COVID-19, Holanda zgjeron kufizimet për shkak të rritjes së numrit të rasteve

Qeveria holandeze ka zgjeruar kufizimet shëndetësore në mënyrë që të ndalojë përhapjen e koronavirusit, ndërsa rastet rriten.

”Kufizimet do të zbatohen tani në 14 nga 25 zonat e sigurisë së vendit, tetë më shumë se më parë”, tha qeveria.

Masat e zbatuara tashmë janë në qytetet e mëdha si Amsterdami dhe Roterdami, por tani ato do të përfshijnë gjithashtu rajonet e Groningenit, Gelderland-Zuidit dhe Brabant-Noordit.

Baret duhet të mbyllen në orën 01:00 në zonat e prekura dhe mbledhjet e më shumë se 50 personave janë të ndaluara.

Kryeministri Mark Rutter tha se ai nuk do të zgjeronte masat në të gjithë vendin, sidoqoftë nuk e përjashtoi mundësinë.

Holanda regjistroi 2 777 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Frank De Boer ulet në pankinën e “Tulipanëve”

Mungon vetëm zyrtarizimi por në Holandë nuk kanë dyshime. Frank De Boer do të jetë trajneri I ri I kombëtares “Oranje”. Mediat në vend bëjnë të ditur se ish-tekniku i Ajax dhe Inter ka arritur marrëveshjen me federatën holandeze dhe prezantimi i tij do të bëhet ditët e ardhshme, me siguri përpara datës 7 tetor, kur Holanda ka në program sfidën e radhës zyrtare në Ligën e Kombeve.

rank De Boer do të marrë vendin e lënë bosh nga Ronald Koeman, i cili u largua nga pankina e “Tulipanëve” për të marrë drejtimin e Barcelonës. Pas shumë kandidaturash, Federata Holandeze e Futbollit ka zgjedhur ish-futbollistin e famshëm tashmë në moshën 50-vjeçare.

Përveç Ajax të Amsterdam dhe Inter, De Boer kishte një eksperiencë shumë të shkurtër dhe negative në Premier League me Crystal Palace, ndërsa që nga viti 2018 drejton skuadrën e Atlanta United në kampionatin amerikan të futbollit.

Euro 2020/ Gjermania “poker” ndaj Bjellorusisë. Ndalet Holanda

Gjermania kaloi pa vështirësi Bjellorusinë, duke fituar në shtëpi sfidën e nëntë të kualifikueseve të Euro 2020, njëkohësisht duke bërë një hap të rëndësishëm për të siguruar vendin e parë në Grupin C. Ginter, Goretzka dhe Kroos me dygolësh, ishin autorët e suksesit 4-0 të Gjermanisë ndaj Bjellorusisë.

Pas tre pikëve të së shtunës, Gjermania shkëputet në vendin e parë në grup me 18 pikë, duke lënë pas Hollandën me 16 pikë, që u ndal të shtunën në barazim 0-0 nga Irlanda e Veriut. Ndeshjen e fundit në grup, Gjermania e luan kundër Irlandës së Veriut, ku padyshim do të synojë fitoren, për të ruajtur vendin e parë në Grupin C. Ndërkohë, Holanda do të përballet me Estoninë në takimin e fundit në grup.

Austria fitoi 2-1 ndaj Maqedonisë së Veriut në Grupin G, duke siguruar vendin e dytë në grup me 19 pikë dhe për rrjedhojë edhe kualifikimin në Euro 2020. Në vendin e parë në grup është Polonia me 22 pikë, që mundi 2-1 Izraelin, dhe për rrjedhojë duke siguruar biletën për fazat finale të Euro 2020.

Kroacia mundi Sllovakinë 3-1 në Grupin E, duke siguruar vendin e parë në grup me 17 pikë, e për rrjedhojë kualifikimin në turin tjetër të të euro 2020. Në vendin e dytë ndodhet Hungaria, që luan ndeshjen e fundit ndaj Uellsit që ndodhet në vendin e  tretë me 11 pikë.

