrat nuk sinjalizoi
rifillimin e konsultimeve qeveritare gjermano-ruse tё ndёrprerja prej krizёs sё
Ukrainёs. Maas dhe Lavrov morёn pjesё nё Dialogun e Petersbergut nё
Königswinter pranё Bonit. Nё forumin ruso-gjerman tё diskutimit merrnin pjesё
300 pёrfaqёsues nga politika, ekonomia, kultura dhe fusha tё tjera shoёrore. Me
takimin e ministrave tё jashtёm pёr herё tё parё qё pas krizёs sё Ukrainёs u
zhvillua njё kontakt i kёtij niveli tё lartё qeveritar. Kjo konsiderohet si
shenjё e ҁtensionimit nё marrёdhёnit gjermano-ruse.
Dialogu i Petersbergut u themelua nё vitin 2001 nga presidenti i Rusisё Vladimir Putin dhe ish-kancelari socialdemokrat Gerhard Schröder. Qysh atёherё ky takim zhvillohet ҁdo vit me pёrjashtim tё vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenё. /DW
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nuk do
të presë më. Për shkak të bllokadës në politikën e refugjatëve, ai propozon
iniciativë për shpërndarjen e refugjatëve që shpëtohen në Mesdhe me vendet që
duan të ndihmojnë.
“Ne duhet tani të ecim përpara me ato shtete,
që janë të gatshme të pranojnë refugjatë – të gjithë të tjerët janë të ftuar të
marrin pjesë”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Gjermania
është e gatshme, të japë një kontribut substancial dhe të garantojë që të
pranojë gjithmonë një kontingjent të caktuar të të shpëtuarve”. Maas
kërkoi një “aleancë të vendeve të gatshme për ndihmë për një mekanizëm të
detyrueshëm shpërndarjeje”. Sorollatja në det të hapur duhet t’i përkasë
me këtë hap të shkuarës, sipas Maas.
Ujdia për shpëtimin në Mesdhe nuk duhet të
dështojë më, për shkak të grindjeve për shpërndarjen e tyre. “Kësaj bllokade
duhet t’i jepet fund”, kërkoi Maas. As të shpëtuarit dhe as ata që
shpëtojnë nuk mund të presin aq gjatë deri sa të jetë i gatshëm edhe vendi i
fundit në BE, theksoi ministri i Jashtëm gjerman. Heiko Maas pret që partnerët
europianë , të hedhin një hap vendimtar përpara lidhur me këtë temë”.
Të enjten e javës së ardhshme ministrat e
Punëve të Brendshme të BE dhe ata të Drejtësisë takohen për këtë çështje në
Helsinki. Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer ka bërë
të ditur, se do të angazhohet „për një zgjidhje humanitare dhe praktike për
sfidat aktuale të migracionit përmes Detit Mesdhe”.
Grindje e pafund
Shpëtimi i refugjatëve në Mesdhe dhe
shpërndarja e tyre kanë shkaktuar një grindje të fortë në BE. Në javët e
kaluara anijet e organizatave humanitare me refugjatë të shpëtuar në bord u
penguan të futeshin në portet e Italisë dhe Maltës. Rregullisht refugjatët
mbyten në Mesdhe, shumica në përpjekjen për të kaluar nga Libia në një vend të
BE-së.
UNHCR bën fjalë për „kalimin detar më
vdekjeprurës të botës”. Sipas Organizatës Botërore të Migracionit, IMO që
nga fillimi i këtij viti kanë humbur jetën 682 emigrantë, 426 prej tyre e kanë
lënë jetën në itinerarin detar nga Libia në Europë. Javën e kaluar një
motobarkë me 80 emigrantë u fundos në Mesdhe. Numri i viktimave është rritur në
72 vetë, sipas njoftimit të Gjysmëhënës së Kuqe Tuniziane. /DW
Një i ri shqiptar është
arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për disa vjedhje të kryera në
Gjermani.
22-vjeçari akuzohet për
vjedhje në shifra të mëdha që kapin vlerën e 190 mijë eurove. Ai akuzohet se ka
kryer 6 vjedhje të shumta në Gjermani midis
viteve 2016 dhe 2018, ndërsa dyshohet edhe për dy të tjera të mbetura në
tentativë.
Shqiptari pritet të
ekstradohet në Gjermani ku do të vuaj edhe dënimin në vjedhje.
Italia: Dialog pas zgjedhjeve për reformat, janë të rëndësishme për integrimin në BE
Pak orë nga shkuarja në ‘heshtje zgjedhore’,
ka reaguar dhe ambasada e Italisë në Tiranë, e cila u bën thirrje palëve
politike për zhvillimin e një procesi zgjedhor të qetë më 30 qershor, dhe larg
akteve të dhunës. Duke mbështetur deklaratën e Delegacionit të Bashkimit
Evropian, ambasada e Italisë thekson gjithashtu se përgjegjësitë për aktet e
dhunës do të jenë ndaj partive politike.
