Një aksident i rëndë me 5 persona të plagosur
ka ndodhur mesditën e së premtes në Gjirokastër si pasojë e përplasjes së dy
automjeteve.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave publike
në aksin Gjirokastër – Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe
Gjirokastrës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe bën
të ditur se jane dy automjete të përfshira në aksident. Makina Audi me targa AA
151 UN është përplasur me mjetin BMË X5, me targa AA 656 LM.
Nga aksidenti janë plagosur 5 persona nga një familje.
Një grua ndodhet në gjendje të rëndë dhe ëshët nisur me urgjencë drejt Tiranës
për mjekim të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje ndërkohë që të
lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.
Një e moshuar është gjetur e vdekur në banesën
e saj, në të cilën jetonte vetëm. 85-vjeçarja me iniciale S.Zh., jetonte e
vetme në shtëpinë e saj në lagjen “Palorto” në Gjirokastër. Ajo është gjetur
nga fqinjët, të cilët kishin shkuar pasi ishin bërë merak që nuk e kishin parë
të dilte.
Policia është njoftuar menjëherë në lidhje me ngjarjen,
ndërsa nga rezultatet paraprake të hetimit dyshohet se vdekja ka qenë për
shkaqe natyrore dhe se nuk kishte shenja dhune në trup. Dyshohet se sëmundja e
hipertensionit mund t’i ketë marrë jetën 85-vjeçares.
Një trup i pajetë është gjetur në Përroin e Dunavatit në
Gjirokastër mbrëmjen e të shtunës. Kanë qenë
banorët ato që e kanë parë trupin në përrua dhe kanë lajmëruar efektivët e
policisë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i është dashur mbi dy orë që të mund të nxirrte trupin e viktimës për shkak të terrenit të vështirë.
Sipas të dhënave paraprake të policisë dyshohet se viktima është rrëzuar në përrua dhe më pas është mbytur.
Viktima dyshohet se është shtetasi Bujar Gjashta, 64 vjeç, nga Tirana. Ai kishte shkuar si turist në Gjirokastër, por kishte humbur rrugën, teksa kishte dalë shëtitje në qytet. Dyshohet se rrëzimi i tij në përrua ka qene aksidental, për shkak të terrenit të vështirë.
Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e
Gjirokastrës pas denoncimit nga banorët e fshatit se kishte mbjellë drogë në tokën
e tij. Pas kontrollit dhe verifikimit policia bëri asgjësimin e 60 rrënjëve kanabis
sativa dhe vuri në pranga pronarin e tokës.
Droga ishte mbjellë në fshatin Doshnicë të
Zagories , ndërsa në pranga ra shtetasi Sokol Dine, 40 vjeç.
Polica vijon hetimet për zbardhjen e rasteve të
tjera të kultivimit të kanabisit në zonë.
Shqipëria shërben si një rrugë transit për
shumë emigrantë nga Lindja e Mesme për të kaluar drejt vendeve të BE. Policia
kufitare në bashkëpunim me FRONTEX kanë bërë të mundur ndalimin e 20 emigrantëve
nga Iraku, mes të cilëve 12 ishin fëmijë. Ndalimi i tyre është bërë në kufi me
Greqinë, në hyrje të territorit shqiptar.
FRONTEX që prej vendosjes në kufirin shqiptar
ka bërë të mundur ndalimin e shumë emigrantëve që kalojën në mënyrë të
paligjshme.
Policia e Gjirokastrës arrestoi një person si trafikant emigrantësh dhe ndaloi 6 shtetas sirianë, të cilët po përpiqeshin të kalonin në mënyrë ilegale nga Shqipëria drejt vendeve të BE.
Në pranga ra shqiptari
20-vjeçar nga Memaliaj si trafikant i tyre. Gjatë hetimeve, polica arrestoi dhe
dy bashkëpunëtorë të tjerë, S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, të cilët merreshin
me trafikimin e emigrantëve.
Në vijim të hetimeve
dhe kontrollit të ushtruar nga policia u gjet edhe një sasi bime narkotike e
kultivuar në banesën e tyre, e cila u asgjësua nga efektivë e Gjirokastrës.