Holanda ndryshon qëndrim: Mbështesim negociatat për Shqipërinë

Edhe pse votoi kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 18 tetor, Holanda duket se ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe shprehet pro hapjes së tyre duke vlerësuar përpjekjet e dy vendeve. Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok tha se vendi i tij është dakord që Këshilli i Europës të rikthejë çështjen e negociatave për dy vendet para samitit në maj të 2020. Blok tha se Holanda do mbështes të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të tregojë gjatë kësaj kohe rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Vendi im përshëndeti përparimin e bërë në të dy vendet si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.  Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në temën e negociatave të pranimit përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Ne do të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE.

Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata”, tha Blok.

Në lidhje me rritjen e influencës ruse, kinezë apo edhe turke në Rajonin e Ballkanit, Blok tha se një rrezik i tillë nuk ekziston, pasi Ballkani Perëndimor mbetet i përkushtuar drejt të ardhmes së saj europiane.

“Nuk besoj se kjo do ta drejtojë rajonin drejt faktorëve të tjerë të jashtëm. Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane. Për më tepër, BE-ja mbetet deri tani partneri më i madh tregtar, investitori i huaj dhe partneri i bashkëpunimit në rajon. Sigurisht, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lirë të marrin vendime sovrane në lidhje me marrëdhëniet e tyre me vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare”, tha Blok

Ky ndryshim qëndrimi i Holandës vjen pas dhënies së një vendimi negativ për hapjen e negociatave për dy vendet, së bashku me Francën dhe Danimarkën. Vendimi i këtyre 3 vendeve u kritikua ashpër si nga SHBA dhe nga liderët e BE-së, duke u shprehur se po i hapin rrugë influencave ruse në rajon si dhe cenon besueshmërinë e BE.

Holanda: Një “Jo” e qartë për Shqipërinë

Kryeministri i Holandës Mark Rutte ka dhënë përgjigjën e tij në lidhje me integrimin e Shqipërisë duke thënë se për të “është një JO e qartë”. Gjatë një konference për mediat para zhvillimit të një darke pune mes 28 liderëve të vendeve anëtare të BE për arritjen e një marrëveshje për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rutte tha se Holanda ka një “Jo” të qartë për Shqipërinë, ndërsa vlerësoi Maqedoninë  e Veriut në një pozicion më të përshtatshëm. Megjithatë Rutte theksoi se të dy vendet kanë shumë punë për të bërë dhe se deri në këto momente diskutimet në Këshillin Europian janë për një “jo” për të dy vendet.

Ju e dini pozicionin tonë. Mbi Shqipërinë është një jo e qartë! Ata kanë shumë detyra shtëpie për të bërë. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, janë në një pozitë më të mirë, krahasuar me Shqipërinë. Megjithatë Holanda mendon se në këtë moment për të dy vendet të ketë një “jo” nga ana saj.

Parlamenti ka pasur diskutime dhe vështirësi por mendohet se do të jepet një “jo” për Shqipërinë për të cilën duhet të them se jam dakord. Megjithatë na duhet të presim pasi ka ende mendime “po sikur”.” tha Rutte për gazetarët në Bruksel.

Wijnaldum afron Holandën me kualifikimin

Holanda hodhi një hap tjetër drejt kualifikimit në Europianin e 2020. Tulipanët fituan ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2-1 në fushë kundërshtare, duke marrë tre pikë të tjera, pas fitores ndaj Irlandës së Veriut të tre ditëve më parë. Wijnaldum i dha fitoren skuadrës holandeze me dy golat e tij.

Në të 32`, Wijnaldum gjeti rrjetën nga brenda zonës duke shënuar me kokë, ndërsa katër minuta nga fundi i pjesës së parë, realizoi një nga golat më të bukur të eleminatoreve. Nga jashtë zone, Wijnaldum lëshoi një predhë me të djathtën, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Megjithatë, në pjesën e dytë të lojës, skuadra vendase ngushtoi shifrt me Dragun, që realizoi me kokë pasi shfrytëzoi një asist të bukur nga Polyakov.

