Akuzohet për falsifikim dokumentesh, nis seanca paraprake në GJKKO për gjyqtarin Luan Daci

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ka nisur seanca paraprake për gjyqtarin Luan Daci. Sot do të vendoset nëse çështja e Luan Daciit do të kalojë në gjyq.

Gjyqtari Luan Daci i pranishem në seancë në GJKKO.  Daci akuzohet për falsifikim të dokumenteve. Luan Daci është anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjyqtari akuzohet nga SPAK se ka falsifikuar dokumentat për një shkarkim në vitin 1997 kur dyshohet se për paaftësi nga puna KLD e ka nxjerrë jashtë sistemit.

Paraprakisht ai është pezulluar nga detyra nga  Kolegji i Posaçëm i Apelimit, teksa tani në Gjykatë duhet të provojë pafajësinë ose do të dënohet për shkeljen ligjore.

Sherri me gjyqtaren shtyn “Shullazin”

Gjyqi për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë po kthehet në telenovelë. Seanca e të hënës është shtyrë përsëri, pas përplasjesve mes të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi. I pandehuri i kërkoi gjyqtares që të largohet nga procesi, pasi sipas tij, kishte kërkuar dorëheqjen e saj. Zela raportohet të jetë shprehur ndaj gjyqtares se “ti po i impononesh këtij procesi dhe me çdo kusht do të zhvillosh gjykimin”.

Kam kërkuar dorëheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”, iu drejtuar Zela gjykatëses. I pandehuri Endrit Zela nuk pranon avokat të caktuar, por avokatin e zgjedhur nga vetë ai, Bledar Shanja. Avokati nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore për shkak të konfliktit të interesit që ka me gjyqtaren Boksi, raporton News 24.

Ndërkohë, avokatja e caktuar në seancë Eralda Brahimasi u shpreh se nuk e merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur më herët nga gjykata, edhe pse kishte depozituar raport shëndetësor. Nga ana e saj, trupa gjykese e kryesuar nga Albana Boksi vendosi që kërkesa e avokates ëshë jo ligjore dhe aspak profesionale dhe për këtë arsye do ta referojë si rast në Dhomën Kombëtare të Avokatisë për sjellje joprofesionale.

Historia e Besartit, fitoi gjyqin ndaj ministrisë. 23 milionë lekë dëmshpërblim për mungesë trajtimi mjekësor

Nuk ka marrë trajtimin e duhur mjekësor nga qendra shëndetësore “Nënë Tereza” duke i shkaktuar rëndim të gjendjes shëndetësore, qytetari me hemofili ka fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe tani do të përfitojë 23 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim.

Kjo është historia e Besart Nezajt, i cili ia doli që pas 6 muajsh në përballje gjyqësore të fitojë të drejtën e dëmshpërblimit për shkak se qendra spitalore Nënë Tereza nuk i kishte siguruar trajtimin e duhur me ilaçe të nevojshme për një pacient që vuan nga hemofilia.

Shqipëria ka rreth 350 qytetarë që vuajnë nga kjo sëmundje e cila nëse nuk mjekohet çon në hemoragji të vazhdueshme me vite e deri në invaliditet të plotë të pacientit, deri në fundin tragjik të tij, atë të  humbjes së jetës. Kjo sëmundje nëse mjekohet mund të mbahet nën kontroll duke i siguruar pacientit jetë thuajse normale. Mjekimi i saj është i mundshëm dhe jo shumë i kushtueshëm, por duhet të jetë sistematik dhe në sasinë e duhur. Mjekimi bëhet përmes medikamenteve që quhen faktor VIII dhe IX i cili duhet të merret nga pacienti në masën rreth 12 mg në muaj përmes pilulave. Pikërisht kjo nuk është realizuar nga ana e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duke u shkaktuar këtyre pacientëve dëme të mëdha, dëme për të cilat pacienti Besart Nezaj kërkoi dëmshpërblim në gjykatë dhe ia doli të fitonte gjyqin dhe të detyrojë spitalin të paguaj afro 23 milionë lekë të vjetra. Përmes këtij gjyqi është hapur rruga edhe për pacientët e tjerë që vuajnë njëllojë si Besarti.

“Sot, në dt. 31 korrik 2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi pranimin e Padisë dhe shpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror në masën 2 133 330 lekë të shkaktuar pacientit B. Nezaj, si rezultat i mohimit të trajtimit të duhur mjekësor. Hemofilia është një çrregullim i trashëguar i gjakut i shkaktuar nga mungesa faktorëve të koagulimit dhe godet në mënyrë të veçantë aparatin kockor-artikular-muskular por mund të shkaktojë edhe hemoragji interne. Pacienti u përfaqësua në procesin gjyqësor nga Shoqata “Together for Life”. Ndjekja e kësaj çështje është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërine – OSFA.”, shkruhet në vendimin e marrë nga Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë.

Klevis Balliu me dy gishta para gjykatës, pret vendimin për 6 akuza

Është shfaqur i qeshur dhe me dy gishta para gjykatës, ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i arrestuar dy ditë më parë për dhunë ndaj policisë.

Balliu ka dalë sot para gjykatës dhe pret vendimin e saj për 6 akuzat që rëndojnë mbi të. Ish deputeti akuzohet për Goditje për shkak të detyrës, kundërshtim me dhunë i policisë,organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim i qarkullimit të mjeteve, shkatërim prone, prishje e qetësisë publike.

Në seancë e sotme ishin të pranishëm ish-deputetë të djathtë, si Edmond Spaho, Genc Pollo, Albana Vokshi, Ervin Salianji, dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Balliu tha para gjyqtares Rexhina Merlika se është 30 vjeç, tregoi adresën e banimit, u shpreh se ka arsim të lartë, është beqar dhe i padënuar më parë. Ndërsa mbrohet nga dy avokatë, njëri prej tyre Genc Gjokutaj.

Vendimi për Balliun do të jepet në një seancë me dyer të mbyllura.

Skip to toolbar