Gjatë aksioni policia
arrestoi 3 persona, të cilët do të përballen me akuzat e trafikimi të qenieve njerëzore
dhe atë të trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Dervicjan në afërsi të Gjirokastrës, ku një mjet tip Fuoristradë është përplasur me një benz dhe si pasojë është përmbysur duke shkaktuar plagosjen e 6 personave, mes tyre dhe 2 fëmijë.
Aksident i ka ndodhur rreth orës 08:30.
Gjashtë të plagosurit, dy nga Gjirokastra dhe katër nga Elbasani janë dërguar me shpejtësi në spital për ndihmë.
Televizionet raportojnë se emrat e personave
të plagosur janë: Kristaq Kola, Romina Turkaj, Renato Turkaj, Vjollca Pitja, K.
T. (7 -vjeç) dhe A. T. (3-vjeç).
Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa
minuta rruga Gjirokastër-Kakavijë, por më pas trafiku u normalizua.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë dhe transportin e të plagosurve drejt spitalit.
Policia e Gjirokastrës
ka arrestuar një 22-vjeçar nga Belgjika, pasi akuzohet për dhunim seksual ndaj
një minorene.
22-vjeçari me
iniciale R. Symakani kishte ardhur për pushim në Shqipëri dhe sipas policisë ai
ka abuzuar me një turiste minorene, po belge. Ka qene vajza e re ajo që ka bërë
denoncimin në Policinë e Gjirokastrës, ku më pas është bërë edhe arrestimi i
autorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirin e Gjipesë.
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person
të shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë
shtetas me iniciale I.M, 59 vjeç, i cili ka kultivuar lëndë narkotike kanabis
sativa .
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar, ku 59-vjeçari
në bashkëpunim me shtetasin R.R., i cili
ishte arrestuar në flagrancë më herët, kanë kultivuar disa fidanë kanabis. Materialet
hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për
Integrim, ka folur në një lidhje direkte për “Real Story”, ku ka treguar për
gazetarin Sokol Balla, se sipas tij, në qarkun e Gjirokastrës, në mungesë të
shifrave për Tepelenën, mendohet që kanë votuar rreth 15.6% e votuesve. “Kanë
votuar rreth 15.6% në rang qarku. Në rang qarku jemi diku te 29.5% më pak në
krahasim me zgjedhjet lokale të 2015”, u shpreh Vangjel Tavo.
Sipas ish-deputetit të LSI-së, shifrat e opozitës janë nxjerrë pasi në çdo qendër votimi ka pasur persona të caktuar, të cilët kanë mbajtur shënim emrat e votuesve me lista emërore. Në këtë mënyrë, opozita, sipas Vangjel Tavos, pretendon se ka shifrat reale të votuesve të cilët kanë marrë pjesë këtë 30 qershor në zgjedhje.
“Ne jemi jashtë sistemit, të tjerët votojnë, duke qenë se nuk kemi anëtar në komisionet e qendrave të votimit, morëm masat si opozitë, në çdo qendër votimi kemi vendosur njerëz me lista emërore të njerëzve që votonin. Këto janë listat e bëra nga anëtarët e LSI në të gjithë qendrat e qarkut, përveç Tepelenës të cilët nuk janë lejuar. Në Goranxi personi që unë kisha vendosur është zbuar dhe dhunuar. Është dhunuar nga komisionerët e PS dhe policia nuk ka reaguar”.
Në fund, Vangjel Tavo u shpreh se nëse
shifrat zyrtare që do të japë KQZ do të krenspodojnë me ato të opozitës,
procesi do të quhet i rregullt, në të kundërt, Tavo shprehet se ka pasur
manipulim.
“Unë them që këto janë rezultatet që duhet të jenë në procesverbalet e qendrave të votimit. Këto janë të çekuara. Kemi dhe pamje filmike të njerëzve që kanë shkuar për të votuar. Ky është rezultati real i njerëzve që kanë shkuar të votojnë. Në rast se nuk del i njëjti rezultat ka manipulim dhe jam gati të ballafaqohem. Nëse KQZ konfirmon shifrat tona, unë nuk them asnjë gjë. Përvec se komisionerët kanë punuar mirë. Nëse del kështu, do të thotë që Partia e Punës së Shqipërisë fitojë”, tha Tavo.