Wijnaldum afron Holandën me kualifikimin

AKTUALITET


Holanda hodhi një hap tjetër drejt kualifikimit në Europianin e 2020. Tulipanët fituan ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2-1 në fushë kundërshtare, duke marrë tre pikë të tjera, pas fitores ndaj Irlandës së Veriut të tre ditëve më parë. Wijnaldum i dha fitoren skuadrës holandeze me dy golat e tij.

Në të 32`, Wijnaldum gjeti rrjetën nga brenda zonës duke shënuar me kokë, ndërsa katër minuta nga fundi i pjesës së parë, realizoi një nga golat më të bukur të eleminatoreve. Nga jashtë zone, Wijnaldum lëshoi një predhë me të djathtën, duke mposhtur portierin kundërshtar.


Megjithatë, në pjesën e dytë të lojës, skuadra vendase ngushtoi shifrt me Dragun, që realizoi me kokë pasi shfrytëzoi një asist të bukur nga Polyakov.

Megjithatë, deri në përfundim të ndeshjes shifrat nuk ndryshuan, ndërsa Holanda mori tre pikë që e ngjisin në vendin e parë të Grupit C me 15 pikë në total, ndërsa në vendin e dytë është Gjermania me 13 pikë, që luan kundër Estonisë.




Skip to toolbar