“Ambasada e Italisë në Tiranë i bashkohet
plotësisht deklaratës së sotme të Delegacionit të Bashkimit Evropian. Është me
rëndësi të veçantë që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre të mund ta bëjnë
këtë në një mënyrë të rregullt. Gjithashtu, është përgjegjësi e drejtpërdrejtë
e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit – të
cilat do të monitorohen nga një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE /
ODIHR ku marrin pjesë edhe vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit
Evropian – të mos pengohen. Çdo veprim i dhunshëm ose çdo formë nxitjeje për
dhunë, në çdo lloj rrethane, janë absolutisht të papranueshme. Të gjitha palët
politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese”.
Në të njëjtën frymë si reagimet e ambasadave të
vendeve të tjera të BE-së, dhe deklartatën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit
Amerika të Shtetit, Matheë Palmer, Italia thekson rëndësinë e procesit të
integrimit evropian të Shqipërisë. Përë këtë proces, Italia kërkon angazhim nga
të gjitha palët politike në vend, uljen në dialog dhe thellimin e reformave,
duke nisur së pari, me krijimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ambasada e Italisë thekson rëndësinë
parësore të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në mënyrë që Vendi
të përparojë në këtë rrugë, është e nevojshme që të gjitha palët të angazhohen
në një dialog të hapur dhe të sinqertë sa më shpejt që të jetë e mundur për të
kapërcyer situatën aktuale politike dhe për të realizuar reformat e nevojshme.
Në këtë kuadër, Ambasada e Italisë u kërkon të gjitha palëve të mbështesin
reformën e drejtësisë në vijim dhe fton të gjitha organet dhe institucionet e
përfshira të përshpejtojnë zbatimin e saj, veçanërisht duke garantuar emërime
sa me të shpejta, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë plotësisht
funksionale. Është gjithashtu e rëndësishme që të gjitha palët të angazhohen në
realizimin e reformës zgjedhore dhe të respektojnë shtetin e së drejtës,
përfshirë këtu edhe luftën ndaj korrupsionit”.
Deklarata e ambsadës së Britanisë së Madhe në Tiranë
Ambsada e Britanisë së madhe në Tiranë, ka dalë në mbështetje të procesit zgjedhor të 30 qershorit, duke i kërkuar opozitës që të shmangë aktet e dhunës. Në një deklaratë për shtyp, Britania e Madhe shprehet se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore.
“Britania e Madhe beson se qytetarët kanë të
drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt. Gjithkush që angazhohet të
dielën më 30 qershor duhet të luajë rolin e tij në sigurimin e një ambienti të
qetë dhe të sigurt. Çdo formë nxitjeje ndaj dhunës është e papranueshme. Ne
mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar
procesin e votimit”.
Më tej, në deklaratën e ambasadës së Britanisë
së Madhe, thuhet se palë duhet të angazhohen në dialog, me qëllim ngritjen e
Gjykatës Kushtetuese dhe Reformës Zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e
ODIHR-it.
Vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj bllokade politike. Vetëm përmes dialogut, Shqipëria mund të ndryshojë situatën e tanishme politike dhe të përqendrohet në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe Reformës Zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it”.
Gjermania konfirmon 30 qershorin: Do ju vëzhgojmë, PD të shmangë dhunën
Duke e njohur 30 qershorin si datë të ligjshme dhe të vetme për mbajtjen e zgjedhjeve elektorale në Shqipëri, Gjermania shprehet “Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it”, shprehet ambasada, duke treguar edhe se e kujt do të jetë përgjegjësia në rast se të dielën do të ketë akte dhune gjatë procesit të votimit.
Duke u bërë thirrje për
dialog partive politike në vend, përgjegjësi që duhet marrë për vendin duke
patur parasysh situatën pas 30 qershorit, ambasada e Gjermanisë në Tiranë
shprehet se akuzat për krimin elektoral të zgjedhjeve të kaluara (Durrës dhe
Dibër), duhet të sqarohen nga organet ligjzbatuese në mënyrë të menjëhershme.
“Të gjitha palët duhet të
tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për
vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të
shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit
të ligjit sipas legjislaciont në fuqi”.
Ndërkohë, në fund të të
deklartatës së saj, ambasada gjermane, shprehet se sqarimi i çështjeve me natyrë
kushtetuese (si dekretet e Presidentit, apo vendimi i parlamentit për
shkarkimin e tij) kërkon ngritjen e menjëhershme të Gjykatës Kushtetuese. “Për
sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani
rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës
Kushtetuese”.