Megjithatë, deri në përfundim të ndeshjes shifrat nuk ndryshuan, ndërsa Holanda mori tre pikë që e ngjisin në vendin e parë të Grupit C me 15 pikë në total, ndërsa në vendin e dytë është Gjermania me 13 pikë, që luan kundër Estonisë.

Holanda: Plotësoni kushtet, vendosim më 15 tetor

Holanda shfaqet e dyzuar për të marrë vendimin e saj në lidhje me Shqipërinë. Për këtë ajo votoi në parlamentin mocionin e qershorit duke e lënë të hapur vendimin deri në diskutimet e 15 tetorit ku Këshilli i Ministrave në Luksemburg do të diskutojë për zgjerimin dhe do të vendosë unanimisht. Ky vendim solli dhe reagimin e Ambasadës Holandeze në Tiranë. Ambasada ka shpërndarë deklaratën e Ministrisë së Jashtme Holandeze, ku vlerësohet puna e Shqipërisë dhe kërkohet përmbushja e kushteve para hapjes së negociatave. Në njoftim theksohet fakti se duhet bërë më shumë punë në luftën kundër krimit dhe po ndiqet në mënyrë strikte progresi i të dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në datën 15 Tetor, Këshilli i Ministrave do të diskutojë në Luksemburg në lidhje me zgjerimin dhe do të vendosë në mënyrë unanime. Vendet kandidate duhet te përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër ne procesin e integrimit. Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave te veta.

Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin tek Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndësishëm që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta.

Këshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes se negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Holanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Holanda heziton të jap një “PO” për shkak të brishtësisë së shumicës qeverisëse që mund t’i rrezikojë edhe fatin e saj në pushtet, por gjithashtu edhe të jap një “JO”, duke rrezikuar që të mbetet e vetmja nga vendet e BE që të votojë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Manovra e Holandës për “të larë duart” me Shqipërinë

Ministri i jashtëm holandez lexon të martën në mbrëmje para parlamentit holandez relacionin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parlamenti holandez ka një shumicë të brishtë që mban qeverinë, e cila megjithëse me ligj nuk është e detyruar të zbatojë rezolutën edhe nëse ajo është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, nuk mund të rrezikojë fatin e saj për këtë arsye. Por nga ana tjetër qeveria e Holandës nuk mund të rrezikojë “faqen” e saj përballë Europës, nëse ngelet e vetmja kundër. Kështu ka filluar një lojë taktike mes qeverisë dhe parlamentit në Hagë, për të evituar këto dy skenare. Kjo vihet re qoftë në gjuhën e përdorur, qoftë në faktin se pikërisht në këtë kohë kryeministri holandez ka “zgjedhur” që të jetë në vizitë në Indonezi, sesa të jetë në parlament në natën e vështirë të të martës. Po për me shumë kjo vihet re në relacionin që do të lexojë para deputetëve portokallinj, ministri i Jashtëm Stepp Block.

“Këshilli konkludoi në 26 qershor 2018 se negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore mund të hapen pasi të ishte implementuar një rrugë konkrete e reformës së sundimit të ligjit: vendi duhej të arrinte rezultate të qëndrueshme dhe të prekshme në fushën e reformës në sektorin gjyqësor, shërbimet e sigurisë, etj. sektori i sigurisë dhe administrata publike. Qeveria ndan vëzhgimin e Komisionit se qeveria e Maqedonisë Veriore ka ndërmarrë shumë hapa pozitivë gjatë vitit të kaluar. Marrëveshja “Prespa” është një shembull për rajonin dhe janë ndërmarrë hapa demonstrues në axhendën e reformës. Një hap i rëndësishëm që duhet të ndërmerret është miratimi i një ligji që garanton gjithashtu ndjekjen e pavarur të korrupsionit të mundshëm në të ardhmen në nivelin më të lartë. Ka një konsultë të vazhdueshme intensive midis opozitës dhe qeverisë për këtë. Kjo ende nuk ka rezultuar në një përfundim konkret”.

Duket se qeveria e Holandës kërkon të jetë me kujdes, në linjën europiane, të mos ndarjes së dy dosjeve, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Për këtë, ka vendosur të jetë kritike me të dyja:

“Këshilli gjithashtu konkludoi në 26 qershor 2018 se Shqipëria duhej të zbatonte një rrugë konkrete të reformës së sundimit të ligjit përpara se të hapeshin negociatat e pranimit: vendi duhej të kryente reforma gjyqësore dhe të arrijë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kabineti mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë gjatë vitit të kaluar në fushën e zgjidhjes radikale, krijimin e një numri institucionesh në fushën e sundimit të ligjit, një numër në rritje të operacioneve policore dhe dënimin e dy kriminelëve kryesorë. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) së paku duhet të jetë në funksion të parë dhe Shqipëria duhet të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kabineti është i mendimit se është e parakohshme të filloni negociatat tani”.

Shqetësimi i qeverisë holandeze se kështu ajo rrezikon të jetë e vetmja kundër dy vendeve kandidate, vihet re në paragrafin e fundit: 

“Jo të gjitha shtetet anëtare ende kanë përcaktuar përfundimisht pozicionin e tyre, por një shumicë e madhe në Këshill është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me të dy vendet. Shumë shtete anëtare deklaruan më herët se ata donin të shpejtonin procesin e zgjerimit në mënyrë që të ruanin vrullin e reformave ligjore, t’i lejojnë BE-së të projektojë vlerat dhe standardet e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i ofrojë popullatës një perspektivë. Këto shtete anëtare theksuan fuqinë transformuese të procesit të zgjerimit. BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj; Maqedonia Veriore dhe Shqipëria bëjnë të njëjtën gjë, sipas këtyre Shteteve Anëtare”.

Me kujdes relacioni i qeverisë holandeze para parlamentit nënvizon dhe çështjet gjeostrategjike që lidhen me këtë vendim:

“Për shumë shtete anëtare, konsideratat gjeopolitike dhe stabiliteti në rajon gjithashtu luajnë një rol. Prandaj, një numër i Shteteve Anëtare dëshirojnë një lidhje midis dy vendimeve. Ky grup i Shteteve Anëtare pajtohet me rekomandimet e Komisionit për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë dhe dëshiron të hapë negociatat e pranimit me këto dy vende sa më shpejt që të jetë e mundur. Këto shtete anëtare nënvizuan se bëhet fjalë vetëm për fillimin e një procesi të gjatë – dhe jo për anëtarësimin aktual”.

Dhe në fund vjen “bomba” gjermane. Holanda ka qënë një vend që në Europë ka folur gjithnjë ne sinkron me Berlinin. Kështu ndodhi edhe në qershor. Duket se në relacion me qetësi e kujdes, edhe qeveria e Holandës i kërkon parlamentit të bëjë të njëjtën gje:

“Ndërkohë, Bundestag gjerman ka rënë dakord edhe me vendimin e qeverisë gjermane për të hapur negociata me Maqedoninë Veriore, duke bërë thirrje që vëmendje e vazhdueshme t’i kushtohet përparimit të reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për më tepër, Bundestag ka pranuar vendimin e qeverisë gjermane për të hapur negociata me Shqipërinë, me kusht që të plotësohen kushtet shtesë. Këto kushte përfshijnë ri-funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, si dhe zbatimin e reformave zgjedhore. Për më tepër, Bundestag bën thirrje për përparim të më tejshëm në fusha të tilla si krimi i organizuar dhe korrupsioni në të gjitha nivelet para hapjes së kapitujve të parë në negociatat e pranimit me Shqipërinë”.