“Për Gjermaninë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike në Ballkanin Perëndimor” tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ambiciet europiane të Shqipërisë dhe mbështetja e saj nga Gjermania ishin pjesë e diskutimeve mes dy ministrave të jashtëm.
Cakaj vlerësoi si historike dhe të pa
ndërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimin e reformës në drejtësi, që
sipas tij, ndodhet në fazën e fundit të
saj. “Vitin e kaluar këshilli i çështjeve
të përgjithshme të BE-se mori vendim për hapjen e negociatave në 2019 dhe ne
ishim të bindur se kjo nuk do të ishte një hapje automatike por e bazuar në një
punë intensive për plotësimin e procesit të vettingut, krijimin e organeve të
reja gjyqësore dhe dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti i Komisionit Evropian ka certifikuar
angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e këtyre kritereve nga pikëpamja
teknike.”
Ministri i jashtëm gjerman, Maas siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë si dhe vlerësoi “rolin e Shqipërisë në kryesimin e OSBE-së të cilën e cilësoi jo thjesht një sfidë, por një mundësi të madhe që ka vendi për të performuar në skenën ndërkombëtare.”
“Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë e infermierë dhe mësues, etj, mirësevini nesër në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë”, ka qenë kjo thirrja e Lulzim Bashës për drejtuar qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në në protestës e tetë kombëtare që opozita do të organizojë të shtunën përpara Kryeministrisë.
Pas disa ditësh qëndrimi në Gjermani, ku pati disa takime në nivele të larta, Lulzim Basha u ka bërë ftesë qytetarëve shqiptarë për protestën, por duke zgjedhur të ndryshojë mjetin dhe mënyrën e ftesës. Një ftesë krejt ndryshe nga shtatë protestat e tjera, ku mungojnë fjalë të tilla të zakonshme si “vendos sovrani, rrëzojmë Edi Ramën, s`ka zgjedhje pa opozitën”, etj. Ndryshe nga ftesat e protestave të kaluara, ku Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët në protestë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe videove të montuara, kreu i PD ka zgjedhur të flasë në konferencë për shtyp nga selia Blu, për ti dhënë më tepër kuptim mesazhit të tij, ndoshta edhe me gjuhën e trupit.
Në fakt, toni i zërit
të kreut të PD ka qenë ndryshe, i zbutur dhe në kushte shumë normale, çka
tregon se Basha ka ardhur me tjetër mendim për aksionin politik, pas takimeve që
ka pasur në Gjermani. Dhe në fakt, kjo u lexua dhe nga mesazhet që përcolli gjatë
fjalës së tij. Ndonëse foli gjerësisht dhe solli në kujtesë ato, që ai i quan denoncime
të PD-së për lidhjen e Qeverisë me krimin, këtë herë Basha nuk e kishte drejtpërdrejt
me Edi Ramën, se me ata, që sipas tij, e mbajnë në pushtet. Dhe këtë mesazh,
Basha ua drejton ndërkombëtarëve, që prej kohësh kanë dalë në mbështetje të
dialogut me Qeverinë dhe zgjidhjes së problemeve në tryezën e bisedimeve.
“Të gjitha këto, unë dhe PD i kemi denoncuar dhe luftuar përditë. Shumë njerëz na kanë marrë për Don Kishotë, por sot don kishotët janë ata që Edi Rama ju dukej artist dhe perëndimor dhe jo ai që është: një kriminel llogaritës dhe manipulator gjakftohtë që ka instaluar në Shqipëri një regjim kriminal”, u shpreh Basha.
“Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje”, u shpreh Luzlim Basha.
Veç kësaj, Basha
dukej se është tërhequr edhe nga prishja e zgjedhjeve, pasi në asnjë fjalë dhe
mesazh të artikuluar prej tij, nuk u përmend prishja e zgjedhjeve të 30
qershorit. Madje, ndonëse nuk e artikuloi, por fjala e Bashës u duk në sinkron
edhe me atë të Monika Kryemadhit, që vetëm 10 minuta më pas, artikuloi nga një
takim që pati me simpatizantët e LSI, se në protestën e të shtunës, nuk do të ketë
dhunë dhe prekje të unfirmoës së Policisë.
Në fakt, veç
efektit “gjerman”, që mund të ketë zbutur tonin e kreut të opozitës, duket se
diçka tjetër mund të ketë pasur rol në këtë qëndrim. Të premten në “Real Story”,
Edi Rama deklaroi prerazi se nuk ka negociatat me opozitën para datës 30
qershor, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ndodhë, por vetëm pas
zgjedhjeve lokale.