Por çfarë synon kjo “lojë” e re mes qeverisë dhe parlamentit holandez? Deputetët janë kundër Shqipërisë dhe një rezolutë e kërkuar nga grupet e ekstremit të djathtë me siguri do të merrte shumicën e votave pro. Kësaj i ndruhet qeveria e Holandës. Burime diplomatike të huaja i pohuan në rrugë  jo zyrtare realstory.al se përpjekja është që kjo mos të ndodhë dhe relacioni të miratohet në formën që është. Forma “aseksuale” e relacionit lejon në fakt që qeveria e Holandës t’i ketë duart e lira në të dyja variantet: Nëse nuk është vetëm kundër Shqipërisë, vota e saj do të  jetë pro mos hapjes së negociatave. Por në rast se zëri portokalli do jetë një “zë në shkretëtirë” dhe i vetëm kundër Tiranës dhe Shkupit, atëherë kjo rezolutë do të lejojë hapësirë për manovrim dhe Holanda, nuk do të pengojë hapjen e negociatave për të dyja vendet e Ballkanit Perëndimor./Realstory.al/

Negociatat, Holanda vendos më 8 tetor

Holanda është një nga vendet më skeptike të BE për sa i përket integrimit të Shqipërisë. Skepticizmi vjen edhe nga Franca, por duket se qëndrimi i presidenti Macron ka të bëjë më shumë me çështjet  e brendshme të BE se sa Shqipërinë. Pas dhënies së një vendimi historik pro Shqipërisë për hapjen e negociatave nga Gjermania, pritet që kjo të ndikojë edhe në zbutjen e qëndrimit të skeptikëve. Vetë Holanda do të marrë vendimin në parlamentin e saj më 8 tetor, ku pritet të konfirmojë qëndrimin që ky vend anëtar i BE do të mbajë në samitin e 18 tetorit, për çeljen e negociatave apo jo për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në datë 4 tetor qeveria e Holandës do t’i drejtohet parlamentit me një letër për negociatat për Shqipërinë dhe më 8 tetor parlamenti holandez pritet të marrë një vendim.

Megjithatë shpresat për hapjen e tyre janë të mëdha, pasi edhe vetë Gjermania është angazhuar për të lobuar drejt këtyre dy vendeve skeptike për të hapur negociatat me Shqipërinë. Pas miratimit të rezolutës pro në Bundestag me disa kushte që lidhen me kapitujt pas hapjes së negociatave, Gjermania shpreson që të bind Francën dhe Holandën me kushtet që ajo i ka vendosur Shqipërisë, ku ndër të tjera kërkohet implementimi sa më i shpejtë i reformës në drejtësi, ngritja e gjykatës Kushtetutës dhe asaj të Lartë, dhe rezultatet konkrete të luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta qeverisëse.

Foto: Lulzim Basha kthehet nga Holanda, pasi u “zhduk” për ditë të tëra

Gazeta Tema ka publikuar disa foto, ku shkuran se kreu i opozitës Lulzim Basha, “është duke u rikthyer në Shqipëri”, pasi ka qëndruar disa ditë në Holandë.

“Lulzim Basha pasi u zhduk për ditë të tëra dhe postonte statuse vetëm në FB, ka vendosur më në fund të kthehet në Tiranë”.

“Ai është fotografuar në avionin e Amsterdamit, ndërsa bëhej gati për të udhëtuar drejt Shqipërisë. Nuk dihet nëse Basha do të qendrojë për shumë ditë në Tiranë, apo do të kthehet sërish në shtëpinë e tij të dytë në Holandë”, shkruan Tema.

Ditët e fundit, Basha ka rralluar aktivitetin e tij politik në terren, që nisi fill pas përfundimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe vijoi deri në ditët e para të gushtit, por u ndëpre siduket dhe për shkak të pushimeve dhe të nxehtit. Kryedemokrati ka qenë aktiv në rrejtet sociale, duke publikuar herë pas here denoncime kundër qeverisë.

Ndërkohë, pas sezonit të pushimeve, PD është shprehur se do të rikthehet te protestat, me nisjen e stinës politike dhe jo vetëm, në muajin shtator. Këtë lajm e ka bërë të ditur ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi.

Skip to toolbar